Besimi në Engjëjt

0
233

Engjëjt janë botë e padukshme, të cilët i ka krijuar Allahu nga drita dhe i ka bërë që të jenë të bindur dhe të nënshtruar për Të. Për çdonjërin prej tyre ka funksione dhe vepra me të cilat Allahu i ka veçuar, ku prej të cilave dime se:Xhibrili, është i ngarkuar me shpalljen, me të cilën ai zbret nga Allahu i Lartësuar për tek të dërguarit e Tij.Israfili, është i ngarkuar me fryrjen në ‘brir’, njëkohësisht është edhe një nga mbajtësit e Fronit(Arshit) të Allahut.Mikaili, është i ngarkuar me shiun dhe bimësinë.Që të tre këta, janë të ngarkuar me gjëra në të cilat ka jetë. Kështu, Xhibrili është i ngarkuar me shpalljen, në të cilën është jeta e zemrave, kurse Mikaili është i ngarkuar me shiun dhe bimësinë, në të cilën është jeta e tokës, kurse Israfili është i ngarkuar me fryrjen në ‘brir’, në të cilin është jeta e trupave Ditën e Ringjalljes.Gjithashtu dimë se nga engjëjt ka që janë të ngarkuar me marrjen e shpirtrave të njerëzve, ose me marrjen e shpirtrave të të gjithë krijesave që kanë shpirt. Këta engjëj janë: engjëlli i vdekjes dhe ndihmësit e tij. Allahu thotë në Kur’an: {Thuaju: “Shpirtin do t’jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ..} . Prej engjëjve ka që janë të ngarkuar për të ruajtur njerëzit dhe për të regjistruar vazhdimisht veprat e tyre. Allahu thotë në Kur’an: {Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut.}  Prej tyre ka që e adhurojnë Allahun me përulje dhe madhërim e prej tyre ka që janë të ngarkuar me ruajtjen e Xhenetit dhe të zjarrit të Xhehenemit.Pra, si duhet të besojmë në engjëjt?Të besojmë se ata janë botë e padukshme dhe nuk shikohen, porse nganjëherë edhe mund të shikohen. Janë të krijuar nga drita, janë të ngarkuar nga Allahu me adhurime dhe janë të nështruar dhe të përulur për Allahun, në mënyrën më të plotë. Allahu thotë në Kur’an për engjëjt: { të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.} . Gjithashtu i besojmë emrat, punët dhe funksionet që na janë bërë të ditura për ta si edhe ata janë trupa, me argument fjalën e Allahut në Kur’an: { Lavdërimi qoftë për Allahun, krijuesin e qiejve dhe Tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë.}

[1] Surja es-Sexhde 11.

[1] Surja er-Rra’d 11.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here