CILËSITË E GRUAS SË KEQE

0
189

Nga cilësitë më të dalluara të gruas së keqe janë:

1. Grua dominuese

Gruaja dominuese është ajo grua e cila e anashkalon prezencën e burrit. Ajo as nuk këshillohet me të, e as nuk e shoqëron në çështjet familjare. Burri nëse nuk ndahet nga ajo grua, ka mundësi që ta gjejë atë që i mungon nga gruaja e tij, tek një grua tjetër.

2. Grua gënjeshtare

Një nga gjërat kryesore të jetës bashkëshortore është elementi i sinqeritetit në çdo gjë. Ky element është kyç për përqendrimin dhe lumturinë e një çifti bashkëshortor.

3. Grua e vrazhdë

Grua e vrazhdë është ajo grua që reagon ashpër kundër burrit të saj, kur nga ai buron ndonjë sjellje. Ajo vazhdimisht i shkakton burrit probleme, nga arsyeja e natyrshmërisë së saj armiqësore.

4. Grua pesimiste

Kjo grua nuk jeton vetëm se në ambient të mbushur me turbullira e me sprova dhe në shtëpi nuk përhap gjë tjetër, përveç se pesimizmit.

5. Grua e izoluar

Kjo grua është ajo e cila largohet nga çdo gjë që është personale e burrit të saj dhe nuk i intereson asgjë tjetër, përveç se çështjet dhe aktivitetet e saj.

6. Grua negative

Është ajo grua që ia le të gjitha çështjet burrit të saj, me qëllim që ai të përkujdeset për çdo gjë. Kjo grua nuk ia jep hakun urdhrave të burrit të saj. Ajo kërkon nga ai që të mos e ngarkojë me asgjë nga çështjet e tyre, sikurse ajo të mos jetë prezent në atë shtëpi.

7. Grua e inatosur

Kjo grua është e inatosur me burrin e saj për çdo gjë. Për të vlen motoja: Kundërshto, nëse dëshiron të njihesh.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here