Dënimi i madh për atë që merret me thashetheme

0
255

Shprëndaje në Facebook Cicëro në Twitter

Prej moralit dhe edukatës së të parëve tanë ishte se ata i fshehnin sekretet e njerëzve. Ata thonin: “Zemrat e besimtarëve janë varre plot sekrete.”

Nemimeh (d.m.th. thashethemet) është që t’i tregosh një pale të tretë apo t’u tregosh disa njerëzve të tjerë fjalë që e dëmtojnë atë nga i cili dolën fillimisht këto fjalë. Nemime përkufizohet ndryshe si: zbulim i asaj që urrehet të zbulohet.

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kattati nuk ka për të hyrë në Xhenet!” [1] që ka për qëllim atë i cili merret me thashetheme.Buhari

Është transmetuar poashtu lidhur me thënien e Allahut: “Dhe gruaja e tij që mbart drutë e zjarrit.” Surja-Leheb, se ajo (gruaja e Ebu Lehebit) merrej me thashetheme dhe mbante të tjerët në gojë.

Jahja Ibn Ebi Kethir, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Ai që merret me thashetheme është më i keq se magjistari megjithëse askush nuk e kupton. Atë që mund ta bëjë thashethemexhiu për një periudhë të shkurtër kohore nuk mund ta bëjë një magjistar për një muaj. Thashethemet kanë çuar në derdhjen e gjakut, kanë ndezur trazira të mëdha, duke i bërë njerëzit që të largohen nga vendet e tyre, si dhe mjaft ligësi të tjera.”

Khalid Ibn Safran, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përbuze atë që merret me thashetheme edhe nëqoftëse ai po thotë të vërtetën.
Thashethemet janë rrëfime dhe pranimi i tyre është lavdërim për transmetuesin e tyre.
Kështu që, transmetimi i tyre është më i keq sesa vetë thashethemet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here