Ata që e përdorin Islamin për interesat e tyre personale

0
512

Ata që e përdorin Islamin për interesat e tyre personale

Ç’thonë dijetarët tanë të nderuar për ata që e shfrytëzojnë Islamin për interesat e tyre personale?
Islami është feja e vërtetë dhe për këtë falenderimi i takon Allahut. Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij (alejhi selam), duke i thënë:
“Pa dyshim se Ne të kemi dërguar me të vërtetën, përgëzues dhe qortues.”
(Bekare, 119)
Feja Islame është aq e lartë dhe e ngritur, sa nuk mund të jetë mjet për të përmbushur interest personale të një njeriu. Çdo njeri që pretendon se është luftëtarë i Islamit dhe mbrojtës i tij, duhet që fjalët e tij të përputhen me veprat, kështu dallohet i sinqerti nga mashtruesi, sepse edhe mashtruesit flasin për Islamin aq sa, nëse dikush i dëgjon, do të thotë se këta janë besimtarët e vërtetë. Allahu i Madhëruar thotë:
“Kur vijnë te ti hipokritët, thonë: ‘Ne dëshmojmë se ti je vërtetë i Dërguari i Allahut (alejhi selam)!’ Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë! Ata i përdorin betimet e tyre si maskë dhe i largojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut. Vërtetë, shumë të mbrapshta janë punët e tyre! Kjo, sepse fillimisht ata besuan, pastaj mohuan, kështuqë zemrat e tyre u vulosën dhe si pasojë nuk kuptojnë më. Kur i shihni, pamja e bukur e tyre ju mahnit, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. Megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë, është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, prandaj ruhuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta).”
(Munafikunë, 1-4)
Hipokritët (munafikët) kanë fjalë e oratori, të cilat kur i dëgjon, hutohesh prej tyre e mendon se këta janë në hak dhe në të drejtë. Sidoqoftë, ajo që vlen të theksohet, është fakti se nuk lejohet që dikush të fshihet pas fesë Islame për të realizuar qëllimet e tij personale dhe për ta bërë fenë vegël për interesa të dynjasë. Njeriu duhet të kapet fort pas Islamit, që të korrë frytet e tij të mëdha, nga të cila është edhe sundimi në këtë botë përveç shpërblimit të Botës Tjetër. Allahu i Madhëruar thotë:
“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu siç i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që pas kësaj mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.”
(Nur, 55)
Gjithashtu i Lartësuari thotë:
“Cilido mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtarë, ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë.”
(Nahl, 97)

(Shkëputur nga libri i shejh Uthejminit “Rigjallërimi Islam)