Ballina Zgjodhëm për ju. Çfarë kanë dashur ata?

Çfarë kanë dashur ata?

Waterfall Flowers Color Lake Fall Rocks New Hd Wallpaper

Një ditë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte ulur me shokët e tij dhe i pyeti, duke filluar nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të.

“Çfarë do nga kjo botë?”

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Unë dua nga kjo botë tri gjëra: uljen pranë teje, o i Dërguar i Allahut, të shikoj ty dhe dhënia e pasurisë (për atë që është e nevojshme për ta ndihmuar fenë e Allahut).

“Po ti, o Umer, çfarë do nga kjo botë?”

Umeri u përgjigj: “Nga kjo botë dua tri gjëra: urdhërimi në të mirë qoftë edhe fshehtas, ndalimi nga e keqja qoftë edhe e publikuar dhe fjala e drejtë qoftë edhe e hidhur.”

“Po ti, o Uthman, çfarë do nga kjo botë?”

Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, u përgjigj: “Dua nga kjo botë tri gjëra: dhënien e ushqimit, shpërndarjen e selamit dhe namazin natën kur njerëzit janë duke fjetur.”

“Po ti, o Ali, çfarë do nga kjo botë?”

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Dua nga kjo botë tri gjëra: nderimin e mysafirit, agjërimi gjatë ditëve të gjata të verës, goditja e armikut me shpatë.

“Po ti, o e Ebu Dherr, çfarë do nga kjo botë?”

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Unë dua nga kjo botë tri gjëra: urinë, sëmundjen dhe vdekjen.”

Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem e pyeti: “Pse i do këto gjëra?”

Ebu Dherri iu përgjigj duke i thënë: “E dua urinë që të më zbutet zemra. E dua sëmundjen që të më falen mëkatet. E dua vdekjen që ta takoj Allahun.”

E, në fund Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: “Kurse mua më janë bërë të dashura nga dynjaja juaj tri gjëra: era e mirë, parfumi, gratë (me kurorë në mënyrë ligjore) dhe më është bërë kënaqësia e shpirtit tim në namaz.”

Në atë çast zbriti Xhibrili u dha selam dhe tha: “Unë dua nga dynjaja juaj tri gjëra: transmetimin e shpalljes, kryerjen e amanetit, dashuria e meskinëve (të varfërve).”

Pastaj u ngrit në qiell dhe u kthye përsëri e tha: “Allahu i Lartësuar po ju përshëndet dhe po ju tregon se Ai do nga dynjaja juaj tri gjëra: gjuhën që shumë e përmend atë (bën dhikër shumë), zemrën që shumë ia ka frikën Atij dhe një njeri që bën sabër në bela (sprova).”

Përktheu: Hevzi Kadriu

Nga:muslim.net