ÇFARË JANË KODET TË AFISHUARA NË FRUTAT DHE PERIMET?

ÇFARË JANË KODET TË AFISHUARA NË FRUTAT DHE PERIMET?

A keni vënë re kur blini frutat dhe perimet gjenden kode të bashkangjitur tek etikat e tyre. Ato kanë më shumë se një funksion. Jo vetëm që ndihmojnë në skanimin e çmimit të arkës, por ato kanë disa kuptime te tjera. Kodi që ju shikoni të afishuar te fruti quhet “Kodi PLU”, ose numri i kërkimit të çmimeve të shtypur në afishe, Ky lloj kodi tregon se në çfarë mënyre është rritur fruti. Duke lexuar kodin PLU, mund të kuptoni nëse fryti është modifikuar gjenetikisht, apo prodhuar në mënyrë organike, me plehra kimike, fungicide ose herbicide.

Nëse ka vetëm katër numra në kodin PLU, kjo do të thotë që prodhimi është rritur konvencionalisht ose “tradicionalisht” me përdorimin e pesticideve. Ja se si do të dukej kodi katër shifror: “4022”.

Nëse ka pesë numra në kodin PLU dhe numri fillon me “8”, kjo tregon që artikulli është një frut ose perime e modifikuar gjenetikisht. Pra, ky produkt nuk është bio dhe si pasoj nuk është e këshilluar të konsumohet. Shembull; “84022”

Nëse ka pesë numra në kodin PLU dhe numri fillon me “9”, kjo tregon që prodhimi është rritur në mënyrë organike (bio) dhe nuk është modifikuar gjenetikisht. Shembull, Molla bio do kishte këtë shifër: “94022”