Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit?

0
205

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i pesëmbëdhjetë

Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një numër shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jet ë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.

Ndër ato shkaqe, përmendim:

Shkaku i pesëmbëdhjetë ‘Kush tregohet i duruar dhe fal, e ruan veten nga e keqja’.

Njeriu i cili zgjedh të ndëshkojë në vend se të falë, me siguri që do të bëj zullum (padrejtësi) dhe do t’i kaloj caqet gjatë ndëshkimit.
Kjo ndodh pasi njeriu e ka të vështirë të ndalet në cakun që kërkon drejtësia gjatë marrjes së hakut, e sidomos kur gjendja emocionale e tij mund të jetë e ngarkuar dhe nervozizmi të ketë arritur kulmin. Shto këtu edhe faktin se ai mund të jetë injorant në lidhje me masën e hakut (të drejtës) që i takon ta marrë tek tjetri apo në lidhje me mënyren e ndëshkimit të tjetrit për dëmin që ky i fundit i ka shkaktuar.

Shumë njerëz, duke dashur të hakmerren për ndonjë padrejtësi që mund t’u jetë bërë, shndërrohen në njerëz inatçorë, që flasin dhe veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme. Të përfshirë nga flakët e inatit dhe dëshirës për hakmarrje, ata shndërrohen në zullumqar që e kthejnë të keqen shumfish, (madje ndonjëherë shndërrohen në kriminelë e mizorë)!

Është për t’u lavdëruar qëndrimi i atij njeriu të cilit nëse i bëhet ndonjë padrejtësi, ai bën durim duke kërkuar të drejtën që i takon, në mënyrën e ligjshme të saj. Në të vërtetë, ky qëndrim burrëror i karakterizuar nga durimi dhe vetpërmbajtja, atij vetëm sa ia shton krenarinë dhe dinjitetin.

Ndërsa në krahun tjetër, i mjerë është ai njeri të cilin urrejtja dhe dëshira për hakmarrje, e shndërrojnë nga dikush të cilit i kishin bërë padrejtësi, në një zullumqar e kriminel gjakatar, i cili për shkak se e ka tepruar gjatë hakmarrjes së tij, qëndron kokëulur e i poshtëruar duke pritur dënimin e hidhur.

vijon…

Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët

Tekijudin Ahmed Ibën Tejmije
661 – 728 h

Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here