Ajeti “Thuaji besimtareve le t’i ulin shikimet e tyre” a d.m.th. që femra mos me shiku mashkullin fare?

0
226

Pyetje: selamu alejkum hoxhë i nderuar, ajeti i Kuranit “Thuaji besimtareve le t’i ulin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e tyre” a d.m.th. që femra mos me shiku mashkullin në pjesët e avretit apo d.m.th. që edhe kur të jesh rrugës: bus, tramvaj, televizor apo edhe ligjërata fetare me pa ndonjë djal nuk bën me shiku? inshallah ma shpjegon!
Përgjigje: ue alejkum selam
Lavd-falënderimi i takon Allahut Fuqiplotë…
Ajeti që përmendët ka për qëllim shikimin e femrës mashkullin me epsh. Argument për këtë është praktika e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, me nënën tonë Ajshe, radijallahu anha. Shënohet në Sahihul Buhari dhe Sahihu Muslim se Ajsha radijallahu anha i shikonte disa etiopianë si loznin ndërsa Pejgamberi i rrinte përpara që ata të mos e shikojnë Ajshen, mirëpo nuk e ndaloi Ajshen nga shikimi i lojës së atyre burrave. Nga kjo ngjarje e kuptojmë edhe domethënien e ajetit: “Thuaji besimtareve le t’i ulin shikimet e tyre” i cili ndalon gratë t’i shikojnë burrat e huaj me epsh, pavarësisht a shikojnë fytyrën apo trupin e tyre.
Ndërsa shikimi i femrës mashkullin pa epsh dhe pa kënaqje, por thjeshtë rastësisht sikurse në rrugë ose për ndonjë arsye sikurse ligjëratën përkatëse, atëherë themi se nuk prishë punë. Allahu e di më së miri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here