Home Zgjodhëm për ju. Cilin mish mund ta konsumojm e cilin jo nga mishi i kafshëve…

Cilin mish mund ta konsumojm e cilin jo nga mishi i kafshëve…

Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij të fundit me udhëzime dhe fe të drejtë, e cila qëndron larg idhujtarisë dhe adeteve të shpikura të injorancës, siç thuhet në Kuranin famëlartë: “Allahu është ai i cili e dërgoi Profetin e tij me udhëzime dhe fenë e drejtë për ta nxjerrë atë mbi çdo fe tjetër edhe nëse këtë e urrejë idhujtarët” suretu Es-Saf: 9.


Disa prej këtyre udhëzimeve kanë trajtuar (prekur) edhe ushqimin që hanë njerëzit me qëllim që ushqimi i tyre të jetë i shëndetshëm dhe i mirë për ta.
Pasojat e injorancës janë të rënda jo vetëm në lidhje me besimin por edhe në lidhje me aspektet e tjera të jetës. Njerëzit, pa mësimet e Allahut, injoranca i shtyn jo vetëm që të hanë gjëra të pista por mund të shkojnë deri aty sa të hanë edhe mishin e njëri-tjetrit, siç ndodh në disa vende të lindjes së largët, për të cilën nuk ka natyrë të pastër njerëzore apo edhe shtazore që ta pranojë.
Allahu i Madhëruar e ka nderuar njeriun mbi çdo krijesë tjetër dhe prej pjesëve të nderimit është dhe fakti se nuk lejohet ngrënia e mishit të tij, as i gjallë dhe as i vdekur. Kur është i gjallë, nuk lejohet ta vrasës dhe as ta lëndosh dhe kur është i vdekur nuk lejohet ta shëmtosh atë. Allahu i Madhëruar, kur flet për përgojimin duke e krahasuar atë me ngrënien e mishit të tij, thotë: “A mos do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të tij të vdekur?! Ju këtë e urreni. Atëherë kijeni frikë Allahun dhe dijeni se ai i fal gjynahet dhe është i mëshirshëm” suretu El-Huxhurat: 12.
Fjala [Ju këtë e urreni] tregon se njeriu nga natyra e tij e urren ngrënien e mishit të tjetrit dhe ky është instikti i krijimit që e shtynë njeriun të largohet prej tij.
Ndërsa te kafshët ndryshon çështja, sepse për njeriun është krijuar çdo gjë në tokë, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Ai Allahu është ai i cili ka krijuar për ju gjithë ç’ka në tokë” suretu El-Bekara: 29. 


Kështu, njeriu bazuar në këtë rregull mbledh prej të mirave të Zotit të tij në tokë dhe nuk është ndaluar veçse prej gjërave të dëmshme të cilat në lidhje me temën tonë –mishi i kafshëve- janë ato që i ka përmendur Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër ku thotë: “Thuaj nuk gjej në atë që më është shpallur të jetë haram për atë që do të hajë veçse nëse është e ngordhur apo gjak i derdhur apo mish derri sepse ato janë ose të pista ose ajo që tregon prishje për shkak se është therur për tjetër kënd veç Allahut” suretu El-En’am: 145. 


Mishi i ndaluar sipas këtij ajeti është dy kategorish: kafshë të pista, si derri dhe e ngordhura dhe kafshë që nuk janë therur për hir të Allahut të Madhëruar! Kjo (kategoria e dytë) konsiderohet prishje, shthurje apo lajthitje që njeriu të therë në emrin e dikujt tjetër veç Krijuesit dhe Furnizuesit të tij. Në këtë rast ai dëmton besimin, ndërkohë që në rastin e parë dëmton vetën e tij.
Për një sqarim më të gjerë të këtyre kategorive dhe se çfarë llojesh të tjera përfshihen në ajetin e lartpërmendur le të ndjekim si më poshtë.

Kategoritë e kafshëve të ndaluara.

Kategoria e parë: Kafshët e pista.
1- Derri. 
Derri është kafshë e pistë, pisllëku është në origjinën e trupit të tij, prandaj dhe është i ndaluar në përgjithësi pa marrë parasysh se me çfarë ushqehet dhe pa marrë parasysh se është i butë apo i egër.
Me derrin krahasohen edhe disa kafshë të tjera për të cilat kanë ardhur hadithe që porosisin për pastrimin e objekteve që prekin si qeni dhe miu.
Përsa i përket qenit, Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kur qeni të pijë në enën e dikujt prej jush, ta lajë atë shtatë herë, të parën prej tyre me dhe.” E transmeton Muslimi.
Ndërsa për miun, është hadithi i Mejmunes -radiallahu anha- ku thuhet se një mi kishte rënë në dhjamë dhe kishte ngordhur dhe Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Hiqeni atë dhe çka rreth tij dhe pastaj hajeni (dhjamin e mbetur)” e transmeton Buhariu.
Ndoshta këtu mund të futen edhe ato kafshë që janë quajtur të shthurura, siç tregon Aishja -radiallahu anha- se Profeti alejhi selam ka thënë: “Pesë gjallesa janë të shthurura dhe vriten edhe në harem (vendet e shenjta): akrepi, miu, korbi, skifteri dhe qeni i tërbuar” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Fakti që Profeti -alejhi selam- thotë [vriten] do të thotë se nuk lejohet ngrënia e tyre, sepse sikur të lejohej ngrënia, do të kishte thënë [therini] prandaj dhe Aishja -radiallahu anha- thoshte: “Unë çuditem me ata që e hanë mishin e korbit ndërkohë që Profeti -alejhi selam- ka lejuar të vritet dhe e ka quajtur të shthurur” e transmeton Bezzari dhe e saktëson Hejthemiu.
Bazuar në këtë që thamë më lart, mund të shtojmë se çdo kafshë që përmban helm ka gjykimin e akrepit dhe mund të përmendim prej tyre gjarprin i cili në disa vende të lindjes së largët konsumohet si mish.

2- Kafshët e ngordhura
Këtu bëhet fjalë për kafshët që në origjinën e tyre nuk janë të pista, por pisllëku u vjen për shkak të mos therjes dhe nxjerrjes së gjakut.
Këto lloje kafshësh janë sqaruar në një ajet tjetër në Kuran ku thuhet: “Ju është ndaluar e ngordhura…..kafsha e mbytur, kafsha e goditur, kafsha e rrëzuar nga lartësitë, kafsha e vrarë nga brirët e kafshëve të tjera, kafsha e ngrënë nga egërsirat, përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin” Suretu El-Maide: 4.
Këtij lloji u bashkëngjiten edhe ato që janë përmendur në hadithet e Profetit -alejhi selam- dhe që është pjesë e hequr nga kafsha e gjallë.
Ebu Uakidin El-Lejthij -radiallahu anhu- tregon se kur Profeti -alejhi selam- mbërriti në Medine, njerëzit prisnin gungat e deveve dhe dhjamin e bishtit të bagëtive të imta dhe tha: “Çfarë pritet nga kafsha duke qenë e gjallë, është e ngordhur” e transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Këto dy lloje janë përmendur në Kuran dhe janë quajtur të pista, që do të thotë se problemi i tyre qëndron te lloji i mishit që kanë.
Bazuar te kjo që thamë këtu mund të shtojmë edhe tre lloje të tjera kafshësh që problemi i tyre gjithashtu qëndron te lloji i mishit dhe të cilat i ka përmendur Profeti -alejhi selam- në fjalët e tij: kafshët grabitqare, gomerët e butë dhe kafshët që ushqehen me pisllëqe.

3- Kafshët grabitqare mishngrënëse.
Ibn Abasi -radiallahu anhu- thotë: “Ka ndaluar Profeti -alejhi selam- nga çdo kafshë e egër me dhëmbë grabitçarë dhe çdo shpend me kthetra” e transmeton Muslimi.
Ndalimi i tyre mendohet të jetë se mishi i tyre është i pisët sepse edhe uji që lënë pas pirjes është i pisët siç ka ardhur në hadithin e Ibn Omerit -radiallahu anhu- se Profeti -alejhi selam- është pyetur për ujin që ndodhet në shkretëtire ku prej të cilit pinë kafshët e egra? Ai është përgjigjur: “Kur sasia e ujit arrin sa dy fuçi nuk ndotet” e tranmseton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.

Hadithi tregon se sikur të mos ishte ajo sasi uji do të ishte ndotur.

4- Gomerët e butë (shtëpiakë).
Ibn Omeri -radiallahu anhu- thotë: “Profeti -alejhi selam- ka ndaluar ditën e Hajberit nga gomari i butë” e transmeton Buhariu dhe Muslimi

5- Kafshët që ushqehen me pisllëqe.
Këtu janë për qëllim ato kafshë që në origjinë nuk janë të pista por pisllëkun e fitojnë nga ushqimi, si xhelalja (deveja që ushqehet me jashtëqitje dhe çdo kafshë ).
Ibn Omeri -radiallahu anhu- thotë: “Ka ndaluar Profeti -alejhi selam- nga ngrënia e xhelales dhe qumështi i saj” e transmeton Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.
Mirëpo këto lloj kafshësh që në origjinë nuk janë të pista dhe pisllëku u vjen nga ushqimi pranojnë të pastrohen duke i penguar nga ushqimi i pistë, prandaj dhe Ibn Omeri i cili është edhe transmetuesi i hadithit të këtij ndalimi, e hante mishin e xhelales pas mbylljes së saj tre ditë siç thotë Nafi’ shërbëtori i tij: “Ibn Omeri e mbyllte pulën që ha pisllëqe tre ditë”. E transmeton Ibn Ebij Shejbe dhe e saktëson sheikh Albani.
Këtë gjykim marrin edhe kafshët që ushqehen me koncentrate me përmbajtje të pistë të marra nga kafshët e ngordhura, derri etj.

Vijon………….

Shkroi Dr Abdullah Nabolli

Previous articleTHANË PËR MUZIKËN !!
Next articleSi merrte abdesi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem