CILI ËSHTË SHKAKU I PIKËLLIMIT TËND!

0
219

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd sëmundja, dije se ajo për ty është hajr.. dhe përfundimi i saj është shërimi!

Allahu i Madhëruar thotë. “i Cili, kur sëmurem, më shëron”. (Shuara 80.)

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd mëkati që e ke bërë apo gjynahu, atëherë meditoje fjalimin e Allahut, i cili është më mëshirues ndaj teje, se sa ti për vetveten!

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti”. (Zumer 53.)

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd padrejtësia e bërë nga farefisi apo të largëtit, dije se Allahu të premtoi fitore, dhe i premtoi atij që të bëri padrejtësi me humbje dhe nënçmim!

Allahu i Madhëruar me një hadith të shenjtë (kudsij) i tha të dëmtuarit: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe!”.

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd varfëria dhe nevoja, duro dhe përgëzohu!
Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit”. (Bekare 155.)

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd mospasja e fëmijëve apo numri i vogël i tyre, dije se ti nuk je i pari që nuk i ke.. dhe ti nuk je përgjegjës për krijimin e tyre!

Allahu i Madhëruar thotë: “I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë”. (Shura 49.)

– A je ti ai që deshi të jetë steril apo Allahu me vullnetin e Tij të bëri ashtu?!

– A të takon ty ta kundërshtosh gjykimin e Allahut dhe vullnetin e Tij! Apo a i takon dikujt tjetër të qorton për këtë?!

– Nëse ai e vepron këtë, atëherë ai e kundërshton Allahun e jo ty, dhe ai nuk e pranon gjykimin e Tij dhe vullnetin e Tij!!

– Me të vërtetë, pikëllimi dhe krijimi dhe çështjet, të gjitha i takojnë vetëm se Allahut!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here