Cila sure pengon dënimin në varr?

0
195

Pyetje: A është e vërtetë se sureja Mulk të mbron nga dënimi në varr?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut, ndërsa paqja dhe mëshira qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij…

Suren të cilën Allahu e bëri shkak që të ndalojë dënimin në varr të personit që e ka lexuar atë sure çdo natë para se të flejë është sureja El Mulk. Argument për këtë është fjala e Abdullah ibën Mesudit: “Kush e lexon: Tebarake ledhi bijedihil mulku për çdo natë, për shkak të saj Allahu do ta mbrojë nga dënimi i varrit. Në kohën e Pejgamberit, atë sure e quanim El Mania – Ndaluesja. Ajo është sure në Librin e Allahut, të cilë kush e lexon për çdo natë, ai ka bërë shumë të mira dhe sevape”.

Ky hadith është i shënuar në librin Tergib ue Terhib, i cili arrin shkallën Hasen sipas vlerësimit të Imam Albanit në librin Sahihu Tergib nr. 1475.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here