(Betimi në besnikëri)
Më lart përmendëm gjashtë persona, banorë të Jethribit, të cilët e pranuan Islamin gjatë kohës së haxhit në vitin njëmbëdhjetë të pejgamberisë, me këtë rast i premtuan Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se do ta përhapnin Islamin në mesin e popullit të tyre.
Rrjedha e ngjarjeve bëri që në vitin dymbëdhjetë të pejgamberisë, në muajin korrik të vitit 621 sipas kalendarit, në haxh të vinin dymbëdhjetë njerëz, në mesin e të cilëve ishin pesë veta (prej të gjashtëve) të cilët ishin takuar një vit më parë me Resulullahun sal-lAllahu alejhi ve sel-lem I gjashti, Xhabir b. Abdullah b. Rebia, nuk kishte ardhur. Përveç këty-re kishin ardhur edhe shtatë muslimanë të tjerë, e këta ishin:
Mu’adh b. El-Harithi, i biri i Afras nga familja Beni Naxhxhar, fisi Hazrexh;
Dhekvan b. Abdul Kajsi, nga familja Beni Zurejk, fisi Hazrexh;
Ubade b. Samiti, nga familja Beni Ganem, fisi Hazrexh;
Jezid b. Thalebe, nga familja Hulfa’ Beni Ganem, fisi Haz-rexh;
El-Abbas b. Ubade b. Nadleh, nga familja Beni Salem, fisi Hazrexh;
Ebul Hejthem b. Tajhan, nga familja Beni Abdul Eshhel, fisi El-Evs;
Uvejm b. Saide, nga familja Beni Amër b. Avf, fisi El-Evs.
Pesë ishin nga fisi El-Hazrexh, kurse dy nga fisi El-Evs.[1]
Ky grup u takua me Resulullahun sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tek Aka’ba në Minne, dhe i dhanë fjalën Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se do të ishin besnikë njësoj sikurse u betuan gratë me rastin e çlirimit të Mekës, për çka do të bëhet fjalë.
Buhariu transmeton nga Ubade b. Samiti se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ejani dhe m’u betoni për besnikëri dhe më jepni fjalën se nuk do t’i bëni shok Allahut, s’do të vidhni, s’do të bëni amoralitet, s’do t’i mbytni fëmijët tuaj, s’do të gënjeni, s’do t’i bëni shpifje grave tuaja, dhe se do të dëgjoni për çdo gjë që është e mirë. Kush prej jush pranon, shpërblimin e ka tek Allahu, e kush e prish besën për çkado qoftë nga kjo që thashë, do të jetë i ndëshkuar në këtë botë, që do të jetë shpengim për mëkatet. Kush prej jush bën ndonjë cënim nga kjo, e Allahu atë e fsheh, Ai do t’i caktojë ndësh-kimin ose do ta falë nëse do.” Dhe ia dhamë besën. “Kurse në një përmbledhje tjetër thuhet: “dhe ia dhamë fjalën për çdo gjë që kër-koi ai.”[2]
Nga Libri: “Nektari i vulosur i xhenetit”
_______________________________________
[1] Rahmetun li-l-Alemin: I/85; Ibni Hisham: I/431-433.
[2] Sahihu-l-Buhari, kaptina pas kaptinës: “Bukuria e imanit”: I/7, kaptina: “Delegacioni i ensarëve”: I/550.551. Teksti është nga kjo kaptinë dhe nga ajeti: “Kur të të vijnë besimtarët…” (55, 13) e në koleksionin e Buhariut II/727 dhe kaptinës për mashtrimet dhe kefaretin: II/1003.