Allahu im!

0
280

Nuk po ia dalim dot me vetët tona. Cytjet e shejtanit dhe fuqia e egos po bëhet e pakontrollueshme për ne. Nuk po ia dalim dot as me njerëzit e afërt e të largët. Dikush bën seleksionime në jetë deri tek vëllezërit e motrat prej një nëne e babai dhe dikush tjetër bën seleksionime në shoqëri. Askush nuk bën atë që thotë dhe të gjithë janë të mprehtë në kritika dhe akuza… Të lutemi vetëm Ty t’i rregullosh zemrat e tona. Ti, na nderove të jemi pjesë e bashkësisë së të Dërguarit Tënd por ne as njerëz me vlera bazë nuk po bëhemi dot. Pa Ty, menduam se do të ecnim mbarë. Menduam se mjafton të të përmendim Ty vetëm në xhami dhe jasht saj të vepronim ndryshe nga ç’na ke urdhëruar Ti, por çdo gjë po na shkon keq. Na ndihmo! Na ndihmo! Na ndihmo! O Ndihmuesi më i mirë..!
Amin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here