Një djalosh, gjashtëmbëdhjetë vjeçar lexonte Kur’an në xhami dhe priste faljen e namazit të sabahut. Kur u ngritën për faljen për t’u falur e ktheu mus-hafin në vendin e vet, pastaj u ngrit për namaz dhe papritmas ra në tokë i alivanosur. Disa njerëz që ishin të pranishëm e dërguan menjëherë në spital.
Mjeku që e kontrolloi më tha: “E kanë sjellë në spital në gjendje shumë të rëndë, pasi e kontrollova vërejta se kishte mpiksje të gjakut në zemër. Po ta kishte goditur kjo sëmundje ndonjë deve do t’ia shkaktonte vdekjen.” Atëherë, shikova djaloshin që mundohej, shpejtuam t’ia aktivizonim zemrën. Lashë një mjek aty që ta përcillte gjendjen e tij, ndërkohë që unë shkova t’i merrja disa aparate për mjekimin e djaloshit. Mirëpo, kur u ktheva pashë që mjeku kishte afruar veshin afër djaloshit, ndërsa ai pëshpëriste diçka, u ndala dhe shikoja për disa çaste.
Pastaj, djaloshi lëshoi dorën e mjekut, u kthye në anën e djathtë dhe tha: “Eshhedu en la ilahe il-la All-llah, ue eshhedu enne Muhammeden resulullah (Dëshmoj se vetëm Allahu meriton adhurimin dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij)”. Vazhdimisht i përsëriste këto fjalë, ndërsa pulsi zbehej, rrahjet e zemrës zvogëloheshin, kurse ne mundoheshim ta shpëtonim, mirëpo në fund djaloshi vdiq.
Papritmas, mjeku, i cili më parë ia afroi veshin dhe po dëgjonte djaloshin, filloi të qajë aq shumë saqë nuk mund të qëndronte në këmbë. Kur e pamë në atë gjendje u çuditëm, andaj i thamë: “O filan! Pse po qan?!! Kjo nuk është hera e parë që sheh njerëz të vdekur!” Mirëpo, ai vazhdoi të qante.
Pasi u qetësua, e pyetëm: “Ç’të tha djaloshi?”
Ai u përgjigj: “Kur të pa ty (mjekun kryesor) duke hyrë, duke dalë, duke dhënë urdhra, e kuptoi që ti je mjeku përgjegjës për të, kështu që më tha: “O mjek, thuaji mjekut tjetër të mos e lodhë veten, unë jam i vdekur, sepse pasha Allahun jam duke e parë vendin tim në xhenet…!!!”
Përktheu: Fitim Hasani.