Disa shenja me të cilat njihen sihirbazët (magjistarët) dhe falltarët rrenacakë

0
274

Disa shenja me të cilat njihen sihirbazët (magjistarët) dhe falltarët rrenacakë.

1.            Pyesin për emrin e babës ose të nënës, që të mësojnë diçka për të sëmurin me anë të shejtanëve.

2.            Kërkon diçka që i takon të sëmurit, si fije floku, petka, fotografi dhe të ngjashme.

3.            Jep nuska-hajmali (një copë letër e mbledhur zakonisht si trekëndësh, e mbushur me fjalë kufri, vizatime të çuditshme ose vetëm vija…)

4.            Atë që e lexon si zakonisht nuk kuptohet.

5.            Kërkon prej të sëmurit të therë ndonjë kafshë dhe i thotë të mos e përmendi emrin e Allahut gjatë therjes.

6.            I ndalon të sëmurit të pastrohet me ujë për një kohë të caktuar.

7.            I jep diçka dhe e urdhëron ta fshehë nën tokë.

8.            I jep fletë dhe e urdhëron t’i djegë dhe pastaj të tymoset me tymin e atyre letrave.

9.            Ndodh që të sëmurit t’ia tregojë emrin e tij dhe emrat e prindërve, si dhe shkakun e ardhjes së tij.

10.          Kërkon prej gruas të zbulohet para tij.

11.          Në lutjet e tij përmenden emrat e xhinëve prej të cilëve kërkon ndihmë.

Të ndalohet veprimi i sihirbazëve dhe i falltarëve është detyrim fetar dhe çdokush duhet ta bëjë atë që ai ka mundësi, që të ndalet hovi i këtyre keqbërësve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here