Home ISLAM Askujt nuk i lejohet që të thotë se kush do të hyjë...

Askujt nuk i lejohet që të thotë se kush do të hyjë në Xhenet apo në Xhehenem!

Kur jemi tek çështja për të dëshmuar se një person do të hyjë në Xhehenem apo në Xhenet, themi se nuk i lejohet askujt që ta bëjë këtë pa ndonjë dëshmi autentike që e sugjeron këtë. Shembull i kësaj janë dhjetë sahabët të cilët Profeti salallahu alejhi ue selem i përgëzoi me Xhenet.

Disa thonë se është e lejuar për të dëshmuar për ata që janë lavdëruar së tepërmi nga umeti. Shembull i kësaj janë Umer bin Abdil-Aziz – Allahu e mëshiroftë! – dhe të tjerët. Disa nga Selefët kanë thënë: “Është e ndaluar për të dëshmuar se ndonjë njeri tjetër përveç të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem do të hyjë në Xhenet.”

Ali bin el-Medini madje edhe ka debatuar me Imam Ahmedin lidhur me këtë temë.

Ai tha: “Unë them se ata do të hyjnë në Xhenet në formë të përgjithshme, por unë nuk e dëshmoj këtë për ndonjë individ të caktuar.”

Imam Ahmedi ia ktheu: “Kur ti thua se dikush me këto cilësi do të hyjë në Xhenet, ti gjithashtu ke dëshmuar se personi i caktuar do të hyjë në Xhenet.”

Arsyeja për të deklaruar në lidhje me hyrjen e ndonjë personi në Xhenet është frika për përfundimin e tij. Pavarësisht nga kjo ne shpresojmë më të mirën për personin e mirë dhe frikësohemi për mëkatarin.”

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/409-410)

p.m.

nga Xhamiambret

Previous article7 vepra, shpërblimi i të cilave i vazhdon njeriut në varrin e tij, pas vdekjes së tij:
Next articleSi e vlerësonte Muhamedi alejhi selam PUNËN