Home Zgjodhëm për ju. O Allahu im të lutem me shpirt e zemër, mos m’i nxjerr...

O Allahu im të lutem me shpirt e zemër, mos m’i nxjerr përpara syve këta individ Ja Rabb!

Nuk ka njeri që më prish disponimin, mi errëson sytë, mi vrazhdëson orët, ma ngushton dynjanë, se sa mendjemadhi! Nuk mundem ta shohë teksa është duke ecur, e gjoksin e ngrit përpjet, këmbët i çon zhak për toke, krahët i hap sikur po fluturon në hapësirat qiellore, teksa flet me dikë, s’është askund! Kur unë, që jam krijesë e njëjta me të, njeri, e urrej dhe më prish ditën e më mbledh një lëmç në lukth, si mund ta urren atë Zoti i Madhërishëm?! Mendjemadhi e shfrytëzon modestinë tënde gjithherë, për të fluturuar edhe më shumë, kështuqë im vëlla, para tij mos paraqit sjellje, respekt e as edukatë, sepse ai s’i njeh këto, për shkak se ai është nefs, ego e prishur, zemër e rrënuar, e shpirt i përmbysur! Atë vetëm dhimbjet e rënda, të cilat, pashmangshëm e bëjnë njeri, e bëjnë insan!

Turp, turp!!!

O Allahu im të lutem me shpirt e zemër, mos m’i nxjerr përpara syve këta individ Ja Rabb!

Agron Islami

Previous articlePrandaj dhe zjarri nuk do djegë kafshët, insektet, shpezët, foshnjet e as të çmendurit
Next articleDISA KËSHILLA TË DOBISHME!!