CIGARJA NË BANKËN E TË AKUZUARVE

0
179

Fluturon nga gëzimi kur e merr në dorë… Bie në ekstazë kur e vendos në buzë! Tërbohet në mungesë të saj… dhe qetësohet në praninë e saj. Momentet më të lumtura i përjeton kur vetmohet me të… dhe momentet më të dëshpëruara i përjeton kur ndahet prej saj. Ajo ia përcakton miqtë dhe vendet ku ai do të ulet. Për shkak të saj ka mundësi të devijojë, të futet në mëkat, madje edhe të vdesë nga ndikimi i saj!.. Ajo pra, është cigarja!!! Le ta vendosim atë në bankën e të akuzuarve!!

Këshillë për të marrë mësim!

Një i ri 25 vjeçar, i cili kishte vuajtur nga pirja e duhanit për disa vjet, një ditë u shtrua në spital shkaku i një infarkti në zemër dhe u vendos për disa ditë në dhomën e kujdesit intensiv nën mbikëqyrjen e pajisjeve të avancuara mjekësore. Mjeku kujdestar i kishte dhënë urdhër stafit mjekësor që të mos fusin cigare tek i sëmuri, ngase kjo kishte qenë shkaku kryesor i sëmundjes së tij, si dhe të inspektojnë vizitorët, nga frika që të mos i bartin të sëmurit cigare fsherurazi..

Shëndeti i tij u përmirësua dhe filloi të marrë veten, por megjithatë, ai nuk i përmbushi përfundimisht udhëzimet e mjekëve, dhe iu kthye pirjes së duhanit. Një ditë, këtij djaloshi iu humbën gjurmët, dhe pas një kërkimi të gjatë, u gjet i vdekur në një nevojtore, me cigare në dorë.

Përbërësit e cigares

Cigarja përbëhet nga disa përbërës, numri i të cilëve kapë shifrën e më shumë se 200 përbërësve, prej të cilëve më i dëmshmi dhe më i rrezikshmi është nikotina, me sasi prej 1 deri 2 mg. në çdo cigare.

Dëmet e nikotinës:

1 – Nikotina ndikon negativisht në indet e trupit.

2 – Një gram nikotinë është e mjaftueshme për të mbytur përnjëherë dhjetë qen me madhësi të madhe.

3 – Një gjilpërë e mbushur me 1 cm. në kub me nikotinë është në gjendje të mbysë një kalë të fortë për pak çaste.

4 – 50 mg. nikotinë e vret njeriun nëse i jepet me gjilpërë nëpërmjet venës.

Cigarja e asgjëson fenë!!

Cigarja është shkak që e largon njeriun nga vendet e hairit dhe mirësisë, kështu që ai shmanget nga njerëzit për shkak të erës së keqe, madje mund të jetë shkak për rënie në disa gjëra të ndaluara, pa mos përmendur që është haram sheriatikisht. All-llahu i Madhërishëm thotë: e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe” (El-E’raf 157).

Cigarja e shkatërron shëndetin

Cigarja ndikon në forcimin e sterilitetit, e dobëson imunitetin e trupit, shkakton infeksione në lëkurë, kancer në mushkëri, fyt dhe buzë, shkakton angjinë, tuberkulozë pulmonare, këlbazë dhe astmë. Kjo është shkatërrim i trupit, ndërsa All-llahu i Madhërishëm thotë: “Mos e mbytni veten tuaj. Vërtet, All-llahu është i mëshirshëm ndaj jush.” (En-Nisa’ 29).

Cigarja e humbë pasurinë

Cigarja çon në shpenzimin e pasurisë në diçka që është e ndaluar (haram), madje edhe në diçka të dëmshme. Kjo është një gjë për të cilën robi do të pyetet në ditën e kiametit, duke e ditur se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Nuk do të lëvizin këmbët e birit të Ademit në ditën e kiametit pa u pyetur për katër gjëra – dhe prej tyre përmendi – për pasurinë si e fitoi dhe ku e shpenzoi.”

Kjo gjë nuk është për t’u habitur, ngase një njeri që jeton në trojet shqiptare dhe që konsumon 10 cigare në ditë, për një vit mesatarisht harxhon rreth 250 euro, ndërsa nuk është në gjendje të shpenzojë as 25 euro për hirin e All-llahut.

Ç’thonë dijetarët në lidhje me duhanin?

Ibën Bazi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: “Duhani nuk lejohet të konsumohet, as të shitet e as të tregtohet me të, njësoj sikur alkooli. Ajo që duhet bërë konsumuesi i tij apo tregtuesi me të është që sa më shpejt të pendohet, t’i kthehet rrugës së All-llahut të Madhërishëm, të ndihet keq për të kaluarën si dhe të vendosë bindshëm të mos i kthehet më atij harami.”

Ibën Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: “Këshilla ime për vëllezërit e mi myslimanë të cilët janë sprovuar me konsumimin e duhanit është të kërkojnë ndihmë nga All-llahu i Madhërishëm dhe të vendosin bindshëm ta lënë atë. Me vendosmëri të sinqertë, duke ia bashkëngjitur ndihmën e All-llahut, duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe duke ikur nga ndëshkimi i Tij, me të gjitha këto, nuk do të mungojë ndihma e All-llahut për ta lënë atë.”

Ç’thonë mjekët në lidhje me duhanin?

Dr. Clifford Anderson thotë: “Statistikat e bëra nga Shoqata Amerikane e Kancerit kanë treguar se ndërprerja e konsumimit të duhanit e ulë rrezikun e kancerit në 50%. Është vërtetuar se ata që nuk konsumojnë duhan janë njerëzit me më pak gjasa për t’u goditur nga kjo sëmundje.”

Dr. Ken’an El-Xhabi thotë: “Në përvojën time 25 vjeçare të kurimit të kancerit, nuk më ka ndodhur dikush të më vijë me kancer të fytit përveç konsumuesve të duhanit.”

Në raportin e mjekëve të Universitetit Mbretëror të Londrës thuhet: “Konsumimi i cigareve në kohën moderne shkakton vdekje, të cilat në kohën e mëhershme janë shkaktuar nga epidemitë më serioze. Po ashtu aty thuhet se 95% e pacientëve me arterosklerozë janë konsumues të duhanit.”

Ndërsa në një raport tjetër të Qendrës Amerikane për Hulumtim thuhet: “Pirja e duhanit shkakton shkallë më të lartë të vdekshmërisë në botë në krahasim me luftën dhe urinë.”

Disa të dhëna të rëndësishme

  1. Numri vjetor i viktimave të duhanit në botë arrin deri në 2 milionë e gjysmë.
  2. Cigaret, globalisht, janë gjëja e tretë më e dëmshme se, për shkak se përmbajnë sasi të madhe të katranit dhe nikotinës.
  3. Pirja e duhanit është pragu i parë për në rrugën e drogës.
  4. Konsumuesi i duhanit është person i paaftë nga aspekti sportiv.
  5. Konsumuesi i duhanit është një person i padëshirueshëm për shoqërinë.

Pyetje të drejtpërdrejta

  1. Në cilin grup të gjërave e konsideron duhanin? Në të mira apo në të këqija?
  2. A thua Bismil-lah para se të ndezësh cigaren, dhe a thua El-Hamdu Lil-lah kur e shuan atë?
  3. A ekziston ndonjë ushqim apo pije të cilën pasi ta konsumosh, e shkel me këmbë?
  4. A e konsumon duhanin në një prej shtëpive të All-llahut?
  5. A ke arritur nga konsumimi i duhanit ndonjë përfitim material, shëndetësor apo shoqëror?
  6. Cili është qëndrimi yt kur e sheh fëmijën tënd apo vëllain tënd duke konsumuar duhan?

Kur do ta lësh duhanin?

Vëlla i dashur! Pas gjithë kësaj që u tha, a nuk mendon ta lësh duhanin? Si zakonisht, përgjigjja jote do të jetë: Sigurisht që po!

Atëherë, po të pyes: Kur do ta lësh?

Do të thuash: Nesër ose pasnesër. Ose në të ardhmen do të përpiqem ta lë. Me sa duket, ti nuk je në pajtim me atë që lexove pak më parë, por do të vazhdosh me duhanin, dhe nuk do ta lësh kurrë!

Do të thuash: Jo!! Unë jam i plotësisht në pajtim me atë që u tha, por e kam të vështirë lënien e duhanit dhe frikohem se nëse e lë, ndoshta do t’i kthehem përsëri..!!

Atëherë si do t’ia bëjmë, vëlla i dashur? A do të ndalojmë së bashku në qorrsokak?

Do të thuash: Jo, nuk ka mbërritur puna deri në atë shkallë!

Atëherë, si bëhet?

Ndoshta thua: Unë do të përpiqem në një mënyrë tjetër të shpëtoj nga dëmet e duhanit. Do të kaloj në llullë apo nargjile, ose diçka të ngashme! Ndoshta këto janë më pak të dëmshme apo më pak të rrezikshme. Atëherë po të them që ti je sikur njeriu që te zjarri e kërkon strehimin nga toka e nxehtë. A nuk e di se dëmet që u përmendën për duhanin vlejnë edhe për llullën apo nargjilenë. Ndoshta mund të thuash: Atëherë do të kaloj në një lloj më të lehtë cigaresh të cilat përmbajnë sasi më të vogël të nikotinës dhe katranit. Por ky është një mashtrim i madh, dëmi dhe padobia e të cilit janë vërtetuar praktikisht, ngase kjo është shkak për konsumimin e një numri më të madh të cigareve, e që nënkupton thithjen e një sasie më të madhe të nikotinës dhe katranit, dhe ndodhë në mënyrë tëvullnetshme.

Atëherë, cila është zgjidhja?

Nuk ka zgjidhje tjetër, vëllai im, përveçse ta lësh duhanin menjëherë dhe të mos i kthehesh më kurrë. Dije se unë të dëshiroj çdo të mirë. Nga ana tjetër, synimi yt duhet të jetë më i madh sesa paaftësia jote për t’u liruar nga robëria e një cigareje të poshtër. Lënia e saj nuk është aq e madhe dhe e vështirë kur shoqërohet me vendosmëri të sinqertë, synim të lartë dhe vullnet të fuqishëm.

Gjërat që të ndihmojnë në lënien e duhanit

  1. Mbështetja në All-llahun e Madhërishëm.
  2. Dëshira e sinqertë, vendosmëria e plotë dhe vullneti i fuqishëm për lënien e tij.
  3. Përcaktimi i një plani për mënyrën si do ta lësh duhanin, qoftë gradualisht apo në mënyrë të menjëhershme.
  4. Informoi miqtë e tu dhe ata që i ke përreth se do ta lësh apo se e ke lënë duhanin.
  5. Mos rri në vende ku konsumohet duhani.
  6. Përdor misvak apo çamçakëz kur të shkon mendja për cigare.
  7. Shtoje sasinë e pirjes së ujit apo lëngjeve në mënyrë që të neutralizosh praninë e nikotinës në gjak.
  8. Vizito ndonjë mjek specialist për këshilla.
  9. Dy ditë pas ndërprerjes së duhanit, dyoksidi i karbonit do të hiqet plotësisht nga trupi yt.
  10. Përkujto që ti tanimë e ke lënë duhanin dhe konsideroje veten si njeri që nuk konsumon duhan.

Një përshpëritje për ata që nuk konsumojnë duhan

Falënderoje All-llahun e Madhërishëm që të ka mbrojtur nga kjo sprovë dhe të ka shpëtuar nga dëmet e saj. Megjithatë, duhet të dish se konsumuesit e duhanit më parë kanë qenë njerëz të shëndoshë dhe nuk e kanë konsumuar duhanin, madje disa prej tyre e kanë urryer me të madhe. Por megjithëkëtë, ata tanimë gjenden në këtë mëkat, dhe kjo është si rezultat se ata kanë qenë tolerantë në disa gjëra që çojnë drejt konsumimit të duhanit. Prej tyre po veçojmë:

  1. Cenimi i duhanit.
  2. Konsumimi i duhanit vetëm sa për t’i bërë qejfin dikujt.
  3. Konsumimi i duhanit vetëm për provë.
  4. Qëndrimi në vendet ku konsumohet duhani.
  5. Të krenuarit me përngjasimin me njerëzit e njohur që e kanë këtë shprehi të keqe.

 

www.thirrjaislame.com

Marrë nga faqja kalemat.org

Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here