Biseda mes Zotit dhe Ademit a.s

0
223

Pasi Ademi a.s u nxor nga Xhenneti, filloi të qajë. Zoti i Madhëruar filloi ta ngushëllojë me këto fjalë, të cilat i rrëfen Ibnul Kajim:

“O Adem! Unë të sprovova me gjynah, për shkak se dëshiroja të shohësh Dashurinë dhe Bujarinë Time.

O Adem! Nëse nuk do të bënit gjynahe, Unë do tu zhdukja, do të sillja një popull që bënin gjynahe, kërkonin falje dhe Unë i falja.

O Adem! Më parë vije tek une si mbreti tek mbreti, kurse tani do të vish si robi tek Mbreti dhe kjo është më e dashur për Mua.

O Adem! Nëse do të mbroja ty dhe pasardhësit e tu nga gjynahet, ku do ta tregoj mëshirën Time? Ku do ta manifestoj faljen Time? Kujt do t’i pranoj pendimin, në një kohë që Unë jam Falës dhe Mëshirues?

O Adem! Mos u mërzit që të thashë: “Dil nga Xhenneti!”, pasi nuk e kam krijuar Xhennetin veçse për ty. Zbrit në shtëpinë pranë (tokë), mbill farën tënde atje dhe kur të marrë malli për Mua dhe dëshiron të kthehesh, do të pranoj, do të hap derën e Xhennetit Tim, do të kthej në vendin tënd dhe do të jetosh pranë Meje.

O Adem! Një gjynah me të cilin tregon nënshtrim dhe përulje ndaj Meje, është më i dashur tek Unë se një punë e mirë me të cilën mburresh para Meje.

O Adem! Rënkimi i gjynahqarve, është më i dashur tek Ne se adhurimet e atyre që e bëjnë për syfaqësi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here