Arsyeja #1 – Përse është gjithësia ashtu siç është? (A kemi arsye të mira për të besuar?)

0
266

Një nga pyetjet më të rëndësishme që pothuajse të gjithë mendimtarët, filozofët dhe njerëzit si ju dhe unë kanë shtruar, është: “Përse ekziston gjithësia? Përse është ashtu siç është?”.

Në përgjigje të kësaj pyetje, ka nga ata që thonë se gjithësia është e pashkaktuar, me fjalë të tjera: është e përhershme, që do të thotë se nuk ka fillim e as fund. Po të jetë kjo e vërtetë, atëherë duhet të ketë një histori të pafund të ngjarjeve të kaluara. Megjithatë, pafundësia në botën reale nuk është mundur, pasiqë përfshin një sasi të pakufizuar. Le të marrim shembujt e mëposhtëm në konsideratë: Nëse do të kishte një numër të pafund të librave në një dhomë dhe të ishin larguar dy, sa libra do të mbeteshin? Përgjigja mund të jetë “pafund”, ose për ata që janë të prirur logjikisht “pafund minus dy”. Në secilin rast, përgjigja nuk ka kuptim, sepse edhe pse dy janë larguar nga pafundësia, ende mbetet pafundësi! Si pasojë, ne nuk mund t’i numërojmë librat e mbetur në dhomë. Prandaj, pafundësia të çon në kontradikta dhe thjesht nuk ekziston në botën reale (edhe pse ekziston në ligjërimet matematikore; prapseprap, ajo është e bazuar mbi aksioma dhe konventa të caktuara). Prandaj, logjikisht rrjedh se gjithësia duhet të ketë një histori të caktuar (finite) të ngjarjeve të kaluara, gjë që tregon se ajo duhet të ketë filluar të ekzistojë në një pikë të caktuar në kohë.

Çfarë u tha më lart, mund të tingëllojë shumë filozofike, por mbështetet edhe nga provat shkencore. Për shembull, Stefan Haking (Stephen Hawking), në leksionin e tij Zanafilla e Kohës thotë:

“Përfundimi i këtij leksioni është se: gjithësia nuk ka ekzistuar përgjithmonë. Përkundrazi, gjithësia dhe vetë koha, kanë pasur fillim me Big Bengun, rreth 15 miliardë vjet më parë.”[1]
Sipas kozmologëve bashkëkohorë, gjithësia ka filluar në kohën zero, me ndodhinë zakonisht të quajtur “Big Beng”. Kjo teori pretendon se gjithësia filloi si një “tipar i veçantë (singularitet)”, një njësi skajshmërisht e nxehtë dhe e dendur, që u zgjerua dhe më pas u ftoh, duke u shndërruar nga diçka tepër e vogël dhe e nxehtë, në madhësinë dhe temperaturën aktuale të gjithësisë sonë. Në dritën e këtyre fakteve, është me rëndësi të përmendet se nuk ka shpjegim shkencor për atë se çfarë ka ndodhur para kohës zero. Veç kësaj, teoria e Big Bengut mund të pretendojë se çfarë ka ndodhur vetëm 1×10 në fuqinë -34sekonda pas Big Bengut, por jo diçka para asaj kohe. Se çfarë ka ndodhur para kësaj pike të caktuar në kohë, është e panjohur.

Në kontekstin e diskutimit të më sipërm, mund të arrihet në përfundim, se në përgjithësi, fizikantët pajtohen se si rezultat i Big Bengut, u krijua koha dhe hapësira fizike, po ashtu edhe energjia dhe materia. Pra, dy preambula mund të nxirren nga të gjitha të lartpërmendurat:

Çdo gjë që fillon të ekzistojë, e ka një shkak
Gjithësia ka filluar të ekzistojë, prandaj gjithësia ka një shkak
Si arrimë në këtë përfundim? E pra, nëse çdo gjë që e dimë dhe e shohim se fillon të ekzistojë, ka një shkak, për shembull, një zhurmë në dhomë apo piramidat në Giza, atëherë edhe gjithësia – e cila gjithashtu filloi të ekzistojë – duhet të ketë një shkak.

__

[1] http://www.hawking.org.uk/index.php/lectures/publiclectures/62

Një Arsye

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here