A e dini kush kanë qënë dy njerëzit më fatkeq?!

0
239

Me lejën e Zotit të Gjithësisë kemi përmendur dhe do të vazhdojmë të përmendim argumentet e shumta që të bëjnë të besosh se Muhammedi alejhi selam ishte profeti i Zotit të Gjithësisë. Një ditë profeti Muhammed alejhi selam i tha Aliut r.a:

– O Ali, a e di kush është njeriu më fatkeq?!
Aliu r.a i tha:

– Kush është o i Dërguar i Zotit?!
Profeti Muhammed alejhi selam iu përgjigj:

– Ai që theri devenë nga populli i Themudit dhe ai që do të vrasë ty o Ali.

Salihu ishte profet i Zotit i cili u dërgua tek një popull.

Shkurtimisht do të përmbledhim në disa pika ngjarjet kryesore të saj dhe me lejën e Zotit në një tekst tjetër do e trajtojmë me hollësi historinë e Profetit Salih alejhi selam.

Pasi ky profet shkoi tek populli, njerëzit e popullit kërkuan argumente dhe kërkesa të çuditshme që ta besonin. Me qëllim që të qëshnin dhe të talleshin me të ata i thanë:

– Nëse thua që je profet na jep një fakt dhe argument që të besojmë me një kusht që të zgjedhin ne se çfarë fakti dhe argumenti të na sjellësh.

Mrekullinë duam ta zgjedhim ne. Salihu alejhi selam i pyeti se nëse e sjell këtë argument a mund të besoni dhe ata u përgjigjën po.

Kërkesa e tyre ishte që tek shkëmbi më i madh në zonë, të dalë një deve e madhe por deveja të jetë e mbarsur në muajin e dhjetë gati duke lindur ajo te jetë e kuqe, dhe të ketë shumë lesh.

Madje deveja duhet të jetë me e madhje që është Krijuar.

Pasi u mblodhën të gjithë njerëzit, Salihu alejhi selam, u lut dhe me lejën e Zotit urdhëroi shkëmbin të çahet dhe nga ajo të dalë deveja që ata kërkuan.

Pasi e panë këtë mrekulli ata prap nuk besuan madje e akuzuan se je magjistar.

Ata kërkuan ta linin devene mes tyre për një kohë por kushti që vendosi Salihu alejhi selam ishte që një ditë tek pusi do pinte ujë deveja dhe një ditë populli.

Kjo ishte një sprovë për ta. Deveja lindi dhe një deve të vogël e cila i përgjasonte nënës.

Njerëzit e shikonin çdo dite teksa pinte ujë dhe e milnin atë.

Thotë Zoti në Kur’anin famëlartë: “ Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete. El-Isra: 59 Një prej njerëzve të popullit vendosi të therë devenë.

Por ata ishin të paralajmëruar që nëse bënin këtë gjë do i kapte dënimi i Zotit.

Një njeri vendosi ta therë devenë madje dhe devenë e vogël e cila thiri 3 herë dhe dënimi erdhi pas tre ditësh. Thotë Zoti në Kur’anin famëlartë: Po ata e ftuan shokun e tyre dhe ai e mori dhe e theri atë.” El -Kamer: 29
Ndërsa njeriu i dytë më fatkeq ishte ai që vrau Aliun r.a.
Personi që e vrau quhet Abdull-llah ibn Mulxhim.

Ai e vrau gjatë faljes së sabahut, ditën e xhuma më datë 17, në Muajin Ramazan.

Pasi Aliu r.a kishte falur namaz nate shkoi të falë sabahun, dhe ai vritet me një goditje shpate në fytytrë. Aliu r.a vdiq dy ditë pasi u godit. Këto dy argumente të forta pohojnë profecinë e Muhammedit alejhi selam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here