“O Allah!
– Fali dhe mëshiroj besimtarët.
– Fali dhe mëshiroj gjynahqarët.
– Fali dhe mëshiroj falësit e namazit.
– Fali dhe mëshiroj ruajtësit e nderit.
– Fali dhe mëshiroj baballarët dhe nënat.
– Fali dhe mëshiroj të vjetrit dhe të rinjtë.
– Fali dhe mëshiroj nxënësit dhe nxënëset.
– Fali dhe mëshiroj mësuesit dhe mësueset.
– Fali dhe mëshiroj bamirësit dhe bamirëset.
– Fali dhe mëshiroj studentet dhe studentet.
– Fali dhe mëshiroj të mirët dhe të sjellshmit.
– Fali dhe mëshiroj të ndershmit e të ndershmet.
– Fali dhe mëshiroj të mbuluarat dhe të zbuluarat.
– Fali dhe mëshiroj ata që hidhërohen dhe nxehen.
– Fali dhe mëshiroj djemtë dhe vajzat e myslimanëve.
– Fali dhe mëshiroj të gjithë ata që harrojnë dhe gabojnë.
– Fali dhe mëshiroj të gjithë ata që nguten dhe tejkalojnë.
– Fali dhe mëshiroj të gjithë ata që po i lexojnë këto lutje.
– Fali dhe mëshiroj të gjitha ata që bëjnë “like” (pëlqejnë).
– Fali dhe mëshiroj të gjithë ata që “comment” (komentojnë).
– Fali dhe mëshiroj të gjithë ata bëjnë “share” (shpërndajnë).
– Fali dhe mëshiroj të gjithë ata që thonë: AMIN
Fale dhe mëshiroje shkruesin, postuesin e lutjes
O ZOTI IM !
Veç Teje, askush nuk e ndëgjon zërin e zemrës sime, dhe askush veç Teje nuk i din shpresat dhe ëndrat e mia.
O ZOTI IM !
Unë te Ty u mbështeta, Ty të besova, dhe Ti më mjafton mua, sa mbështetës, dhe mbrojtës i mirë je Ti.
Hoxhë Sinan Rushiti
O Allahu im!
Të lutem më mundësi të kam frikë ndaj Teje në vetmi e në publik !
Të lutem më bëj prej atyre që flasin gjithmonë të vërtetën, në gëzim dhe në hidhërim !
O Allah unë kërkoj të më bësh të matur në çdo kohë, në gjendje pasurie dhe varfërie .
O Allah kërkoj të mira të pashterrshme dhe lumturi të pafund,Më bëj që të jem gjithnjë i kënaqur me caktimin Tënd .
Të lutem më jep jetë të qetë pas vdekjës.
Të lutem më mundëso kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde dhe me dhuro mall të flakët për takimin me Ty.
Mos më vështirëso këtë takim dhe mos më sprovo me të.
O Allah me stolis me bukurinë e besimit dhe më bëj të udhëzuar e udhërrëfyes për të tjerët .