Cfare ndodh ne shtepite kur mungon falësi i namazit të natës në namazin e tij.

0
290

Thote Shejh Amr Abdulkafi: Shtëpiat në të cilat banorët e saj falin namaz nate ndriçohen me dritë, te cilën e shohin banorët e qiellit. Ashtu sikurse ne e shohim dritën e yjeve në qiell ashtu e shohin meleket dritën e shtëpive të ndriçuar me namazin e banorëve të saj.

Por me e çuditshmja është se kur meleket mësohem ta shohin shtëpine tënde të ndriçuar dhe nëse ndodh që një natë nuk çohesh për namaz nate, ato fillojnë të pyesin për ty, ju thuhet se ke qenë  i semurë apo i brengosur apo diçka e ngjajshme. Fillojnë meleket të luten për ty që të ta largoj Allahu sëmundjen, brengat, apo per cfarë të kesh nevojë, e kjo nga përmallimi që ta shohin dritën e shtëpisë tënde nga namazi i nates…

A do të jesh ti ai, shtëpia e të cilit do të bëhet yll që ndriçon te banorët e qiellit dhe ata të luten për ty kur do të ndalet kjo dritë…?!

E çfarë nëse e rregullojmë alarmin 10 minuta para namazit të sabahut…e lëmë vitrin për ta falur atëherë. E në atë kohë Allahu ka zbritur në qiellin e tokës…!!!

 

Namazi-24

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here