Çfarë mund të bësh për 10 sekonda?

0
223

Nga Xhabiri radijAllahu anhu përcillet, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: SubhanAllahil-Adhim ve bihamdihi (i Lartësuar është Allahu i Madhërishëm nga çdo e metë dhe mangësi, dhe vetëm Atij i takon falenderimi), do t’i mbillet një (trup) hurme në xhenet.”
(Transmeton Tirmidhiu: 3465 – Sahih).

Pse mos ta mësojmë gjuhën tonë që ta përsërisë këtë fjalë sa herë që është e lirë, ta bëjmë shprehi të gjuhës sonë përsëritjen e sajë në vend se të flasim fjalë që nuk kemi dobi prej tyre në këtë botë apo në botën tjetër.

Nëse ne arrim që vetëm një të dhjetën e kohës që e kalojmë kotë ta shfrytëzojmë në përmendjen e Allahut me këtë fjalë dhe të ngjashme me të, do të ishim nga më të devotshmit dhe më të përkushtuarit në fe.

Allahu na e mundësoftë që ta arrim një gradë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here