Çfarë duhet të bëjë njeriu nëse pas abdesit sheh se ka harruar të lajë ndonjë pjesë ?

0
275

June 7, 20170
Shprëndaje në Facebook Cicëro në Twitter

Çfarë duhet të bëjë njeriu nëse pas abdesit sheh se ka harruar të lajë ndonjë pjesë prej pjesëve që duhet të lahen?
Përgjigje, Shejh Muhamed ibn Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë):

“Nëse njeriu merr abdes dhe harron të lajë ndonjë prej pjesëve që duhet të lahen dhe kjo i kujtohet shpejt, atëherë ky person e lan atë pjesë dhe vazhdon renditjen me pjesët e tjera. P.sh: një person ka marrë abdes, duke larë të gjitha gjymtyrët, por ka harruar të lajë krahun e majtë dhe këtë gjë e vëren në fund të abdesit. Në këtë rast, ky person duhet të lajë krahun e majtë dhe më pas të lajë sërish gjymtyrët që lahen pas krahut të majtë. Pra, duhet të përsërisë fërkimin e kokës, të veshëve dhe larjen e këmbëve për shkak të renditjes, sepse është vaxhib që abdesi të jetë i renditur ashtu si e ka renditur Allahu i Lartësuar:

“… lani fytyrat tuaja dhe krahët tuaj deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lajini deri në dy kyçet…” (el-Maide 6)

E nëse kjo i kujtohet pas një çasti më të gjatë, atëherë duhet ta përsërisë abdesin prej fillimt.”

Libri “Kushtet e fesë” Shejh Muhamed ibn Salih El-Uthejmin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here