A BËNË TË KËRKOJMË LËMOSHË?

0
211

“… më ka urdhëruar që të mos i lyp askujt asgjë…”

S’do mend se shpirtrat krenarë e shohin lypjen ndaj tjetërkujt përveç Allahut si nënçmim dhe poshtërim. Thotë Allahu i Lartësuar:
“Ai i cili i frikësohet Allahut, atij Ai i gjen rrugëdalje dhe e furnizon atë prej kah as nuk e llogaritë, e ai i cili Allahut i mbështetet, atij Ai i mjafton.” (Et-Talak 65, 2-3)
Pra, ai që mbështetet tek Allahu, atij Ai i mjafton dhe e pavarëson nga poshtërimi i lypjes.
Thotë i Lartmadhërishmi:
“Nëse Allahu të sprovon me ndonjë të keqe, askush s’mund ta largojë atë pos Tij, po nëse të prekë me ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij, e me atë të mirë e godet kë të dojë prej robërve të Tij. “ (Junus 10, 107)
Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) i ka thënë të birit të xhaxhait të tij, Abdullah Ibn Abbasit (RadijAllahu anhu):
“Kur të kërkosh, kërko vetëm prej Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko ndihmë vetëm prej Allahut.”
Transmeton Thevbani (RadijAllahu anhu), i cili thotë:
“Ka thënë i Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem): “Kush ma garanton mua një gjë, unë po ia garantoj atij Xhenetin?” Thashë: “Unë.” E ai tha: “Mos kërko prej njerëzve asgjë.” Kështu, ndodhte që Thevbanit (RadijAllahu anhu) t’i binte kamxhiku duke qenë i hipur në kafshë e nuk i thonte askujt: “Ma jep,” – derisa të zbriste dhe ta merrte vetë.”
(Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe, ndërsa hadithi është sahih.)
Allahu i Lartësuar dëshiron prej robit të Tij që ai Atij t’i kërkojë. Kur t’i kërkosh njeriut dhe ta kesh përsëritur kërkesën tënde, ai prej teje mërzitet dhe largohet.
Thotë poeti:

Ti, bijve të Ademit mos u kërko
Kërkoj Atij, dyert e të Cilit të mbyllur nuk kanë
Allahu hidhërohet nëse Atij nuk i kërkon
E kur bijve të Ademit i kërkon
Neveriten dhe i hidhëron

LIBRI Porosi profetike

Abdul Kader El Arnauti Allahu e mëshiroftë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here