Disa nga dobitë e rukjes dhe disa pengesa të shërimit

0
194

Disa nga dobitë e rukjes

1. Të afron pranë Allahut, subhane ue teala.

2. Pengon punën e fallxhorëve dhe magjistarëve

3. Tubimi për rukje është tubim në të cilin përmendet Allahu.

4. Eshtë prej mjekimit më të dobishëm për sëmundjet bashkëkohore si brenga, pikëllimi dhe shqetësimi.

5. Ai që bën rukje, e ndihmon vëllanë dhe zbaton hadithin: “Kush prej jush ka mundësi ti sjellë vëllait ndonjë dobi, le ta bëjë atë!”

6. Eshtë sunet i të Dërguarit, salallahu alejhi ue selam. Aishja, radijallahu anha, tregon: “Kur i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ankohej nga ndonjë sëmundje, Xhibrilii i bënte Rukje.”

7. Parandalon braktisjen e Kuranit. Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë: “Formë e braktisjes së Kuranit është edhe braktisja e mjekimit dhe shërimit me Kuran.”

Disa pengesa të shërimit

1. Nxitimi në kërkimin e shërimit.

2. Përdorimi i Rukjes si eksperiment duke mos qenë i bindur në efektet e saj.

3. Shkuarja te fallxhorët dhe magjistarët që ndoshta disa nga simptomat e sëmundej i largojnë me magji dhe sihër.

4. Ndërprerja e pendimit dhe lutjeve ditore për situata të ndryshme.
Allahu, subhanehu ue teala, thotë “E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.”

Marrë nga libri: “Lutjet e Shërimit”

Autor: Ahmed ibën Abdul Aziz El-Hudajri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here