DJALOSHI DHE PLAKU – TREGIM SHUMË DOMETHËNËS

0
238

Pse lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë asnjë fjalë Arabisht?

Një amerikan i moshuar musliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentaksi së bashku me nipin e tij.

Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët dhe ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an.

Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme.

Një ditë nipi e pyeti gjyshin: “Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’anin sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, dhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin.

Çfarë të mira ka leximi i Kur’anit?!”

Gjyshi me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua nipit:”Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a sjellë prap.”

Djali veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrjedhi nga shporta para se të vinte në shtëpi.

Gjyshi qeshi dhe i tha: “Duhet të ecësh pak më shpejtë herën tjetër, e dua shportën me ujë.”

Dhe e dërgoi nipin përsëri të mbushte ujë.

Kësaj rradhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi.

Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur të barte ujë me shportë dhe shkoi që ta merrte me kovë.

Gjyshi i tha: “Nuk dua ujë me kovë, por dua me shportë.

Ti vetëm nuk mundohesh sa duhet.” (dhe gjyshi doli jasht ta shikonte fëmijën tek po provonte përsëri).

Kësaj rradhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vepronte më shpejt që të mundte të arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.

Djaloshi, përsëri e zhyti shportën e mushi me ujë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti tek gjyshi i tij shporta përsëri ishte e shprazët.

Me gjysëm fryme i tha: “E sheh gjysh, është e pamundur.”Atëhere Plaku ja ktheu: “Shikoje bir shportën”

– Djaloshi e vërejti se ishte pak më ndryshe dhe më e pastër se nga herët e tjera si mbrenda ashtu edhe jashtë ishte e larë dhe e pastër. ”

Bir, e shikon, kjo ndodh edhe kur e lexojmë Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë do të ndryshosh brenda dhe jashtë.

Kjo është puna e Allahut në jetët tona”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here