Duhani
Për duhanin është folur shumë herë nga shumë organizata apo institucione me qëllim të vetëdijësimit të njerëzve prandaj nuk do t’i qasem kësaj teme në aspektin mjekësor por në atë shoqëror.
Duhani është përhapur aq shumë dhe tymi i tij të shoqëron kudo që shkon bile edhe duke ecur rrugës njerëzit pijnë duhan pasi që nuk po zbatohen ligjet apo gjobat për pirjen e duhanit në publik.
Duhanpirësi e thith tymin e cigares me aq shumë epsh dhe e tymos vendin dhe njerëzit përreth tij dhe asnjëherë nuk mendon se a po i pengon dikujt tjetër me këtë gjest.
Biles nëse i dikush i ankohet se po e pengon ai i thotë se ai po e dëmton veten e nuk po brengoset e pse të brengosej për shëndetin e të tjerëve.
Të rinjtë fillojnë me pirjen e duhanit duke i imituar të rriturit dhe duke menduar se në këtë mënyrë ata duken më të pjekur. Kurse të rriturit mendojnë se në këtë mënyrë duken më të rëndësishëm. Shumë prej të rinjëve fillojnë duhanin për të mos u ndarë nga shokët e tyre dhe për të qenë “pjesë e gupit” duke mos menduar fare për dëmet që duhani i shkakton.
Gjithashtu në trojet tona është bërë si një lloj tradite ti ofrohet mysafirit duhan dhe nganjëherë mikpritësi habitet kur mysafiri përgjigjet se nuk e pi duhanin pasiqë shumica e pijnë.
Shumica e duhanpirësve arsyetohen se me pirjen e duhanit ata relaksohen apo qetësohen kurse në fakt duhani shkakton efektin e kundërt, varjen dhe vetëm me ndezjen e cigares shuhet ky epsh. Ka shumë mënyra dhe metoda tjera që njeriu të relaksohet siç është leximi.