Dijetarë të shquar e të ngritur në shumë fusha të dijes

0
312

Është me të vërtetë për tu habitur ajo që kam gjetur në jetëshkrimin e disa prej dijetarëve, leximin e tyre të shumtë dhe gjerësinë e njohurive të tyre. Madje disa prej tyre kanë deklaruar me bindje se ata kishin njohuri në disa shkenca të cilat bashkohësit e tyre nuk ua dinin as emrin! Ja ku i ke disa shembuj:

Ibnul Khashshani gramaticieni hanbelij (v. 567) thotë: Unë perfeksionoj tetë shkenca. Asnjëri prej tyre nuk më pyet për to dhe nuk gjej njeri që merret me to![1]
Ebul Beka es Subki (v. 777) thoshte: Unë njoh njëzet shkenca, askush nga banorët e Kajros nuk më ka pyetur në asnjërën prej tyre![2]
Muhammed ibn ebi Bekr ibn Xhemaah (v.819) thoshte: Unë njoh pesëmbëdhjetë shkenca të cilave dijetarët e kohës sime nuk ua dinë as emrat.[3]
Përcillet se Muhammed ibn Ahmed ibn Uthman ibn Alim el Maliki (v.842) ka thënë: Kam njohuri në njëzet shkenca. Askush s’më ka pyetur në ndonjërën prej tyre.[4]
Ahmed Bu (sh.p.: kështu quhej dhe nuk është gabim drejtshkrimor) Nafi’ el Fasij (v. 1260) thoshte: Unë njoh njëzetekatër shkenca, nuk ka pyetur askush për to![5]
Dhe tek jetëshkrimi i Ebut Tajjib AbdulMun’im el Kindi (v.435) tregohet se dikush hyri tek shtëpia e tij dhe e gjeti atë duke studiuar dymbëdhjetë shkenca. Kishte njohuri gjithashtu në matematikë, inxhinieri dhe rreth diturive të vjetra.[6]
Shiko çfarë ka përmendur El Xhebertij[7] historiani për të atin e tij dijetarin e madh Hasen el Xhebertij (v.1188) dhe specializimin e tij në shkencat fetare, pastaj studimet e tij që i zgjatën dhjetë vjet rreth shkencave eksperimentale: inxhinieria, kimia, astronomia dhe të gjitha zanatet e tjera të qytetërimit deri edhe zdrukthëtarinë, zanatin e tornitorit, hidraulikën, lidhjen e librave, gdhendjen (skupturën)… aq sa shtëpia e tij u mbush me lloj-lloj veglash pune të zanateve të ndryshme.[8]
Pra merr dituri dhe bashkoju karvanit të kalorësve!

Mauerdi në “Edebud dunja ued dijn”[9] (Edukata e dynjasë dhe e fesë) thotë duke e orientuar studentin: “Dhe të mos kënaqet me diturinë që ka arritur, sepse kënaqja të bën të ndihesh i panevojshëm (asket) dhe asketizmi të çon në lënie, dhe lënia e diturisë është injorancë”

Një prej të urtëve ka thënë: “Merr dituri dhe shtoje atë, sepse e pakta prej saj është e ngjashme me të mirën e paktë, dhe e shumta prej saj është e ngjashme me të shumtën prej mirësisë. E mira nuk mund të shahet vetëm nëse është e paktë, ndërsa e shumta prej saj është ëndërr (sh.p.: shpresa më e madhe, idealja)”

Dhe nga dobitë e vazhdimësisë së studimit dhe shtimit të dijes është edhe ajo që përmend Ibnul Xheuzij në “Gjuetia e mendimeve”[10]: “Gjëja më e mirë është shtimi i diturisë. Sepse nëse do të kufizohej vetëm në aq sa di duke e menduar të mjaftueshme, ai do të veçohet me mendimet e tij (sh.p.: nuk do t’i pranojë mendimet e të tjerëve), dhe madhërimi që ai i bën vetes do ta pengojë atë nga përfitimi. Dhe diskutimi me të tjerët që janë të asaj fushe do të nxjerrë në shesh gabimet e tij…”

“Nxitësi për lexim dhe kërkim të diturisë”

Autor: Alij ibn Muhammed el Imranij

Përktheu Emin Bilali / udhaebesimtareve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here