Cili është qëndrimi i Islamit për mbinatyroren?

0
207

Cili është qëndrimi i Islamit për mbinatyroren?

Mësimet islame janë të qarta, sa i përket kthimit të shpirtërave të të vdekurve në tokë pa kurfarë arsye.
Njësoj si pas lindjes, fëmija nuk mundet asnjëherë të kthehet në mitrën e nënës së tij dhe sikurse trupi i vdekur nuk mundet asnjëherë të kthehet të jetojë në tokë, ashtu edhe shpirtërat e të vdekurve nuk munden asnjëherë të kthehen në tokë.
Shpirtërat e të vdekurve janë marrë me vete nga engjëjt që që të jetojnë në Ilijjinë ose në Sixhxhin deri në Ditën e Gjykimit dhe i humbin të gjitha lidhjet e tyre me botën e gjallë.
Ndonëse, magjia dhe aktet mbinatyrore ekzistojnë, kuptimi i qartë i kësaj teme do t’i ndihmojë muslimanët të mos mashtrohen nga spiritualistët.

All-llahu i Gjithëfuqishëm na informon në Kur’an:

“Dhe kushdo që largohet nga përkujtimi i Gjithëmëshirshmit, Ne i caktojmë atij shejtanin që të jetë për të shok dhe mik i ngushtë i tij (kariin).” (Zhuruf, 36)

Njëherë i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të!) u tha shokëve të tij:
“Çdonjerit prej jush i është caktuar një shoqërues nga xhinët.”
Ata pyetën: “A edhe për ty o i Dërguari i All-llahut?
I Dërguari (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të!) u përgjigj:
“Po, edhe për mua, përveç që mua All-llahu më ka ndihmuar kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai më udhëzon vetëm për të bërë mirë.” (Muslimi)

Pra, xhini i është caktuar çdo njeriu që të jetë shoqërues i tij i përhershëm (kariin) dhe të inkurajojë dëshirat e tij të këqija.
Ky kariin është përgjegjës për veprimet magjike dhe mbinatyroren.
Nëpërmjet fjalëve të këqija dhe ritualeve djallëzore, është e mundur që një person të marrë kontrollin mbi xhinin dhe të ushtrojë magjinë.
Magjia ekziston dhe është forcë e fuqishme dhe djallëzore, për ç’arsye është shpallur plotësisht haram në islam.

Kur’ani na tregon për magjistarët:

“Dhe ata mësuan atë gjë që i dominonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë)nuk do të kishin aspak pjesë nga bota e pastajme. Dhe vërtetë, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur t’a dinin!” (Bekare, 102)

Magjistari që ka kontroll mbi xhinin mund të kryejë veprime mbinatyrore me shumë lehtësi.
Për shembull, gjatë seancave xhini shpesh shtiret se kontakton me të vdekurin dhe u lejon atëre t’u flasintë gjallëve. Në fakt, mediumi* ka kontaktuar kariinin e të vdekurit. Ky xhin, që ishte shoqërues i vazhdueshëm i personit të vdekur dhe dinte tërë historinë jetësore të tij, do të jetë i aftë të imitojë zërin e të vdekurit dhe t{u përgjigjet me saktësi pyetjeve, duke i mashtruar të pranishmit të besojnë se janë në shoqërinë e shpirtërave.

Falltorët, që gjithashtu kanë lidhje me xhinë, mund t’i përdorin ata për të kerkuar të dhëna për jetën e klientit.
Duke qenë se xhinët kanë aftësi të udhëtojnë në largësi të mëdha për të qindtat e sekondës, informatat që i sjellin falltorit mund të përdoren për të hutuar dhe mashtruar klientët e tyre.
Në mënyrë të ngjashme, magjistarët që kryejnë veprime mahnitëse mbinatyrore mund t’i bëjnë këto shumë lehtë me ndihmën e xhinëve të fuqishëm, të shpejtë dhe të padukshëm. Pra, mbinatyrorja nuk është bota e fantazmave dhe shpirtërave të humbur, por bota e xhinëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here