O ALLAH KËRKOJ TË MË MBROSH NGA PAAFTËSIA, PËRTACIA…

0
236

O Allah kërkoj të më mbrosh nga paaftësia, përtacia, frika, pleqëria, kopracia. Kërkoj të më mbrosh nga dënimi i varrit, dhe nga sprovat e jetës dhe të vdekjes.[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ وَالْكَسَلِ، وَالْجُبْنِ وَالْهَرَمِ والْبُخْلِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا َالْمَمَاتِ

(Allahume ini eudhu bike minel axhzi, vel keseli, vel xhubni, vel herami, vel buhli, ve eudhu bike min adhebil kabr, ve min fitnetil mahjai vel memat)

Komentimi i lutjes

Fjala e tij: “Kërkonte mbrojtje”, folja e kohës së tashme pas parashtesës (كان) flet për vazhdueshmërinë e veprimit.

Pra, i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lutej me këtë lutej vazhdimisht me këtë lutje për shkak rëndësisë që ka. Dhe atë se; paaftësia dhe përtacia bëjnë që njeriut t’i ikin shumë obligime prej veprave të mira, të cilat i sjellin dobi në fe, në dynja e në ahiret.

Njashtu kërkoi mbrojtje nga frika, e që nënkupton frika prej gjërave, që sjell deri në mosveprimin e shumë prej obligimeve e detyrave të Allahut, si; mosguximi për t’u ballafaquar në urdhërimin në të mirë e ndalimin nga e keqja, mos kundërshtimi i epshit e djallit.

Kërkimi i mbrojtjes mga pleqëria, pra, nga të shtyerit në moshë, që sjell si pasojë humbjen e fuqisë dhe dobësim. Si; humbje të mendjes, shqisave, pamundësia ekryerjes së disa adhurimeve, neglizhimi i disave.

Fjala e tij: “Sprovat e jetës”, që nënkupton çdo gjë me çfarë ballafaqohet njeriu gjatë jetës prej sprovave të dynjasë dhe zbukureve të saja; prej grave, pasurisë, fëmijëve. Njashtu këtu bëjnë pjesë sprovat në fe. E prej sprovave më të mëdha në dynja të vdes njeriu me një përfundim të keq -Allahu na ruajt-.

Fjala e tij: “dhe të vdekjes”, pra, është thënë se sprovat e vdekjes ka për qëllim sprovat e varrit. Është thënë: sprovat e (ihtidar). Mundet që të konsiderohet të gjitha këto kuptime.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër 2823. Muslimi me numër 2706.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here