Çfarë do të thotë të jesh i ri në Kosovë?

0
202

Emine A. Vezaj

Çfarë do të thotë të jesh i ri në Kosovë?

“Shpesh dëgjojmë se rinia thotë: nuk dua të jetoj sipas arsyes së tjetrit, do të mendoj vet. E pse të mendohet për atë që është e njohur. Merë ç’është e gatshme dhe shko më tej. Këtu qëndron fuqia e njerëzimit”. (Leon Nikollaeviç Tolstoj)

Për të gjithë ne është e rëndësishme mënyra e jetesës dhe interesi se si duhet ta kalojmë atë, dhe për këtë secili mundohemi dhe kontribuojmë që të kalojmë si më mirë. Tani a janë të gjithë në gjendje të kontribuojnë për një jetë më të mirë në vendin e tyre? Si duket jo ngase edhe pse disa janë të pasur, disa janë të mesëm disa janë të varfër, prapë se prapë secili ndien nevojën të shoh botën me sytë e tij, thuajse secili ka ëndrra të njëjta sikurse edhe të bashkëmoshatarë ve të tij, secili ka dozë pesimizmi në jetën të cilën është duke e jetuar çdonjërin që takon në rrugë, dyqan, kafeteri apo vende tjera publike shpreh pakënaqësinë me jetën që është duke jetuar, secili konsideron se ka një ëndërr të parealizuar, largimin nga vendi i lindjes. Jo të gjithë kanë prioritet studimet.

Shumica prej tyre të pakënaqur me jetën që bëjnë mësyjnë shteteve të ndryshme, secili prej tyre mendon në një sukses më të madh dhe secili prej tyre pret më shumë nga puna diku tjetër se sa në Kosovë. اdo student edhe me gjithë rezultatet e shkëlqyera në vendin e tij sërish pa hamendje do t’i thoshte PO një oferte për studime jashtë vendit. Ku është problemi që këta të rinj preferojnë vendet e huaj, çfarë do të thotë për ta të jesh i ri në Kosovë, sa kanë përkrahjen institucionale. .., janë disa nga pyetjet të cilave do të përpiqemi t’ju japim përgjigje në këtë shkrim.

Ku qëndron problemi?

Edhe pse të gjithë të dashuruar në vendlindjen dhe krenar me vendin të cilin kanë lindur, pak prej tyre do të preferonin t’i qëndronin besnik “dashurisë” së tyre. Edhe pse shumica dërmuese e rinisë kosovare ka qëndrim pozitive për vendin e lindjes dhe do të ndier i fyer rëndë nëse do ta shante dikush, prapë se prapë ideje e te qenit më mirë në një vend tjetër nuk ndryshon aspak perceptimin se tani për tani në Kosovë nuk ka asnjë perspektiv për të rinjtë. Me rrogën që marrin në punët që kryejnë, shumë shpejtë do t’i thonë PO një oferte pune nga jashtë sepse të gjithë kanë një vizion të përbashkët, ndryshim e mënyrës së të jetuarit. Shumica prej tyre si mundësi të vetme kanë përzgjedhur rrugën e kurbetit me shpresë se një ditë do të mund të plotësojnë nevojat e një jete më të mirë krahas asaj në të cilën kanë qenë më parë. Jo pak prej tyre kanë vendosur të largohen nga më të dashurit e tyre, larg familjes, larg vendlindjes, por me një qëllim të caktuar, ndryshimin e standardeve jetësore nga ajo në të cilën tashmë kanë bërë një moshë dhe ndien të pakënaqur. Shumica prej tyre kanë hallin e bashkimit familjarë, një pjesë prej tyre synojnë që të gjejnë rrugën e suksesit për një jetë më stabile, disa prej tyre të pakënaqur edhe me studimet në vend dëshirojnë të formojnë personalitetin e tyre në Universitet e huaja, duke qenë të bindur se në ato Universitete, cilësia e studimeve është shumë më e lart se sa në Kosovë. Radhët e gjata para dyerve të ambasadave të huaja në Kosovë në pritje të ndonjë rezultati për dokumentet e tyre shpeshherë na kujtojnë dy gjëra, të parën më kujton ethet e pritjes për të hyrë në ndonjë provim, dhe nën dy, më kujton radhët e gjata të pritjes së refugjatëve nëpër kampe gjatë luftës për të marrë ndonjë ndihmë simbolike që na ofronin organizatat e ndryshme humanitare. Ndërsa, sot në rrethana paqeje ky realitet është trishtues.

Sa ka përkrahje institucionale rinia e Kosovës?

Rrjedhimisht, përkrahja institucionale nëse mendohet në organet më të larta qeveritare është pothuajse e paimagjinueshme. Mundësit e të rinjve për të depërtuar atje janë të pakta ose nuk ekzistojnë fare. Vendet e punës në këto vende tashmë janë të mbushura nga një staf të “profesionalizuar” saqë nuk ndihet nevoja për kuadro të rinj. Të rinjtë refuzohen me arsyetimin se nuk kanë përvojë pune që është e “domosdoshme” për të punuar në këto institucione. Shtrohet pyetja: Nga ta fitojmë përvojën nëse u jepet mundësia?!Nga ana tjetër “të profesionalizuarit” që punojnë në vende kyçe të institucioneve në vend (të cilët në shumicën e rasteve janë të vjetër për nga mosha), pothuajse nuk janë të njohur aspak më botën e teknologjisë bashkëkohore, njohjen me kompjuter dhe internet, ndërsa nuk iu krijojnë hapësirë të rinjve që dinë të ta përdorin teknikën moderne.
اka i mbetet rinisë atëherë? Të shkojë në ndonjë kafeteri dhe të punësohet si kamerier ose në ndonjë internet kafe dhe të kërkojë nga pronari mirëmbajtjen teknike të kompjuterëve. Në këtë gjendje janë të rinjtë e Kosovës. Ata të dëshpëruar nga jeta sorollaten lart e poshtë, ndonjëherë pa kurrfarë qëllimi vetëm për të humbur kohën…

Më në fund, të jesh i ri në Kosovë do të thotë; opsioni i parë, nëse ke përfunduar shkollën e mesme dhe ke mundësi të mira materiale mund të regjistrohesh në ndonjë Universitet privat të Kosovës dhe ta përfundosh kur ta kënda qejfi, dac për një vit dac kur të duash, me rëndësi është të të thuhet me fakultet. Opsioni dytë, nëse nuk ke mundësi materiale dhe ke resurse të mira intelektuale mund të përfundosh në Universitetin publik, dhe të mbarosh studimet me notën me të lartë mesatare, por që e nesërmja do të gjejë diku në ndonjë kafeteri të Prishtinës duke pirë kafen e mëngjesit vetëm me një euro në xhep. Ndërsa, opsioni i tretë, dhe i fundit mbetet të jetë ai; të shesësh kartela mbushëse telefonike nëpër rrugë për ta siguruar kafshatën e bukës. Kjo është Kosova jonë, ky është realitet i hidhur me të cilin po përballet rinia jonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here