Dënim i heshtur (Burgje pa mure)

0
222

Dënim i heshtur (Burgje pa mure)
===========================
Mbas mbarimit të luftës së Amerikës me Korenë filloi gjeneral William Mir psikoanalist në ushtrinë amerikane me studimin e një prej cështjeve më të komplikuara të historisë së luftrave në botë.
Gjatë kësaj lufte u morën peng dhe u burgosën rreth 1000 ushtarë amerikanë në Kore të cilët i vendosën në një kamp ku u rezervuan të gjitha kushtet sipas standarteve kombëtare.
Ky burg ishte në përputhje me ligjet ndërkombëtare si nga shërbimet ashtu edhe nga mërdhëniet me të burgosurit.
Ky burg nuk ishte i rrethuar me mur të lartë sikur burgjet e tjerë porse të burgosurit mund të iknin prej tij me lehtësi.. në një farë mënyre..
Gjithashtu kishte me shumicë për të ngrënë e për të pirë, e në këtë burg nuk përdoreshin metodat e torturimit sic përdoreshin në burgjet e tjerë.
Porse ajo që ishte e çuditshme se numri i vdekjeve në këtë burg ishte më i madh se në çdo burg tjetër.
Këto vdekje nuk ishin si rezultat i arratisjes nga ky burg sepse të burgosurit nuk mendonin një gjë të tillë, porse këto vdekje ishin vdekje normale!!
Shumica e tyre binin në gjumë në darkë dhe gdhinin të vdekur!!
Edhe pse mardhëniet mes oficerëve e ushtarëve ishte më shumë se shoqërore pa marrë parasysh gradat e tyre ushtarake!!
U studiua ky fenomen për disa vite me radhë dhe mundi Z.Mir të grumbullonte disa të dhëna:
1- U trasmetohej të burgosurve vetëm lajmet e këqia ndërsa lajmet e mira ua fshihnin.
2- I urdhëronin të burgosurit të tregonin përpara të gjithëve ndonjë nga kujtimet e tyre të dhimbshme tradhëtore dhe pabesueshmërie ndaj ndonjë shoku apo të afërmi.
3- Çdokush që spiunonte për shokun e tij i jepnin shpërblim, sikur edhe një cigare psh. dhe më e çuditshmja ishte se askush nuk dënohej nga ky spiunim porse i vihej në dukje që e morëm vesh nga filan shok i joti. Kjo i bëri ata të nxiten më tepër të siunojnë për njeri tjetrin sepse kjo nuk kishte asnjë rrezik për shokun e tij dhe si rezultat i kësaj nuk kishte pse ta vrasë ndërgjegja.
Hetimet zbuluan se këto tre mënyra ishin shkaku kryesor i shkatërrimit shpirtëror të këtyre ushtarëve, i cili i çonte deri në vdekje.
1- Me marrjen e vetëm lajmeve të këqia ata e humbnin shpresën e lirimit dhe shpëtimit nga ky burg.
2- Tregimi i historive të kujtimeve të tyre tradhëtare ndaj ndonjë shoku apo të afërmi ua humbi atyre respektin ndërmjet tyre, dhe respektin e të tjerëve ndaj tyre.
3- Spiunimi ndaj njëri tjetrit ua humbi atyre krenarinë e vetes së tyre dhe bëri që ata ta shikojn veten e tyre si të poshtër e spiuna.
Ishin këto tre faktorë të mjaftueshëm për të shkulur dëshirën për të jetuar dhe arritjen e gjendjes së vdekjes së heshtur.
REZULTATI.
Edhe ne sot nuk dëgjojm vetëm se lajme të këqia, dhe nuk mendojmë për krenarinë tonë e mundohemi që secili të rrëzojë tjetrin padyshim që ne jetojmë gjendjen e vdekjes së heshtur.
Këto ditë mundohen armiqt tanë të zgjedhin lajmet më të këqia e të na i trasmetojnë ne,, e ne po i pranojmë ato pa u menduar.
Çmimet e ngritura, papunësia sa vjen e shtohet, një shkollë në filan vend u dogj, kaq persona u vranë në filan aksident….etj.
A nuk ka arritur gjenjda jonë si të burgosur pa burg?!!
Duke parë këtë gjendje të dhimbshme kërkohet prej nesh që.
1- Mos rrimë duke dëgjuar vetëm lajme të këqia dhe të besojm çdo trillim që vjen prej armiqve porse të jemi optimistë për një të ardhme më të mirë.
2- Të respektojmë njëri-tjetrin edhe pse mund të kemi mospajtime të vogla dhe të bashkohemi kundër armikut.
3- Të jemi krenarë dhe të posedojmë fuqinë pozitive dhe jo atë negative, plot shpresë dhe besim në Allahun e madhëruar dhe ndihmën e Tij.
Kështu do të kemi mundësi ti shkatërrojmë muret e këtij burgu të cilin dëshiron armiku ta ndërtojnë me mediat e tyre brenda veteve tona, dhe të na torturojnë me të.
Me besim në Allahun e madhëruar dhe mbështetje tek Ai humb shejtani dhe partia e tij.

Allahut i takon cdo cështje.

Përktheu.F.Gurra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here