Çfarë dënimi kanë ata që marrin nëpër gojë, apo shajnë nderin e muslimanit?

0
218

Pyetje: Çfarë dënimi kanë ata që marrin nëpër gojë, apo shajnë nderin e muslimanit?

Përgjigje: Ata që shajnë dhe e përgojojnë nderin e muslimanit kanë rënë në mëkat dhe kanë dënim në dynja dhe Ahiret. Allahu i madhëruar ka thënë: “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.” Ahzab 58. Për sa i përket dënimit në dynja, me Sheriat duhet të dënohet me goditje me shkop në shpinë, ndërsa në Ahiret Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tregon, se kur është ngritur në qiell, në Miraxh ka kaluar parë disa njerëzve që kishin thonjë prej bakri dhe gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. Pejgamberi e pyet Xhibrilin: “Kush janë këta, o Xhibril?” “Këta janë ata që hanë mishin e njerëzve dhe përfolën nderin e të tjerëve.” Shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here