Bujku turk kultivon misrin shumëngjyrësh

0
170

I ndikuar nga një dokumentar për banorët autokton të kontinentit të Amerikës dhe misrit të tyre shumëngjyrësh, bujku i ri nga Aksaray në Turqi, Halis Katman, ka kërkuar dhe gjetur farën me të cilën ka kultivuar misrin i cili përmban nëntë ngjyra.

Një ekip nga Anadolu Agency (AA) ka vizituar bujkun 35-vjeçar në fshatin Incesu, i cili bashkë me gruan e tij këto ditë bën korrjen e parë të misrit të larmë.

Në rrëfimin e tij, ai tha se profesioni i bujkut dhe blegtorit e detyron të ndjekë trendet dhe mediat në mënyrë që të zhvillojë punën, për të shtuar se pikërisht një dokumentar e bëri që këtë verë të bëhet fermeri më i njohur në Turqi.

“Në dokumentarin për një familje indiane pashë se ata kultivojnë misrin shumëngjyrësh i cili daton që nga koha e Inkëve dhe Astekëve. Isha i befasuar, por fillova të gjurmoj sepse jam përkrahës i të larmishmes. Unë kultivoj edhe pula të cilat japin vezë me ngjyra. Pas kërkimeve të shumta, më në fund gjeta një njeri në Oklahoma i cili më dërgoi farë, dhe tashmë kemi edhe produktin”, tha Katman.

Fermeri turk tha se fillimisht kishte hasur në shumë njerëz skeptikë të cilët nuk kishin besuar se do të kultivojë misër me ngjyrë, i cili siç thotë i ka kushtuar shumë para.

“Kisha drojë nëse klima jonë është e përshtatshme, por gjithçka shkoi mirë në drejtimin e duhur. Shija e misrit është identike me shijen e misrit të zakonshëm të verdhë që tashmë e kemi”, tha Katman.

Pas suksesit me eksperimentin e tij, Katman njoftoi se vitin e ardhshëm do të mbjellë disa hektarë në mënyrë që misri shumëngjyrësh të jetë i disponueshëm për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here