Cilat janë 10 dobitë e ujit

Dobitë e ujit

Uji është i pazëvendësueshëm për jetën tonë. Aq i rëndësishëm saqë ne nuk mund të qëndrojmë në këmbë më shumë se një javë pa ujë.

Më pas përballemi me sëmundje të ndryshme e deri në humbje të jetës. A e dini pse uji është i pazëvendësueshëm dhe çfarë roli luan ai mbi shëndetin e njeriut?

10 dobitë e ujit

Uji luan rol të rëndësishëm tek të gjithë sistemet duke filluar që nga kyçet e deri tek zorrët, nga lëkura e deri të veshkat.

1- Uji ndihmon në transportimin e karbohidrateve, proteinave dhe vitaminave në pjesë të rëndësishme të trupit.

2- Luan rol të rëndësishëm në nxjerrjen jashtë trupit të lëndëve të tepërta të krijuara në qeliza dhe zorrë.

3- Mundëson kyçe më elastikë.

4- Ndërkohë që mundëson lagështirën e syve, gojës dhe hundës, kontrollon edhe lagështirën e lëkurës.

5- Ekuilibron temperaturën e trupit dhe mban gjakun në një vëllim të mjaftueshëm.

6- Pasi mundëson kalimin e ilaçit në vendet e nevojshme ndihmon në hedhjen jashtë trupit të lëndëve të tepërta.

7- Përshpejton dobësimin duke minimizuar oreksin dhe duke shtuar ndjesinë e ngopjes. Bashkë me një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar uji është një ndërprerës i mire i oreksit. Veçanërisht uji i konsumuar para vakteve ndikon shumë për një dobësim më efektiv.

8- Parandalon kapsllëkun duke përshpejtuar lëvizjet e zorrëve.

9- Mundëson rënien në peshë duke rritur ritmin e metabolizmit.

10- Ndihmon në hedhjen jashtë trupit të mbetjeve të formuara gjatë djegies së yndyrave.

Mbetja pa ujë dehidraton trupin dhe prish mendjen

Dehidratimi sjell shumë probleme shëndetësore. Trupi i dehidratuar mundohet të ruajë ujin e trupit. Si pasojë urinon më pak, minimizohet vëllimi i gjakut dhe shihet një rënie tensioni. Pakësimi i ujit në trup sjell me vete sëmundje të ndryshme në sistemin e tretjes, performancë mendore, në lëvizjet si dhe dhimbje koke. Madje pas një etjeje të gjatë dhe pas humbjes së 15 % të ujit të trupit njeriu mund të hyjë në koma ose të vdesë.

Dhalli dhe lëngjet e tjera mund të zëvendësojnë ujin por asnjëherë nuk mund të zënë vendin e tij. E rëndësishme është të konsumohen në mënyrë të ekuilibruar. Uji është i vetmi lëng pa kalori dhe kafeinë. Nëse konsumoni më shumë nga lëngjet e tjera atëherë do të merrni me shumicë kalori ose kafeinë.

Mos e teproni!

Ashtu siç konsumimi i pakët i ujit është i dëmshëm për trupin e njeriut edhe konsumimi i tepërt sjell pasoja negative. Uji i tepërt ndikon në funksionimin e tepërt të veshkave dhe prishjen ekuilibrit të sodiumit, potasiumit dhe mineraleve. Prandaj nuk sugjerohet konsumimi i më shumë se 2-3 litrave në ditë.

 

 

Source link

M.I