Lejohet falja e namazit të xhenazes brenda në xhami, por më e mira është të falet jashtë xhamisë

0
234

Lejohet namazi i xhenazes në xhami bazuar në hadithin e Aishes -radiallahu anha- e cila ka thënë: “Kur vdiq Sead bin Ebu Uekasi, gratë e profetit -alejhi selam- dërguan lajm që të kalohet me xhenazen e tij nga xhamia që ti falin xhenazen atij dhe ata kështu bënë. Ata e sollën atë pranë dhomave të tyre që ti falin namazin, ai u nxorr nga era e xhenazeve që ishte në mekaid[1]. Atyre (grave të profetit) u erdhi lajm se njerëzit e kritikuan këtë gjë dhe thanë:

Ky lajm i arriti Aishes dhe tha: Sa shpejt që kritikojnë njerëzit për atë që nuk dinë!

Na kritikuan për kalimin e xhenazes në xhami ndërkohë që profeti -alejhi selam- nuk e ka falur xhenazen e Suhejl bin Bejda’ vetëm se brenda në xhami”[2].

Prioriteti i namazit të xhenazes jashtë xhamisë

Më e mirë është falja e namazit të xhenazes jashtë xhamisë në një vend të përgatitur për namazin e xhenazes siç ishte në kohën e profetit -alejhi selam- dhe që është ajo që e ka vepruar në më të shumtën profeti -alejhi selam- dhe për këtë ka hadithe, prej tyre:

Transmetohet nga Ibën Umeri -radiallahu anhuma- : “Se hebrejtë erdhën tek profetit me një burrë dhe një grua prej tyre që kishin bërë zina dhe u urdhërua që të dënoheshin me gurë afër vendit të xhenazeve në xhami”[3].

Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- : “Se profeti -alejhi selam-

Njoftoi për vdekjen e Nexhashiut në ditën që ai vdiq, ai doli në vendin e faljes i rreshtoi njerëzit në safe dhe bëri katër tekbire”[4].

Enciklopedia e thjeshtuar e Fikhut

 Autor: Husejn el Auajshe

 Përktheu Teuta Xeka

[1]Vend pranë xhamisë.

[2]E transmeton Muslimi.

[3]E transmeton Buhariu.

[4]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here