ÇDO SËMUNDJE E KA EDHE ILAÇIN E VET

ÇDO SËMUNDJE E KA EDHE ILAÇIN E VET

Më pyetën për ilaçin e dhembjes, ju përgjigja durimi.
Më pyetën për ilaçin e dështimit, ju përgjigja vazhdimësia.
Më pyetën për ilaçin e zilisë, ju përgjigja injorimi.
Më pyetën për ilaçin e urrejtjes, ju përgjigja dashuria.
Më pyetën për ilaçin e armiqësisë, ju përgjigja bamirësia.
Më pyetën për ilaçin e shpifjes dhe përgojimit, ju përgjigja heshtja.
Më pyetën për ilaçin e paditurisë, ju përgjigja dituria.
Më pyetën për ilaçin e së keqes, ju përgjigja morali.
Më pyetën për ilaçin e belave, ju përgjigja falënderimi i Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU