A dëshiron të pendohesh dhe ta lesh duhanin?

0
241

“Një njeri shkoi deri te kardiokirurgu dhe thirrësi i njohur Islam Dr. Halid el Xhubejr dhe e pyeti: Doktor i lash të gjitha gjërat që e hidhërojnë Zotim tim, përveç duhanit. Duhanin nuk po mundem ta le.

Doktori iu përgjigj: A dëshiron të pendohesh dhe ta lash duhanin?

Ai i tha: Doktor, pasha Allahun i provova të gjitha metodat e mundura po nuk po mundem ta le!

Doktori i tha: Atëherë provo që pas çdo cigareje që do ta pish të marresh abdes, edhe nëse je me abdes, dhe t’i falish nga dy rekate për Allahun.

Pas një periudhe erdhi i njëjti njeri duke buzëqeshur, kurse mjeku i tha: O vëllai im, pse po qesh?!

Njeriu i tha: Doktor, edhe pse i pija 30 cigare në ditë që nga dita e parë kur e bëra nijet që pas çdo cigareje t’i fali nga dy rekate, shejtani sa here qe doja ta ndez një cigare vinte dhe më bënte vesvese dhe më thonte: O ti njeri nuk dihet patjetër ta ndezësh. Pse po e ndez?! Plus kesaj do të marresh abdes dhe t’i falish dy rekate?!! Jo, jo, mos gabo. Me mirë për ty.

Ditën e parë i ndeza vetëm se pesë nga tridhjetë që i pija më herët, kurse ditën e dytë vetëm se tri dhe i bëra një javë që e lash përfundimisht.

Doktori i tha: Pasha Allahun, nuk e paramendoja se kjo metodë do të jetë e suksesshme me duhanin!!”

Prandaj provoje edhe ty o duhanpires qe pas cdo cigari qe pi te marresh abdest dhe fali dy rekate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here