Ballina Zgjodhëm për ju. Çaj kanelle dhe mjaltë për të kuruar këto sëmundje

Çaj kanelle dhe mjaltë për të kuruar këto sëmundje

Shërbejini miqve dhe të afërmëve tuaj një çaj kaq relaksues, mjekësor dhe kurativ. Përveçse i shijshëm, aromatik dhe çlodhës nervor, cilësitë e tij kurative janë të shumta…

Më poshtë kemi të renditura 5 nga këto cilësi!

1. I dobishëm për atritin. Nëse një person që vuan nga artriti pi në mëngjes dhe mbrëmje një çaj me 2 lugë mjaltë dhe një lugë me kanellë pluhur, dhimbjet e tij do të reduktohen. Universiteti i Kopenhagen’it konfirmon se edhe të sëmurët kronikë do të përmirësohen ndjeshëm.
2. Për fshikëzën. 2 lugë gjelle me kanellë pluhur përzihen me 1 lugë çaji mjaltë. Hidhen në një gotë ujë të vakët dhe pihet. Shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.
3. Për kolesterolin. 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 3 lugë çaji me kanellë pluhur. Hidhet në 1 gotë ujë dhe pihet nga një e tillë 3 herë në ditë.
4. Ftohje. 1 lugë gjelle me mjaltë të ngrohtë përzihen me 1/4 kanellë pluhur. Përzierja të konsumohet për 3 ditë rrjesht (1 herë në ditë).
5. Për stomakun. Përzierja e kanellës me mjaltë është shumë kurative edhe për problemet e ulçerës dhe stomakut. Gjithashtu ky çaj shërben edhe për të kuruar problemet e tretjes, zemrës, për humbjen e peshës, erën e keqe të gojës, etj.

Në formë pluhuri dhe stikash, e gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.
Nga Bimë Mjekësore