Home ISLAM Cilat janë pesë gjërat që Pejgamberi a.s. u lut që mos t’i...

Cilat janë pesë gjërat që Pejgamberi a.s. u lut që mos t’i përjetojmë?

Abdullah ibnu Umer ka thënë: Profeti a.s. na është drejtuar me këto fjalë: “O muhaxhirë! Nëse sprovoheni me pesë gjëra, e lus Allahun që t’ju ruajë nga e keqja e tyre:

– Nëse në një popull shfaqet imoraliteti haptazi, atëherë tek ata do të përhapen sëmundje ngjitëse dhe epidemike ndryshe nga lloji i ndëshkimit të popujve të mëparshëm.

– Nëse peshojnë mangut në peshore, tek ta do të sundojë zija e bukës dhe padrejtësia e prijësit ndaj tyre.

– Nëse nuk e japin zeqatin e obliguar, do të ndëshkohen me mos rënien qofte edhe të një pike shiu, e sikur mos të ishin kafshët nuk do të zbriste shi fare.

– Nëse e prishin besën e Allahut dhe besën e profetit, Allahu do t’i ndëshkojë me sundimin e armikut ndaj tyre që do të marrë shumë gjëra që ata i posedojnë.

– Nëse prijësit nuk gjykojnë sipas librit dhe asaj që ka zbritur Allahu, do të ndëshkohen me armiqsi ndërmjet veti.” (Ibn Maxhe)

(Islampress)

Previous articleShkencëtarët islamë, dijetarët që ndikuan në rilindjen evropiane
Next articleAjeti kuranor që ju ndihmon ta mposhtni pikëllimin