Disa e shesin lumturinë derisa vet nuk e shijojnë atë

0
796

Disa e shesin lumturinë derisa vet nuk e shijojnë atë

A nuk është kjo e vërtetë? Të gjithë fëmijët e varfër që neve i shohim në rrugë duke shitur karamele, paloma dhe çdo gjë tjetër, e q? k?t? e b?jn? për t’i mbajtur familjet e tyre, vall? a nuk e shesin ata lumturinë e tyre derisa vet? nuk e shijojnë atë? Fëmijët shohin buzëqeshje në fytyrat e familjarëve të cilët blejnë prej tyre, por nuk gjejnë arsye për të buzëqeshur vet? si pasoj? vështirësive t? jetës nëpër të cilat kalojnë. Neve jetojmë në një kohë ku të pasurit vazhdojnë të pasurohen, derisa të varfrit vazhdojnë të varfërohen. Andaj, le të ndryshojm? dhe të bëhemi muslimanë që dëshirojmë të ndihmojmë sa më shumë njerëz që kemi mund?si para se ta lëmë këtë botë. Të mundohemi t’i ndihmojmë skamnorët dhe të ndajmë lumturinë me ta duke qenë ne shkaku i kësaj lumturie. Të kuptojmë se jeta është e shkurtër dhe ajo që e posedojmë në duart tona është dhuratë nga Allahu. Me të vërtetë ajo nuk na përket neve. Ajo zhduket si çdo gjë tjetër. Të ndryshojmë një jetë sot… bota është e gjerë. Të shikojmë në ndonjë fëmijë… ndonjë jetim… ndonjë familje… ndonjë fqinj… ndonjë mik… ndonjë të huaj… ose ndonjë musliman në të gjithë globin, dhe të bëhemi shkaktarë të së paku një buzëqeshje të tyre.

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Njerëzit më të dashur tek Allahu janë ata të cilët janë më të dobishëm për njerëzit. Vepra më e dashur tek Allahu është që ta bëjmë një musliman të lumtur.” [Taberaniu ]

Përktheu dhe përshtati: Osman S. Osmani