Njeri i shtrenjtë tek ti..
E kalon shumicën e kohës me të..
Një ditë prej ditëve e sheh se sjellja e tij është e “çuditshme”..
Kur e hap celularin..
e vëren se..
thirrjet që nuk ju është përgjigjur janë 7..
mesazhe të dërguara 3..
dhe të gjitha janë nga ti..
mirëpo ai nuk ju përgjigjet, as thirrjeve e as mesazheve.
Ishte person që ia paraqisje brengat e tua,
dhe të gëzonte buzëqeshja e tij e butë,
dhe përkujdesej për ty,
dhe nuk mundej të ndahet nga ti.
Gjendja jote nuk bëhej më mirë, përveç se me takimin e tij dhe dëgjimin e zërit të tij për çdo ditë.
Brenda ditës dhe natës ndryshoi gjendja e tij..
ndryshuan sjelljet e tij..
sikurse kurrë të mos njiheshit më parë!!
Fatkeqësisht, ky është realiteti ynë i këtyre ditëve!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU