Balsami i lumturisë 

0
272

Balsami i lumturisë

Ku është lumturia?

Ata që bredhin pas lumturisë së rrejshme dhe që nuk besojnë në All-llahun, subhanehu ve teala, dhe ia kanë kthyer shpinën rrugës së besimit, ata nuk mund të arrijnë askund përpos se në podrumin e mashtrimit, sepse kanë neglizhuar veçoritë e natyralitetit (fitres) që gjinden në thellësirat e njeriut, i cili është krijesë ku nuk mund të ndahen kërkesat e trupit nga kërkesat e shpirtit. Kurse shpirti është esenca e jetës së njeriut.

All-llahu, subhanehu ve teala, ka krijuar njeriun dhe i ka sqaruar rrugën e lumturisë së tij dhe ia ka tërhjekur vërejtjen nga rruga e vuajtes, sepse Ai është i Gjidijshmi, sikurse dhe thotë: “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë”. (El-Mulk: 14).

All-llahu, tebareke ve teala, është Ai që di se çka është në të mirën tënde dhe çka ta çon jetën drejt dhe përhap shpirt qetësues dhe gëzimin tek ti: “(Musai) Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?”. (Taha: 50).

Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës”. (El-Insan: 3).

Pasi që prodhuesi ia përcakton atë çka i përshtatet prodhimit të vet dhe përcakton mënyrën e saktë të aktivizimit dhe veprimit të tij, çka mund të themi për këtë krijesë gjigante njerëzore, të cilin devijantët dëshirojnë ta largojnë nga udhëzimi i Zotit të tij dhe pastaj iluzionojnë se do të mbeten në rrugën e saktë pa defekte dhe kundërthënie?!

Pasi që njeriu e humbi rrugën e tevhidit, monoteizmit, filloi të hulumton rrugë të ndryshme dhe të shumta për tiu përgjigjur kërkesave të shpirtit dhe për të adhuruar Krijuesin. Paramendon nxemjen e diellit, ndriçimin e hënës, flakën e zjarit, ose idhujt, statujat dhe hyjnitë e rrejshëm të cilave u nënshtrohen njerëzit, e mendon se me këtë veprim i përgjigjet natyralitetit të tij dhe kjo është vet lumturia!!

Edhe pse shkenca moderne ka përparuar shumë, problemet psiqike dhe shoqërore të individëve dhe shoqërive edhe më tej shtohen, madje këto shkenca të cilat supozohet se duhet ti ofrojnë njeriut komoditet dhe tia pakësoj lodhjen, janë bërë shpatë që i ri mbi kokë njerëzve dhe armë me të cilën i fuqishmi e shkatërron të dobtin, i shfrytëzojnë për nevojat dhe lakmitë e tyre duke ua shkelur nderin, shtypur njerzishmërinë dhe nëpërkëmbur shpirtin e tyre me llojlloj armësh që për një minutë korrë jetën e qindra dhe mijëra njerëzve.

Ah dhe vaj për këtë qytetërim dhe civilizim fatzi!!

Njerëzimi ka korrë suksese në shkenca të ndryshme, mirëpo cila është gjurma e kësaj në jetën e saj? A ka gjetur lumturinë? A ka qetur qetësi? A ka gjetur paqë?

Asesi! Ka gjetur vuajtje, strese, frikë, sëmundje psiqike dhe nervore dhe krime të mëdha.

Shkenca, e cila duheshte, sipas mësimeve të All-llahut, që secilën fitore ta bëjë një hap drejt All-llahut, mu ajo është bërë shkak që e largon njerëzimin shumë hapa nga rruga e lumturisë së vet për shkak të fikjes së shpirtit dhe mprapshtjes së tij.

Jemi duke parë realitetin e hidhur të njerëzimit, kurse në horizonte jemi duke parë flamurin e shpëtimit që valon në mes të shkretëtirës dhe një kullë llambe ndriçimi që u bën dritë atyreve që janë zhytur në kënetë. (shiko: “Fi Dhilalil-Kuran”, 1/440).

Gjithsesi! ثshtë fe e natyralitetit që i ofron njeriut lumturi të vërtetë, i siguron qetësi dhe kënaqësi, kurse kontrollin e ndërgjegjës dhe pasionit e bën rregullues i cili e pengon njeriun ti bëhet armik vëllaut të tij njeri, ia mëson secilit të drejtat dhe detyrat, e shtyen në vepër konstruktive duke patur për synim fitimin e kënaqësisë së All-llahut, pastron shpirtin dhe përmirëson sjelljen.

Një dhuratë me disa margaritarë

Lumturia dhe vuajtja

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Nëse zgjohet njeriu dhe ngrysë duke mos patur synim tjetër përpos All-llahut, All-llahu do të mer përsipër të gjtha nevojat dhe brengat e tija e do ti zbrazej zemra që vetëm Ate ta do, kurse gjuha vetëm Ate ta përmend, kurse gjymtyrët vetëm Ate ta respektojnë. Nëse gdhin dhe ngrys duke patur synim të vetin dynjanë, All-llahu ia le brengat, vështirësitë, vuajtjet dhe e le vetëm. Zemra e këtij njeriu angazhohet me dashurinë ndaj krijesave tjera dhe nuk ka vend për dashuri ndaj All-llahut, gjuha e tij është e angazhuar me përmendjen e tjerëve dhe nuk ka kohë për ta përmendur All-llahun, gjymtyrët i lodhen duke u shërbyer njerëzve dhe nuk ka mundësi ta respektojnë All-llahun. Ai lodhet dhe raskapitet sikurse kafshët e egra duke u shërbyer tjerëve, sikurse cakulli i farkëtarit, e fryen barkun e vet dhe i mbush brinjët për tu bërë dobi tjerëve. Secili njeri që braktis adhurimin e All-llahut, respektin e Tij dhe dashurinë ndaj Tij sprovohet me adhurimin, respektin dhe dashurinë e krijesave. All-llahu, tebareke ve teala, thotë: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë”. (Ez-Zuhruf: 36). (“El-Fevaid”, fq. 84).
Nozulli më i mirë

– Sot bleje vetveten, sa është tregu i hapur, i posedon paratë, malli është i lirë, sepse do të vijë një ditë kur nuk do të ekzistojë as ky treg e as ai mall, kjo është dita e mashtrimit (dështimit).

– Vepra pa sinqeritet dhe pasim të Sunetit është sikur një udhëtarë i cili e mbush strajcën e tij me rërë, i bëhet rëndë, por ska dobi.

– Ai që shijon ëmbëlsinë e shëndetit i vjen lehtë idhëtina e durimit.

– Lakmia e madhe për të arritur në qëllim ta imponon veprimin serioz dhe kujdesin e madh që mos të ikë ajo që synon.

(“El-Fevaid”, fq. 49-50).

– Kur të del ylli i ambicjes në erësirën e natës së përtesës dhe ta shoqëron hëna e vullnetit, i shndërritet toka e zemrës me dritën e All-llahut.

(“El-Fevaid”, fq. 51).

اka është lumturia

Lumturia – është koncept te i cili nuk mund të arrish me thesare nga ari dhe argjenti, sepse është më i shtrenjtë se ari dhe argjendi.

Lumturia – është sikur margaritari që gjindet në thellësirat e detit, ka nevojë për zhytës të shkathët që di të zbulon thellësirat e detit.

Lumturia – është qëndrime, fjalë, synime, këndvështrime mbi jetën me realitet, shpresë, aspiratë dhe vizion.

Hulumto brenda teje, sepse aty në ato thellësira gjindet lumturia, aty është burimi që nuk shuhet.

Nëse pyesim: çka është lumturia?

Sipas një ankete që i është bërë 16 mijë njerëzve me këtë pyetje, përgjigjet e tyre kanë qenë të këtilla:

38% kanë thënë se lumturia është dashuria.

28% kanë thënë se lumturia është kënaqësia.

17% kanë thënë se lumturia është shëndeti.

7% kanë thënë se lumturia është martesa.

5% kanë thënë se lumturi është pasuria.

3% kanë thënë se lumturi janë fëmijët.

2% kanë thënë se lumturia është udhëtimi.

Abas Mahmud Akadi thotë: kisha një mik piktor, i cili kishte imagjinatë të pasur dhe një ditë imagjinoi lumturinë dhe e vizatoi në formë të një vashe në moshën njëzet vjeçare, e cila vrapon djathtas dhe majtas e lumtur, flokët i hedhen në të majtë dhe në të djathtë gjersa ajo gjindet në kulmin e gëzimit, argëtimit dhe galdimit, e ma tregoi. I thash: unë nuk e imagjinoj kështu lumturinë.

Një: Për këtë mund të themi se është argëtim, gëzim apo kënaqësi.

Porse lumturia është diçka tjetër.

Lumturia është më afër përvojës dhe eksperiencës se sa mashtrimit, adoloshencës dhe injorancës.

Lumturia është më afër moshës së pjekur se sa kësaj moshe ku ka shumë galdim rinor, gjallëri dhe fuqi.

Dy: lumturia ka domethënien e mjaftimit dhe qetësisë.

Nuk është zhurmë dhe britmë.

Lumturia është shije, emocion dhe ndenja brenda njeriut, në zemër dhe ndërgjegje.

Nuk mund ti vëndojmë definicion sikurse zakonisht vëndohet në libra definicion për secilën shkencë.

Lumturia nuk pikturohet me kufinjë dhe definicione.

Ndoshta lumturia troket në dyert tona, kurse ne nuk e njohim dhe e injorojmë e nuk ja hapim derën.

Ndoshta i vjen lumturia njeriut dhe e jeton me tërë potencialin e tij logjik, shpirtëror dhe fizik, mirëpo nuk e heton.

Sikurse është lumturia e fëmijëve, të cilët janë të lumtur në jetën e tyre, në argëtimin, pafajësinë, lojërat dhe thjeshtësinë e tyre, mirëpo ata megjithkëtë nuk e hetojnë lumturinë, e kur të rriten, të lexojnë, të kuptojnë dhe të dëgjojnë për atë që quhet lumturi , fillojnë ta hulumtojnë, sikurse të jetë diçka e humbur.

Po të sihte lumturia në pasuri, ari, argjend, dollar, gjiro llogari, do të ishin kodrat, minierat dhe bankat më të lumturit, sepse ato kanë shumë këso gjërash.

Po të ishte lumturia në bukuri, shkëlqim, pamje magjepse, e stolisje do të ishin palluat të lumtur, trandafili, lulet, bozuloku.

Po të ishte lumturia në pushtet dhe fuqi, e zë të madh, do të ishin kafshët e egra më të lumtur se njeriu.

Po të jetë lumturia në moralin e vlefshëm, fjalët e drejta, veprat e mira, autoriteti i madh, mendjepjekuria, atëherë njeriu këtë do ta meritonte.

Lumturia është:

Buzëqeshja e një fëmiut të dlirë;

Fjalët e mira dhe përmendja e All-llahut kur dalin nga një gjuhë e pastër dhe e vërtetë;

Rahja e zemrës tolerante ndaj vëllezërve të tij musliman;

Dhurata pa përmendje dhe mburrje;

Largimi i një brengës tënde ose të ndonjë vëllaut tënd musliman prej All-llahut, subhanehu ve teala;

Qëllimi fisnik të cilin e arrinë ti ose dikush tjetër prej muslimanëve;

Një çast i lodhjes, raskapitjes dhe djersës, të cilën e pason një rehati dhe një sukses;

Mendjemëdhenjtë, perandorët, zullumqarët, kriminelët, pasanikët ndodh që të dalin prej kësaj dynjaje dhe mos të provojnë atë më të bukurën në te: shoqërimin e All-llahut dhe lumturinë e lutjes drejtuar Atij.

Udhëzimi i pejgamberëve drejt rrugës së lumturisë

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Nuk ka rrugë që të shpien drejt lumturisë dhe shpëtimit në dynaj dhe ahiret, përpos se në duar të pejgamberëve. Nuk ka rrugë për të mësuar të këndshmen dhe të flliqurën në mënyrë detale përpos se nga ana e tyre. Nuk arrihet kënaqësia e All-llahut asnjëherë përpos se në duar të tyre. Fjalët, veprat dhe morali i mirë është udhëzimi i tyre dhe ajo që na e kanë sjellur ata. Ata janë peshoja e saktë me të cilën i peshojmë fjalët, veprat dhe sjelljen tonë. Pasimi i tyre bën dallimin e njerëzve të udhëzuar nga ata të devijuar. Nevoja për ta është më e madhe se sa nevoja e trupit për shpirtin, e syrit për dirtën dhe e shpirtit për jetën.

اka mendon për ate që nëse të mundon udhëzimi i tij për një çast të prishet zemra e i ngjan peshkut i cili ndahet nga uji dhe vëndohet në fërtere?!

Gjendja e robit kur zemra e tij largohet nga mësimet e pejgamberëve i ngjan kësaj gjendje, madje është edhe më e vështirë, mirëpo këtë e heton vetëm zemra e gjallë, sepse i vdekuri nuk ndien dhimbjen.

Nëse lumturia e një njeriu në dy botërat qenka e ndërlidhur me pasimin e udhëzimit të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atëherë secili që ia do vetes të mirën, shpëtimin dhe lumturinë duhet ta mëson udhëzimin dhe jetëpërshkrimin e tij aq sa të del nga mesi i injorantëve dhe të rreshtohet në rradhët e pasuesve, palës dhe grupit të tij. Njerëzit kundrejt kësaj janë mes atij që shumë kujdeset për këtë gjë, ose pak, ose tërësisht privohet nga kjo mirë. Dhuntia është në Dorë të All-llahut, kujt të Do ia jep, sepse All-llahu është pronar i Dhuntive të mëdhaja”. (“Zadul-Mead”: 1/69-70).

Transmeton Dejneveriu nga Utbe ibën Velidi, i cili thotë: një grua prej tabiinëve thoshte: Subhanall-llah! Sa e ngushtë është rruga për atë që Ti nuk je udhërrëfyesi i tij dhe se e trishtueshme është rruga për ate që Ti nuk je shoqëruesi i tij”. (“El-Muxhalese ve Xhevahirul-Ilmi”, 8/69).

Kurse Muhamed Dijaudin, Sabuni, në poezinë e tij thotë:

Lumturia është qëllim i kërkuar

Lumturia e njeriut është devtoshmëria e tij

Frika prej Zotit është lumturi dhe tregti

Kënaqësia e Dominuesit është aspiratë e jona

Vetëm All-llahun ke frikë

Sepse Ai është i Madhi që meriton ti kemi frikë. (“Rubaijat min Meke”, fq. 98).

Lumturia e zemrës është në kënaqjen e Allahut

Ai që ka frikë nga Zoti i vet dhe përpiqet për All-llahun me sinqeritet, e pastron shpirtin e tij duke respektuar Mikun e vet, subhanehu ve teala, fiton mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe i paguhen veprat pa llogari.

Shikoni sa bukur sqaron Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, duke thënë: “Zemrat nuk fitojnë atë që dëshirojnë derisa të lidhen me Zotin e tyre, kurse nuk ka mundësi të arrijë deri te Zoti i vet nëse nuk është i pastër dhe i shëndoshë, kurse këtë nuk mund ta arrijë përpos se duke kundërshtuar epshin e vet, sepse epshi i tij është sëmundja, kurse kundërshtimi është shërimi, e nëse dominon sëmundja mund ta mbyt. Ashtu sikurse ai që e largon veten nga epshi fiton xhennetin si vendbanim të vetin, ashtu edhe zemra e tij në këtë dynja, është në xhennetin e dynjasë, begati, të cilës nuk i ngjan asnjë begati tjetër… Mos mendo se fjala e All-llahut: “E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet). Dhe se mëkatarët janë në xhehennem”. (El-Infitar: 13- 14).

Kanë të bëjnë vetëm me begatinë e xhennetit dhe vuajtjet e xhehenemit të ahiretit, por në tre dynjatë e njeriut: në dynja, në berzah dhe në ahiret. Ata janë në begati dhe kënaqësi, kurse ata tjerët në vuajtje. اka mund të jetë begatia përpos begatisë së zemrës ose çka mund të jetë denimi dhe vuajtja përpose vuajtjes së zemrës? A ka denim më të ashpër se sa frika, brenga, mërzia dhe ngushtica e gjoksit”. (“Sëmundja dhe Ilaçi”, fq. 82).

Ai që përpiqet për ta pastruar shpirtin dhe ta avanson ate derisa të arrijë gradën e Ihsanit- bamirësisë do të fiton lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Kjo është lumturia e vërtetë. Dallimi është shumë i madh mes lumturisë së imagjinuar pas së cilës vrapojnë njerëzit dhe vuajnë për të arritur deri te ajo, kurse nuk arrijnë asgjë më shumë se sa shtimin e vuajtjeve dhe fatzisisë.

Lumturia e besimtarëve është lumturi që buron nga zemra dhe ka themele të forta, Pasi që e ndien besimtari këtë nderim Hyjnor, e di mirësinë e kësaj jete dhe mirësinë e përfundimit, kurse kjo ia shton atij ndjenjat e qetësisë, sigurisë, shpresës, kënaqësisë dhe dashurisë.

Kjo lumturi shpirtërore e shoqëron njeriun në të gjitha udhëtimet e tija nga kjo dynja e deri në ahiret, me te ngjitet në shkallët e plotësisë- kemal, edhe pse në fillim ka vështirësi dhe luftë me vetveten, por pastaj arrinë të shijosh ëmbëlsinë e saj dhe të kuptosh vlerën që ka.

Analizo fjalën e Ibën Kajimit, rahimehull-llah:

“Boshti i lumturisë së dynajsë dhe ahiretit është kapja për All-llahun, kapja për litarin e Tij dhe ska shpëtim për askend tjetër përpos për ate që kapet për këto dy shpëtues. Kapja për litarin e Tij e mbron njeriun nga devijimi dhe shkatërrimi, sepse ai që ecë drejt Allahut është sikur ai që ecë drejt një qëllimi të tij të caktuar dhe në këtë udhëtim ka nevojë për udhërrëfyes në rrugë dhe siguri, sepse përndryshe nuk mund të arrijë në qëllimin e vet. Domethënë pa sigurimin se a është kjo rruga e saktë dhe pa u sigurar se në këtë rrugë nuk ka asnjë pengesë, por ka siguri, ai nuk mund të jetë i sigurtë se mund të arrijë në qëllimin e vet.

Argumenti, udhërrëfyesi është garanti se nuk do të devijon dhe se do të jetë në rrugën e vërtetë, kurse përgaditja, fuqëia dhe arma e siguron nga hajnat dhe pengesat e rrugës.

Kapja për litarin e All-llahut i jep njeriut udhëzim dhe pasim të argumentit (udhërrëfyesit), kurse kapja për All-llahun i jep atij fuqi, përgaditje dhe armë”. (“Medarixhus-Salikin”, 1/460).

Dallimi mes këtyre dy gjërave është se: kapja për litarin e All-llahut domethënë zbatimi i urdhërave dhe respektimi i Tij, kapja për Kur’an dhe Sunnet, kurse kapja për All-llahun domethënë drejtimi dhe strehimi vetëm te All-llahu. All-llahu, xhel-le shanuhu, ka thënë: “…E kush kapet për All-llahun (i përmbahet fesë së All-llahut), ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë”. (Ali Imran: 101).

Kopshti i zemrës

Zemra i ngjan një vendi me banorë dhe i sigurtë, ose një kështjelle të siguruar mirë, ose një kopsht i bekuar që kur nuk përfundon begatia e tij, kurë nuk thahet uji i tij, jep fryte në çdo kohë me lejen e Zotit të vet. Kurse kopshti i trupit shpejtë thahet dhe shkatërrohet e bërtet pronari i vet: Vaj për mua! Kurse kopshti i zermës gjithmonë është i gjelbërt dhe me fryta, kurse pronari i tij bërtet: oh sa gëzim i madh! (“Rixhalul-Fikri ved-Daveti”).

Lumturia qëndron në pasimin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

All-llahu, azze ve xhel-le, i ka dërguar pejgamberët për udhëzimin e njerëzve, për t’i bërë të lumtur dhe për ti shpëtuar nga erësirat e devijimit, injorancës dhe prishjes, kurse vula e pejgamberëve dhe me të cilin përfundoi vargu i pejgambervë, ishte Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili i udhëzoi njerëzit nga devijimi, i mësoi Pasi që ishin injorantë, ua hapi sytë e ballit dhe të zemrës dhe ndriçoi toka nga drita e shpalljes, u bashkuan zemrat Pasi që ishin të shpërndara, andaj me të drejtë ky njeri ishte mëshirë për mbarë botërat, sikurse e ka përshkruar All-llahu, tebareke ve teala: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107).

All-llahu, subhanehu ve teala, ia ka zgjëruar gjoksin, ia ka ngritur emrin dhe ka bërë poshtërsinë dhe nënçmimin atij që e kundërshton urdhërin e tij, kurse lumturinë, shpëtimin dhe udhëzimin atij që kapet për sunnetin e tij.

Transmeton Imam Muslimi nga Ijad ibën El-Muxhasheiu, radijall-llahu anhu, se një ditë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hutbe mes tjerash tha: “Më ka urdhëruar Zoti im që t’ju mësoj atë që nuk dini, nga ajo që më ka mësuar mua në këtë ditë… Kam krijuar të gjith robërit e Mij besimdrejtë- hunefa, u erdhën shejtanët dhe i larguan ata prej fesë së tyre dhe ua ndaluan gjërat që ua kisha lejuar, i kanë urdhëruar të Më bëjnë ortak gjëra për të cilat nuk kanë argument. All-llahu i ka shikuar banorët e tokës dhe është mllefosur në të gjithë njerëzit, arab ose joarab, përpos një pakice nga ithtarët e Librit dhe ka thënë: të kam dërguar që të të sprovoj dhe që të sprovoj me ty dhe të kam zbritur Libër të cilin nuk e fshin uji, e lexon edhe i zgjuar edhe në gjum”. (Muslimi).

All-llahu, xhel-le shanuhu, e ka dërguar që ta sprovon dhe të sprovon me te njerëzit, e sprovon duke ua kumtuar dhe shpallur fenë njerëzve dhe duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtë, kurse që ti sprovon njerëzit, domethënë që të sheh kush do ti beson, kush sinqerisht do ta respekton dhe kush do të largohet prej tij dhe kush do ta armiqëson.

Dallimi është shumë i madh mes atij që është i lumtur duke e pasuar udhëzimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ai që është zhytur në devijim dhe ia ka kthyer shpinën mësimeve të Islamit.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: “Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”. Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm”. (Taha: 123- 127).

E mira dhe e keqeja

Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, ka thënë: “E mira jep shndërritje në fytyrë, dritë në zemër, gjërësi në rizk, fuqi në trup dhe dashuri në zemrën e njerëzve.

Kurse keqeja ta zymton fytyrën, erëson zemrën, ta dobëson trupin, ta pakëson rizkun dhe të bën të urrjetur te njerëzit”. (“El-Fetava”, 10/ 630).

Ibën Rexheb Hanbeliu, rahimehull-llah, ka thënë: “Ai që jeton me All-llahun jeton jetë të këndshme, kurse ai që jeton me nepsin dhe epshin e tij, jeton jetë të gjatë e të vështirë”. (“Sherhu Hadithi Lebejke All-llahumme lebjeke”, fq. 60).

Imam Ibën Rxheb Hanbeliu, rahimehull-llah, thotë: “Disa gnostik, njohës të All-llahut, i kanë thënë disa njerëzve: اka e konsideroni jetesë ju? Kanë thënë: ngrënie dhe pirje dhe gjërat e ngjajshme me te. Kurse ky ia ktheu: jetësë është që secila gjymtyrë të të tërhjek kah respektimi i All-llahut”. (“Sherhu Hadithi Lebejke All-llahumme lebjeke”, fq. 60).

Kur i erdhi vdekja Abdullah ibën Shedadit, e thirri djalin e tij Muhmedin e i tha: “Biri im! Po të jap një porosi, mbaje mend! Ji i devotshëm ndaj All-llahut të Madh dhe le të jetë gjëja më prioritare te ti falënderimi ndaj All-llahut, qëllimi i mirë në gjendjen sekrete tënde dhe në jetën publike dhe dije se falënderuesit i shtohen gjërat, kurse devotshmëria është nozulli më i mirë dhe bëhu biri im sikurse ka thënë Hatiu:

Burimet e lumturisë

Hulumtimi pas lumturisë është brenga e njeriut në çdo vend, mirëpo shumica e gabojnë rrugën dhe vrapojnë pas lumturisë iluzionare, kurse kjo u sjell vetëm vuajtje dhe fatzisi. Besimtari i vërtet është ai që e di rrugën e lumturisë dhe jetës së këndshme dhe qetësohet duke jetuar në prehërin e saj dhe nuk i dalin brengat dhe ngushticat përpara që ta pengojnë atë lumturi, sepse lumturia e tij i ngjan një burimi të vrullshëm nga i cili del uji sikur nga shkëmbi, i pastër dhe i ëmbël.

Ali Tantavi, rahimehull-llah, thotë: “Dy njerëz të barabartë në fuqi e bartin të njejtën gjë, njëri ankohet dhe qahet, sikurse të kishte bartur dy pesha, kurse tjetri qeshet dhe këndon sikurse të mos kishte bartur asgjë. Dy njerëzt të barabartë në trup sëmuren me të njejtën sëmundje, njeri tregohet pesimist, frikohet dhe e parafytyron vdekjen, kështu bëhet në krahun e sëmundjes dhe e mund vetveten dhe nuk shpëton, kurse tjetri duron, është optimist dhe e parafytyron shërimin dhe për shkurtë kohë shërohet…”. (“Suver ve Havatir”, fq. 14).

Një tregim

Një njeri në pleqëri i shtiret se në zorët e tija ka gjarpër. Shkon në kontrollë te mjekët dhe konsultohet me njerëz të dijshëm për këtë gjë. Atyreve u qeshet për këtë gjë, por e fshehin nga nderimi që kanë për te, dhe tentojnë ti sqarojnë se në zorë mund të ketë krimba, mirëpo të ketë aty brenda gjarpër, kjo është e pamundur. Mirëpo ai nuk u besonte. Derisa u takua me një mjek të mençur dhe që e njihte edhe mjekësinë edhe psikologjinë. E dëgjoi tregimin e tij, e pastaj i dha barëra që i shkaktojnë barkëqitje dhe nga barkëqitja e madhe plaku mendoi se i doli edhe gjarpëri nga barku. E ndiu veten të shëndoshë, kurse më herët ankohej për dhimbje dhe çrehatim!

Ali Tantaviu, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë tregim thotë: “Plaku nuk u shëruar sepse e nxori gjarpërin nga barku, por u shërua sepse e nzori gjarpërin nga mendja, Pasi që i zgjoi fuqitë e tija që ishin në gjum. Njeriu ka aso fuqi nëse dini ti përdorni do të bënit mrekullira”.

Ai në një vend tjetër thotë: “Ju jeni të pasur, mirëpo nuk ia dini vlerën pasurisë që posedoni dhe e hedhni nga moslakmimi i saj ose nga nënçmimi i saj.

Një njeri e kap kokëdhembja, ose i dhemb dhëmbi, ose ka ndonjë vështirësi dhe tërë botën e sheh të zezë dhe të erët, mirëpo pse kur ishte i shëndoshë nuk e shite tërë botën të bardhe dhe ndritshme?!

Pse nuk i njohim begatitë dhe dhuntitë përpos se kur i humbim ato?!

Pse nuk e njohim lumturinë përpos se kur largohet prej nesh, nuk e shohim përpos se të zhytur në erësirat e të kaluarës ose të përzier në mjegullat e tër adhmes?

Kush prej jush është dakord të jep shikimin e tij për një qind mijë dollar?

Pse kërkoni ari, kurse ju posedoni shumë ari?! Shikimi a nuk është prej arit, shëndeti a nuk është prej arit, koha a nuk është prej arit? Pse nuk e shfrytëzojmë kohën tonë? Pse nuk ia dimë vlerën jetës?

Intelekti njerëzor a nuk është thesar? Pse vuajmë nga çmenduria dhe nuk jemi të lumtur me mendje? Shëndeti, koha dhe mendja, tërë këto janë pasuri dhe të gjithë këto janë prej shkaqeve të lumturisë, për atë që dëshiron të jetë i lumtur.

Koka e gjith kësaj është besimi, besimi e ngop njeriun e uritur dhe e bën të pasur njeriun e varfër, e ngushëllon njeriun e mërzitur, e forcon njeriun e dobët dhe i jep njeriut jetë të këndshme.

Ali Tantaviu duke iu drejtuar lexusve në një vend u thotë: “Ju jeni të lumtur, por nuk e dini, jeni të lumtur aq sa i njihni dhuntitë në të cilat kënaqeni, të lumtur nëse e njihni veten tuaj dhe përfitoni nga fuqitë e deponuara në te, të lumtur nëse e kërkoni lumturinë prej vetes tuaj e jo prej tjerëve që janë përreth jush, të lumtur nëse mendimet e juaja vazhdimisht janë me All-llahun, e falënderoni për çdo begati, duroni në çdo fatkeqësi, do të jeni fitimtar në dyja rastet dhe të sukseshëm në dy jetët”.

Kur flasim për peshojën e lumturisë duhet ta dimë se mjaftueshmëria, kënaqja, moskeqardhja ndaj asaj që nuk mund të arrihet, qetësia e shpirtit dhe pasuria e saj janë peshoja e lumturisë.

Duhet ta dimë se të jemi dakord me atë që na ka ndarë All-llahu na e sjell lumturinë, kurse ai që vrapon pas të mirave të kësaj dynjaje dhe pasurisë kurrë nuk do të ngopet edhe nësë tërë thesarin e dynjasë e grumbullon dhe do të mbetet në vuajtje.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e sqaron rezikun e dominimit të epshit të dashurisë për pasuri, duke thënë: “Po të kishte biri i Ademit një luginë ari do të dëshironte të ketë edhe një tjetër, kurse asgjë nuk ia mbush syrin birit të Ademit përpos dheut dhe All-llahu ia pranon pendimin atij që pendohet”. (Buhariu dhe Muslimi).

“I mallkuar qoftë robi i dinarit, robi i dirhemit, robi i këmishës, nëse i jepet diçka kënaqet e nëse i refuzohet hidhërohet”. (Buhariu).

Këto hadithe sqarojnë gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë ata që janë lidhur pas dashurisë ndaj kësaj dynjaje, ata që janë bërë skllevër të lakmisë dhe epshit, saqë kanë ardhur në fatkeqësi të vazhdueshme, frikë që nuk pushon dhe shpirt të trazuar vazhdimisht.

Mos u çrehato

Mos u troshto edhe nëse ndonjë dite ke vështirësi

Sepse gjatë kohë ke patur lehtësi

Mos u demoralizo sepse demoralizimi është mosbesim

Ndoshta All-llahu për shpejt kohë të pasuron

Dije se çdo vështirësi e pason lehtësimi

Fjala e Allahut është më e vërteta se çdo fjali

Rruga e shpëtimit

Imam Ibën Rexheb Hanbeliu, rahimehull-llah, ka thënë: “Ai që e sundon vetveten dhe e mposht ate bëhet krenar, sepse ka ngadhnjyer ndaj armikut më të ashpër, e ka mposhtur, e ka robëruar dhe është mbrojtur nga sheri i tij. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: “…Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (El-Hashr: 9).

ثshtë kufizuar shpëtimi në rruajten e njeriut nga lakmia…

Atë që e ka ruajtur All-llahu dhe e ka mbrojtur: e ruan nga lakmia e shpirtit të tij dhe e keqeja e saj dhe e forcon në luftëen kundër saj dhe armiqësimin e saj.

Kurse atë që e le në duart e veta: e sundon, mposht, robëron dhe e shpien në atë vepra ku qëndron edhe shkatërrimi i tij”. (“Sherhu Hadithi Lebejke All-llahumme lebjeke”, f. 130).

Krahët e lumturisë

Dynjaja është vend i sprovave, kurse robi i sukseshëm është ai që për begatinë falënderon, për fatkeqësinë duron që të jetojë shpirtqetë. Nëse e nderon All-llahu, azze ve xhel-le, me shëndet në trup, siguri në vendbanim, kënaqësi me rizkun që i ndahet, sikurse të posedojë tërë dynjanë dhe le të fluturon me këto tre krahë në qiellin e lumturisë dhe urime këto begati, të cilëve nuk ua dinë vlerën askush përpos atij që është i privuar nga ato.

Transmeton Tirmidhiu dhe Ibën Maxheja nga Ubejdullah ibën Muhsin, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ai që gdhin i sigurt në vendbanimin e vet, me shëndet në trupin e tij dhe ka kafshatën e asaj dite është sikur të ketë tërë dynjanë”. (Hasen).

Ta analizojmë së bashku këtë hadith pejgamberik të mrekullueshëm, i cili i ka përcaktuar shtyllat e lumturisë për besimtarin, sepse besimtari gëzon lumturinë me atë që e ka nderuar All-llahu, siç është besimi, bindja dhe kënaqësia, pastaj i shton shtyllat e lumturisë me begati dhe dhurata që ia ka dhënë All-llahu, mirëpo më të dukshmet janë këto tre komponente:

1-Siguria dhe qetësia shpirtërore;

2-Shëndeti dhe mbrojtja nga sëmundjet;

3-Ushqimi i mjaftueshëm nga hallalli.

“I sigurt në vendbanimin e tij”. Domethënë i sigurtë në vetveten, fëmijët, familjen, shtëpinë dhe rrugën e tij. Nëse je i sigurtë edhe në qoftëse jeton në shtëpi të ngushtë qetësia shpirtërore e bën të gjërë dhe të madhe. Kurse stresi dhe frika ia ngushtojnë njeriut shtëpinë dhe jetën edhe nëse jeton në pallate dhe vila luksoze.

Kanati, mjaftueshmëria e mbjellur në shpirtin e besimtarit i mundëson të fluturon në qiellin e lumturisë dhe të jeton jetë të këndshme me ato begati të All-llahut. kurse ai që vrapon si i çmendur pas të mirave të kësaj bote si grykës për të shtuar kënaqësirat e kësaj dynjaje, kjo nuk ia shton lumturinë e njeriut, sepse është manifestim i rrejshëm në të cilën mbështetet njeriu dhe gëzohet me te për një kohë të shkurtër, mirëpo shpejt mërzitet dhe kërkon tjerat. I shtohet keqardhja dhe stresi nëse nuk fiton gjëra shtesë, sepse po të kishte një luginë ari, do të dëshironte të dytën?!

Mjaftueshmëria është një thesar që nuk harxhohet, të jep optimizmin dhe të largon nga stresi dhe brenga.

Prej mëshirës së All-llahut është se burimin e lumturisë e ka bërë brenda shpirtit të tyre, afër tij dhe pasurinë e vërtetë e ka bërë pasurinë e shpirtit e jo sasinë e pasurisë materiale.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk është pasuri malli i shumtë që ofrohet, por pasuri është pasuria e shpirti”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Ka shpëtuar ai që bëhet musliman, rizkun e ka të mjaftueshëm dhe e bën të mjaftueshëm me atë që i ka dhënë”. (Muslimi).

“Xhenneti qoftë për atë që udhëzohet në Islam, jetësën e ka modeste dhe ka kanatë, mjaftueshmëri”. (Sahih, Tirmidhiu).

Rrugëdalja pas ngushticës

Ti që bartë brengë, dije se brenga do të kalon

Myzhde të mirë sepse zgjidhës i brengës është All-llahu

Demoralizimi e këputë ndonjë herë njeriun

Mos u demoralizo sepse All-llahu të mjafton

All-llahu pas vështirësisë sjell lehtësimin

Mos u trishto sepse Krijues është All-llahu

Nëse ke sprovë beso në All-llahun dhe je dakord me Te

Sepse Ai që i largon sprovat është All-llahu

Pasha All-llahun ske askend përveç All-llahut

Të mjafton All-llahu sepse për çdo gjë e ke All-llahun.

Peshorja e lumturisë

Lumturia ka peshoren e vet, kurse ajo është në dorën tënde, mund të peshoshë drejt me te ose të vjedhish.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Shikoni ata që janë nën ju dhe mos shikoni ata që janë mbi ju, sepse kështu nuk do të nënçmoni dhuntitë e All-llahut”. (Muslimi).

“Nëse shikon ndokush prej jush ata që kanë më shumë pasuri dhe robër, le të shikon ata që janë nën te”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadith është ilaç i sëmundjes së hasedit dhe ankesës në caktimet e All-llahut, sepse njeriu që i shikon tjerët dhe dëshiron të arrije te tjerët asnjëherë nuk ngopet, sadoqë që arrinë pasuri dhe autoritet, sepse ai vazhdimisht kërkon shtim të tyre dhe vrapon pas tyre si i çmendur, pastaj i nënçmon begatitë dhe mohon Dhuntidhënësin. Kjo është në përputhje me hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Po të kishte biri i Ademit një luginë ari do të dëshironte të ketë edhe një tjetër, kurse asgjë nuk ia mbush syrin birit të Ademit përpos dheut dhe All-llahu ia pranon pendimin atij që pendohet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Nëse muslimani e zbaton këtë porosi profetike do të njeh vlerën e begatisë, do të jetë dakord me atë që ia ka caktuar All-llahu, e fiton kanatin, kënaqjen me atë që ka, fiton lumturinë edhe në qoftëse është i sprovuar me varfëri, sëmundje a fatkeqësi të ndryshme.

Njeriu që është i varfër dhe nuk posedon pasuri nëse i shikon ata që janë edhe më të varfër se ai dhe kanë uri të madhe, thotë elhamdulilah që nuk e kam gjendjen e rëndë sa të atyreve.

Njeriu që është i sëmurë dhe ka dhimbje nëse i shikon ata që janë shumë rëndë të sëmurë dhe kanë sëmundje afatgjate, thotë elhamdulilah që nuk jam keq sa ata.

Kështu jeton i kënaqur me atë që i ka caktuar All-llahu, falënderues e durimtar.

Poqëse muslimanët do të praktikonin këtë hadith të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do të jetonin të lumtur, do të rregullohej gjendja e tyre, do të njihnin frytet e vërteta të besimit në Caktimin e All-llahut, do të bënin gara në devotshmëri, vepra të mira dhe afrim te All-llahu, në vend se të garojnë për të mirat e kësaj bote.

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, në librin e tij, “Udetus-Sabirin” thotë: “Secili njeri domosdo duhet të durojë në disa gjëra që i urren, ose me vetëdëshirë ose përdhunshëm. Njeriu fisnik duron me vetëdëshirë ngase e di fundin e mirë që ka durimi dhe lavdërohet për këtë vepër e qortohet për trishtimin dhe nëse nuk duron trishtimi nuk ia kthen atë që i ka kaluar. Trishtimi edhe pse nuk i ban dobi fatkeqësinë ia bën dy fatkeqësi. Kurse njeriu i poshtër duron përdhunshëm, sepse rotullohet përreth hapësirës së trishtimit dhe nuk sheh se i sjell ndonjë dobi e duron sikurse që duron njeriu i lidhur për ti dhënë qotek”. (“Udetus-Sabirin”, fq. 45).

Shtatë porosi në rrugën e lumturisë

Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Më ka urdhëruar i Dashuri im, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me shtatë gjëra:

1- Ti dua të varfërit dhe të jem afër tyre;

2- Ti shikoj ata që janë ndër mua e jo ata që jan mbi mua;

3- Të kujdesem për farefisin edhe nëse ma kthejnë shpinën;

4- Mos të kërkoj prej askujt asgjë;

5- Ta them të vërtetën edhe nëqoftëse është e hidhur;

6- Mos të frikohem për hirë të All-llahut prej prej qortimit të askujt:

7- Të them sa ma shumë: ‘la haule ve la kuvvete il-la bil-lah’ sepse këto fjalë janë thesar nën arshin e All-llahut”. (Sahih, transmeton Ahmedi).

Pesë porosi tjera

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush merr prej meje këto fjalë dhe vepron me to ose ia mëson atyreve që veprojnë me to: Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tha: unë o Resulull-llah.

Më kapi për dore dhe mi numëroi pesë gjëra:

1- Ruaju nga haramet që të behsh njeriu më adhurues në mesin e njerëzve;

2- Je i kënaqur me atë që të ka ndarë All-llahu që të jesh njeriu më i pasur;

3- Sjellu mirë me fqiun që të jesh besimtar;

4- Duaju njerëzve atë që ia do vetes që të jesh musliman;

5- Mos u qesh shumë, sepse qeshja e shumtë ta vdes zemrën”. (Sahih, transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Të dashurit e All-llahut

Imam Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, thotë: “Të dashurit e All-llahut janë ata që trashëgojnë jetën e këndshme, shijojnë begatinë e tyre, për shkak të gradës së lartë në lutje të Dashurit të tyre dhe për shkak të ëmbëlsisë së dashurisë ndaj Tij që kanë gjetur në zemrat e tyre. Dynjaja atyreve u bëhet mirë vetëm duke e përmendur Ate, kurse ahireti vetëm me Faljen e tij, kurse xhenneti me shikimin në Te”.

(F. 90)

Disa urtësi të mrekullueshme

– Humbja e durimit është fatëkeqësia më e madhe e kohës.

– Mëkatet e shumta e prishin zemrën.

– Takimi me të dashurit e largon brengën.

– Kopshti i dijes është më i bukur se sa kopshti i bozulokut.

Shpëtimi qëndron në pastrimin e shpirtit

Imam Ibën Tejmije, rahimehull-llah, ka thënë: “Bamirësia dhe devotshmëria të bëjnë zemërgjërë dhe të qetë, saqë njeriu e ndien vehten të gjërë dhe të lehtë.

Amoraliteti dhe kopracia e shtypin shpirtin, e ulin dhe nënçmojnë. Shpirti koprrac dhe amoral e ka përzier njërën me tjetrën, andaj në momentin e vdekjes do të nxjeret shpirti me vështirësi sikurse që nxjeret therra nga leshi i lagur.

Shpirti bamirës, i devotshëm dhe i dlirë, të cilin e ka pastruar njeriu, ngritet, zgjërohet, fiton lavdi dhe fisnikëri, kurse në momentin e vdekjes del nga shpirti sikurse pika e ujit që del nga goja e ibrikut ose sikur qimeja nga tlyni”. (“El-Fetava”, 10/630).

Pesë veçori

Imam Shafiu, rahimehull-llah, ka thënë: “Mirësia e dynjasë dhe ahiretit qëndron në pesë gjëra:

– Pasuria e shpirti;

– Pengimi i të keqës;

– Fitimi hallall;

– Petku i devotshmërisë;

– Bindja në All-llahun në çdo rast”. (“Bustanul-Arifin”, fq. 130).

Të parët

Imam Ibën Xhevziu, rahimehull-llah, ka thënë: “All-llahu ka njerëz që nuk kënaqen pa i mbledhur të gjitha veprat e mira, ata mundohen maksimalisht të fitojnë çdo dije, përpiqen në çdo punë, durojnë në çdo vlerë, e nëse u dobësohet trupi dhe nuk mund ti bëjnë këto vepra, atëherë nijeti e zëvendëson, sepse ata çdo herë mundohen të jenë të parë”. (“Sajdul-Hatir”, fq. 245).

Zemra përplot dashuri

Imam Ibën Tejmije, rahimehull-llah, thotë: “Besimi nëse depërton në zemër dhe përzihet me te shkakton ëmbëlsi, kënaqësi, gëzim dhe galdim që nuk mund ta shprehë këtë ai që nuk e ka shijuar…

Kënaqësia e pason dashurinë, ai që e do një gjë dhe e arrinë atë që do e gjen kënaqësinë me te…

Krijesat nuk kanë dashuri më të madhe, më të plotë dhe më të saktë se sa dashuria e besimtarëve ndaj Zotit të tyre…dhe çdo gjë që duhet përpos Tij dashuria e tij është si rezultat i dashurisë ndaj All-llahut”. (“El-Fetava”, 10/648).

Gjërat e humbura

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Dhjetë gjëra janë të humbura dhe nuk ka dobi prej tyre:

1- Dija me të cilën nuk punohet.

2- Vepra në të cilën nuk ka sinqeritet dhe pasim.

3- Pasuria që nuk jepet prej saj sadaka, nuk kënaqet grumbulluesi i saj në dynja e as që e çon përpara në ahiret.

4- Zemër boshe nga dashuria ndaj Allahut, mallëngjimi për Te dhe shoqërimi me Te.

5- Trup i cili nuk angazhohet në adhurimin dhe shërbimin e All-llahut.

6- Dashuri e cila nuk kufizohet në kënaqjen e të Dashurit dhe zbatimin e urdhërave të Tij.

7- Koha e humbur dhe mospërmirësimi i të kaluarës ose shfrytëzimi i të tashmes.

8- Mendimi që bredhnë gjëra të padobishme.

9- Shërbimi i atij që nuk të afron te shëbrimi i të cilit të afron te All-llahu dhe nuk të sjell të mira në dynja.

10- Frika dhe shpresa te ai që koka e tij është në Dorë të All-llahut, i cili është rob në Grushtin e All-llahut, vetes nuk mund ti siguron as dëm e as dobi, as vdekje, as jetë e as ringjallje.

Prej këtyre gjërave dy gjëra janë humbja më e madhe dhe janë origjina e çdo humbjeje:

* Humbja e zemrës

* Humbja e kohës.

Humbja e zemrës vjen nga dhënia përparësi dynjasë para ahiretit, kurse humbja e kohës vjen nga prishja e gjatë.

U grumbullua e tërë prishja në pasimin e epshit dhe shpresa e madhe, kurse e tërë e mira është grumbulluar në pasimin e udhëzimit dhe përgaditjen për Ditën e takimit me All-llahun”. (El-Fevaid”, fq. 111).

Fitimi dhe humbja

Imam Ebu Fet’h El-Busti, rahimehull-llah, thotë: O shërbëtor i trupit sa lodhesh duke e shërbyer ate

Kërkon fitimin aty ku është humbja

Kujdesu për shpirtin dhe plotëso vlerat e tij

Sepse ti me shpirt e jo me trup je njeri

Lërë përtesën në të mirat që i kërkon

Sepse nuk gëzohet me të mirat përtaci

Ilaçi i sukseshëm

Shejh Abdurahman Es-Sadiu, rahimehull-llah, ka thënë: “Pasi që dynjaja asnjëher nuk shpëton nga njollat, atëherë ilaçi i sukseshëm është që njeriu të angazhohet me vepra të dobishme, të cilat ia mbushin kohën dhe e largon vazhdimin e mendimit në këto njolla dhe kjo vepër duhet me qenë e afërt me shpirtin dhe të mallëngjohet për te”. (“Vesailul-Mufide Lil-Hajatis-Seide”, fq. 15).

Shkaqet e lumturisë

Pas këtyre sqarimeve që dham mbi lumturinë edhe pse jemi të vetëdijshëm se me këtë nuk i kemi dhën fundin dhe normalisht se ka edhe shumë për tu thënë, do ti përmendim shkaqet që sjellin lumturinë në jetën e njeriut edhe ate shkurtimisht.

1- Besimi i vërtetë dhe veprat e mira;

2- Përmendja e madhe e All-llahut dhe leximi i Kur’anit;

3- Pendimi i madh te All-llahu dhe kërkimi i faljes prej Tij;

4- Lutja dhe kërkimi i të mirave të dynjasë dhe ahiretit;

5- Bamirësia ndaj njerëzve me fjalë, vepra dhe të gjitha llojet e bamirësisë, siç është sadakaj, kujdesi për lidhejt farefisnore, largimi i pengesave, përhapja e selamit, pajtimi i njerëzve, etj.

6- Ballafaqimi i të keqes me të mirë;

7- Kujdesi që të falet namazi me xhemat;

8- Ikja nga vetmimi dhe koha boshe;

9- Angazhimi me ndonjë vepër apo ndonjë shkencë të dobishme;

10- Kujdesu për punën e ditës së sotme dhe mos u merr me punën e të nesërmes derisa nuk i vjen koha;

11- Manifestoi begatitë e All-llahut të brendshme dhe publike duke e falënderuar Ate e jo duke u mburrur dhe me mendjemadhësi;

12- Vështirësitë krahasoi me begatitë;

13- Kujtoi fatkeqësitë e tjerëve që të të lehtësohen ty fatkeqësitë e tuaja;

14- Shiko ata që janë ndër ty në çeshtjet e dynjasë dhe ata që janë mbi ty në çeshtjet e fesë;

15- Kënaqu dhe je dakord me atë që ke;

16- Mos lakmo gjërat që kanë njerëzit në duart e tyre;

17- Shpreso shpërblimin në çdo vepër, e vogël ose e madhe qoftë;

18- Beso në Caktimin e All-llahut dhe dorëzoju Atij në të gjitha çështjet e tuaja;

19- Mbështetju vetëm All-llahut dhe zbatoi shkaqet e ligjshme dhe të lejuara fetarisht;

20- Mendo edhe mundësinë më të keqe, nëse dëshiron që mos të befasohesh me rezultatet të cilat nuk vijnë sikurse i dëshiron;

21- Kupto se jeta në dynja është e shkurtër, andaj mos e shkurto edhe më shumë me brenga dhe pikëllime;

22- Largohu nga ushqimi, fjalët dhe gjumi i tepruar;

23- Largoju nga hidhërimi dhe shkaqet e tija;

24- Kërko strehim te Allahu nga djalli i mallkuar, largoju nga rënia nën ndikim të imagjinatës, iluzioneve dhe cytjeve;

25- Kujdesu që secilit tia japish hakun që e meriton;

26- Detyrën që ke marrë mundohu ta kryesh në formë të përkryer dhe kryj detyrat një pas një;

27- Duhet ta dijë njeriu se fjala e njerëzve nuk i bën dëm përpos nëse ai vepron sipas asaj që thonë njerëzit;

28- Duhet të kuptoj njeriu se fitimi i kënaqësisë së njerëzve është synim që nuk arrihet;

29- Haroi vështirësitë e kaluara;

30- Largoju nga zilia dhe duaja vëllaut tënd atë që ia do vetvetes;

31- largoju urrejtjes dhe kujdesu që të kesh gjoksin e pastër kundrejt muslimanëve;

32- Përzihu me të mirët dhe largoju prej të këqinjve;

33- Kujto se çka u ka përgaditur All-llahu besimtarëve në xhennet;

34- Prano kritikën konstruktive, këshillën dhe udhëzimet nga secili me zemërgjërësi.

Këto janë disa shkaqe të cilat njeriut i sjellin lumturinë në jetë. Nuk na premton koha e as vendi që të bëjmë sqarime detale të këtyre shkaqeve por mendoj se mjaftojnë pas sqarimeve të mëhershmë që janë bërë në këtë drejtim.

Pengesat e lumturisë

Secili njeri e kërkon lumturinë, mirëpo jo secili e arrinë ate, sepse në rrugën e tij drejt lumturisë ka pengesa të cilat nuk arrinë ti tejkalojë. Andaj e shohim të arsyeshme që të përmendim disa prej këtyre pengesave që të kujdesen njerëzit prej tyre dhe të qëndrojnë në distancë.

1- Mosbesimi. Shikoni se si All-llahu, azze ve xhel-le, e përshkruan vuajtjen dhe fatzisinë: “Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-Enam: 125).

2- Mëkatet, gabimet dhe krimet. Ajetet dhe hadithet që e sqarojnë këtë gjë janë të shumta, andaj nuk do të ndalemi te ato.

3- Zilia dhe xhelozia. Zilia është shumë i rezikshëm, andaj na ka mësuar All-llahu që të kërkojmë strehim te Ai nga zilia, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e ka ndaluar këtë ves sepse e prish jetën komode dhe të këndshme mes muslimanëve.

4- Mllefi dhe urrejtja. All-llahu, azze ve xhel-le, i ka mësuar muslimanët që ti luten Allahut, tebareke ve teala, që mos të lë vend në zemrën e tyre për urrejtje e mllef duke thënë: “…dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”. (El-Hashr: 10).

Njeriu që ka mllef dhe urrejtje tërë kohën mendon se si të hakmiret ndaj atij që e urren, ndoshta e gënjen, e dëmton dhe nuk i frikohet asgjës në drejtim të arrijtes së qëllimit të vet.

5- Hidhërimi. Ska dyshim se hidhërimi është pengesë e lumturisë dhe zemërgjërësisë, andaj All-llahu, azze ve xhel-le, i ka lavdëruar besimtarët duke thënë: “…dhe kur hidhërohen, ata falin”. (Esh-Shura: 37).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk është i fuqishëm ai që ngadhnjen në mundje por ai që përmban veten kur hidhërohet”. (Buhariu dhe Muslimi).

6- Zullumi. Zullumi ka fundin e keq dhe përfundimin e zymtë. Shembuj për këtë gjë sa të duash si nga historia e hershme si nga historia moderne.

7- Frika prej tjetërkujt përpos All-llahut. Kjo frikë njeriut i sjell vuajte dhe nënçmim.

8- Pesimizmi. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pëlqente optimizmin dhe e urrente pesimizmin, sepse shkakton vuajtje dhe lodhje.

Dr. Aziz Feridi thotë: Pesimisti për shkak të orientimit të tij pesimist përjeton lodhje të madhe dhe ndikojnë më shumë në nervat e tija se sa katastrofat dhe fatkeqësitë e mëdha që e kaplojnë.

9- Mendimi i keq për All-llahun, subhanehu ve teala. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat …”. (El-Huxhurrat: 12).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kujdes nga paragjykimet, sepse ato janë gënjeshtra më e madhe”. (Buhariu dhe Muslimi).

10- Mendjemadhësia. Njeriu mendjemadh vazhdimihst jeton në vuajtje dhe fatzisi edhe në qoftëse i nënçmon tjerët dhe ngritet mbi njerëzit.

11- Lidhja e zemrës me krijesat tjera e jo me All-llahun, sikurse ndodh me njeriun e dashuruar me pasion të madh dhe të flakt ndaj ndonjë vajze. Mjafton të lexohen tregime të shumta që flasin dhe tregojnë gjendjen në të cilën kanë ardhur ata që janë dashuruar pa masë në ndonjë vajzë dhe ku i ka sjellur kjo dashuri. Shembulli më specifik në këtë drejtim është rasti i Mexhnunit dhe Lejlës.

12- Droga. Shumë njerëz mendojnë se lumturia sillet me drogë dhe alkool dhe jepen pas tyre duke ikur nga brengat e dynjasë dhe angazhimet e saja, mirëpo ata kanë efektin e kundërt, ato sjellin vuajtje, demoralizim, degjenerim dhe shkatërrim.

Këto janë disa prej pengesave kryesore në rrugën e lumturisë, ti njohim dhe të largohemi prej tyre.

All-llahun e lusim që të na jep jetesë të të lumturve, vdekje të shehidavë dhe të na ringjallë në shoqërinë e pejgamberëve. Amin.

Bekir Halimi,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here