“Dhe Mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë“

0
230

Falënderimet dhe lëvdatat më të mëdha janë për Allahun e Madhëruar, Zotin dhe Krijuesin e të gjitha botëve. Selami dhe përshëndetjet tona qofshin edhe për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin Alejhisselam, mbi familjen e tij të madhe, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që jetuan me të vërtetën në zemër.

“Dhe mëshira ime ka përfshirë çdo gjë“ (El-Araf, 156)

“Një herë Pejgamberi a.s., duke qenë i shoqëruar me shokët e tij, as’habët, qeshi në atë mënyrë sa qeshja e tij u bëri shumë përshtypje atyre, prandaj dhe e pyetën: O i Dërguari i Allahut, përse qeshe? Ai u tha: Mu mundësua që t’i shoh dy ortakë përpara Zotit të gjithësisë. Njëri prej tyre tha: O Zoti im, ky më ka hyrë në hak, andaj merrja hakun tim. E si ta marr hakun ndaj tij? Ai tha: Ma jep vlerën e vepra të mira të tij? Zoti i tha: Po ai nuk ka vepra të mira! Njeriu tha: Po atëherë merri veprat e mia të këqija dhe jepa atij. Me çrast Zoti i Gjithësisë i tha: A do të ishe i lumtur po që se ti nuk do të kishe vepra të këqija? Po Zot, tha njeriu, atëherë si do ta rregulloj të drejtën time me të? Allahu i Lartësuar iu përgjigj: Pa shiko njëherë në të djathtën tëndë! E të ç’të shoh njeriu, pallate shumë, kopshte dhe bukuri pa fund, ashtu që, as syri si ka parë, as veshi si ka dëgjuar, e as zemra ndonjëherë si ka përjetuar. Njeriu pyeti: E kujt është e gjithë kjo, o Zot? “E atij që e paguan atë”- tha Allahu xh.sh. Po cili është çmimi i kësaj?, pyeti sërish njeriu. E Allahu iu përgjigj: Çmimi i kësaj është, ta marrësh vëllain tënd për dore dhe ta fusës në Xhennet. Pejgamberi a.s. u tha shokëve të vet: Kjo më bëri të qesh, se si Allahu i pajton robërit e Tij.”

Vëlla dhe motër e nderuar, dijeni se lumturia e kësaj bote fshihet te kënaqësia e të tjerëve ndaj nesh. Dijeni, po ashtu, se sjelljet tona janë vetë imani ynë. Kurse kënaqësia e Allahut, me veprat tona, është garanca e shpëtimit tonë në të dyja botët. Dijeni se Pejgamberi a.s. me shembulltyrën e tij tregoi se në fenë tonë ka vend për secilin, pa marrë parasyshë ngjyrën e lëkurës, gjininë dhe nacionalitetin. Për të shpëtuar, ai e thirri edhe mashkullin edhe femrën, të bardhin dhe të ziun, arabin dhe joarabin. E mësoi edhe Ebu Bekrin, mekeliun e dalluar, por edhe Amar ibn Jasirin, birin e një robëreshe; e mësoi Bilallin, robin e zi nga Abisinia, dhe në fund, kur rreth tij kishte me qindra mijëra muslimanë, në haxhin lamtumirës, në Arafat, i tha këto fjalë të arta:“Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe vaj për atë kush e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut.”

Vetëm kujtone Pejgamberin a.s., kur ai çlirioi Mekken, dhe të gjithëve që e kishin munduar dhe torturuar, kishte mundësi t’u hakmerrej, dhe t’i shpiente në xhehennem që të gjithë. Por jo, ai nuk ishte për këtë qëllim. Ai i fali të gjithë, duke u thënë: Shkoni, jeni të lirë, sot nuk e kam ndërmend as edhe t’ju qortojë. Dhe kështu, me mëshirën e tij, i mori për dore dhe i shpiu drejtë rrugës për në Xhennet.

Kujt i takojnë ato kopshte të bukura, ato bukuri të rralla të xhennetit? Natyrisht, atij që është i gatshëm ta paguaj çmimin e tyre. E cili ishte çmimi pra? Çmimi i tërë kësaj është ta tërheqësh vëllain tënd për në Xhennet.

Detyrë e jona është që gjithësecilit t’ia tregojmë bukuritë e fesë, madje së pari duke i jetësuar vetë ato. Muslimani është i pastër, i rregulluar, i këndshëm, shoqëror, i gatshëm gjithmonë për të ndihmuar. Muslimani është i sinqert, i drejtë, bamirës. Muslimani nuk tradhëton, nuk urren, nuk nënçmon, në zihet me tjerët. Muslimani i di fjalët e Pejgamberit a.s., që thonë: “Të bëhesh sebep (shkaktar) që dikush të udhëzohet në fe, është shumë më mirë për ty se sa ta posedosh tërë dunjanë dhe çfarë ka në të.”

Detyrë e jona është që kur të shohim ndonjë vepër të keqe, të njoftojmë dhe ta largojmë atë, por gjithmonë duke vepruar drejtë dhe në mënyrë të bukur, pa e ofendaur dhe nënçmuar kryerësin e veprës.

Tërhiqe për ne Xhennet vëllain tënd kur e sheh se ai është duke sharë, duke i thënë me butësi se këto fjalë nuk do të mund t’i thuash në shoqërinë e xhennetit. Kur e sheh se pi pije të ndaluara, njoftoje atë se ato pije nuk të çojnë drejtë lumenjve dhe burimeve të bukura të xhennetit. Kur e sheh se vjedh apo mashtron, tregoi se ky nuk është ushqimi që të dhuron mundësin të kënaqesh nën hijet e larta të kopshteve të Xhenetiti. Tregoi atij sot, se sa një ditë të turpërohesh përpara Allahut kur do të akuzohesh, po nga vëllai yt, për mosinteresimin tënd.

Obligim fetar e kemi ta falim dhe t’ia bëjmë hallall njëri-tjetrit, pasi kështu na ka mësuar më i dashuri ynë, Muhammedi a.s. Ai këtë e dëshmoi, si me fjalë, ashtu edhe me vepra. Në raste të ndryshme ai, alejhis-selam, ka thënë: “Nëse dëshiron të mëshirohesh, atëherë mëshiro.” “Nëse e dëshiron faljen, atëherë fal.”

Muhammedi a.s., e fali Hindin, Vahshiun dhe Suhejl ibn Amrin. Suhejli, me oratorinë e tij e ofendonte Pejgamberin a.s. dhe largonte njerëzit nga rruga e drejtë. Kur u çlirua Meka, hz. Omeri i kërkoi Muhammedit a.s. që ta dënojë Suhejl ibn Amrin, por pejgamaberi a.s. i tha: Jo, ai aftësitë e tij oratorike do t’i përdor për në shërbim të fesë sonë.” Dhe vërtetë, kur pejgamberi a.s. ndëroi jetë, Suhejli luajti një rol të madh në shërbim të Islamit dhe të muslimanëve, sa që thuhet se atë që bënte hz. Ebu Bekri në Medine, në Meke e bentë Suhejl Ibn Amër. Ai e ruajti unitetin e muslimanëve dhe besnikërinë e tyre ndaj halifit. Shikoni pra se si Pejgamebri a.s., me faljen e këtij personi, e futi në xhennet?

Çmimi i kënaqësive të Xhennetit, që në dunja askush nuk i ka parë dhe as përjetuar, është falja. Ato të mira mund t’i fitosh nëse tregon zemërgjerësi, falësh dhe nuk merresh me fjalë dhe veprime të karakterit të ulët. Pasuesi i vërtetë i Pejgamberit a.s. dallohet për nga butësia dhe falja. Ai është i tillë sepse e di që, nëse vetëm një njeri do të mund ta udhëzonte në rrugë të mbarë, do t’i mjaftonte më shumë se krejt dunjaja dhe ç’ka në të.

I dashur vëlla musliman, kape për dore vëllanë tënd dhe drejtoje për në xhennet, me sjelljen, këshillën dhe faljen tënde. Qëndro i paluhatshëm në rrugën e Muhammedit a.s., dhe për te kjo rrugë thirri edhe të tjerët, por jo me ashpërsi dhe dhunë, por si Pejgamberi a.s., me butësi, fjalë të mira dhe vepra shembullore.

Muhammedi a.s., ka thënë: “Mos u përlani, mos u hidhëroni me njëri-tjetrin, mos e ktheni kokën prej njëri-tjetrit, për atë që ju gjithësesi do ta lini.”

Allahu ynë, na ndihmo të lutëm që ta kuptojmë se nënshtrimi i vërtetë është kryerja veprave të mira, te mëshira dhe gatishmëria për ta falë njëri tjetrin./multimediaislame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here