Ah, sikur të mos martohesha!

0
216

Më erdhi me fytyrë të trishtuar, me gjoks të ngushtuar, shfrynte dhe flaka veç sa nuk i dilte. I thash: Hair inshaAllah?
Ma ktheu: Ah, sikur të mos isha martuar, do t’isha i qetë dhe pa brenga.
I thash: Po çka po të shqetëson nga martesa?
Ma ktheu: Ndoshta… diçka tjetër!
I thash: Ke për qëllim gruan tënde?

Më tha: Po.
I thash: Çka po ankon nga ajo?
Ma ktheu: Thuaj çka nuk po ankoj në atë!
I thash: Mendon se gjërat çka nuk je i kënaqur prej saj, janë më shumë se ato gjërat që je i kënaqur?
Lëvizi kokën e tij pandërprerë, si mbështetje dhe pëlqim të saj që thash!
I thash: Ndoshta po ankohesh se ajo nuk po të nënshtrohet ty?
Më shikoi në sy dhe më tha: Po.
I thash: Derdhjen e lotëve të shumtë atëherë kur polemizon dhe debaton?
U shfaq tek ai çudia dhe tha: Po, po.
I thash: Edhe inatin e tepërt?
Edhe më shumë iu shtua çudia: Sikur ti të jetoje me ne!
I thash: Po e kthen kujdesin e saj për ty pas kalimit të disa muajve të martesës së parë?
Më tha: Sikur të ka folur për atë dikush, pos meje!
E vazhdova bisedën time, duke e pyetur: Po e kujton kujdesin e shtuar për ty pasi jeni furnizuar me fëmijë?
Më tha: Atëherë ti din gjithçka?!
I thash: Merre veten me të mirë, o vëllai im dhe më dëgjo!
U qetësuan nga ai ndjenjat e hidhërimit dhe ngushtimit të cilat iu ishin shfaqur atij, dhe në vend të tyre iu zëvendësua dëshira e vërtetë dhe e qartë për të dëgjuar, dhe më tha: Urdhëro!
I thash: Atëherë kur blen çfarëdo aparature, si e përdor atë?
Tha: Sipas të dhënave që gjinden në udhëzuesin që e ka përgatitur prodhuesi i saj.
I thash: Mirë, ku i gjen këto të dhëna?
Tha: Në doracakun e vogël, që gjendet i bashkangjitur me aparaturën.
I thash: Kjo është e bukur. Sikur të supozojmë se një person ka blerë një aparaturë të rrymës, dhe në doracakun e vogël ka ardhur se ajo mund të përdoret vetëm në rrymën me 120 volt, megjithatë konsumatori ka lidhur atë me rrymë në 240 volt. Ma ndërpreu dhe më tha: Digjet aparatura menjëherë…!
I thash: Le të supozojmë se një person dëshiron të marrë pjesë në garat e shpejtësisë së makinave me makinën e tij që ecën vetëm 180 km/h përballë makinave që arrijnë shpejtësinë deri në 300 km/h .
Me shpejtësi më tha: Nuk do të fitoj në garë.
I thash: Po supozojmë se e kemi pyetur dhe na është përgjigjur se do ta shtypë gasin deri në fund, më tha: Kjo nuk do t’i bëj dobi, le t’i jep gas sa të dojë sepse shpejtësia nuk do të arrij më shumë se 180 km/h.
I thash: Pse?

U përgjigj: Kështu e ka projektuar, projektuesi i saj.
I thash: Edhe Allahu, azze ue xhel-le, kështu e ka krijuar gruan!
Me tha: qke per qellim me kete?
I thash: Ky është mentaliteti i gruas prej të cilës po ankohesh, atë ashtu e ka krijuar Allahu, azze ue xhel-le, dhe sikur të lexoje natyrshmërinë e gruas në doracakun e të dhënave për atë, nuk do të kërkoje nga ajo atë që e kërkon nga mashkulli!
Tha: Cilin doracak të të dhënave ke për qëllim?
I thash: A nuk e ke lexuar hadithin e Muhamedit, alejhi selam: “Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëjuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngelë i lakuar. Dëgjojeni pra porosinë time për gratë!”
U përgjigj: Gjithsesi, e kam lexuar.
I thash: Më lejo të të them se atë që po e kërkon nga bashkëshortja jote i përngjanë pronarit të makinës që shpejtësia e saj është e kufizuar në 180km/h.
Më tha: Kjo nënkupton se bashkëshortja ime nuk më përgjigjet mua, ashtu siç nuk i përgjigjet makina pronarit të saj, i cili ka shkelur gasin deri në fund që të tejkaloj shpejtësinë e kufizuar në 180km/h?
I thash: Përafërsisht.
Më tha: Çka nënkupton “përafërsisht”?
I thash: Përkujto hadithin e Muhamedit, alejhi selam, kur na ka lajmëruar se vërtet gruaja është krijuar nga brinjët, dhe ky bri është natyrshmëria e gruas, që nëse burri dëshiron ta drejtojë, dështon dhe e thyen bririn.
U përgjigj: Ashtu sikur digjet aparatura që është e prodhuar për rrymën 120 volt, nëse e futë në 240volt.
I thash: E ke goditur!
Më tha: Kjo a nuk nënkupton se në gruan ka mangësi?!
I thash: Mangësi në një anë dhe begati në anën tjetër, e kjo gjendet edhe tek meshkujt por me një fotografi të përafërt, mangësia e gruas krahasohet me bollëkun e burrit dhe bollëku i gruas krahasohet me mangësinë e burrit.
Tha: Ma shpjego bollëkun dhe mangësinë në çka e ka?
I thash: Kthehu me mua tek briri për të cilin na ka lajmëruar Muhamedi, alejhi selam, dhe përpiqu ta paramendosh atë duke i dhënë gji foshnjës së saj me trup të drejtuar, apo duke e veshë-mbathur e përqafuar atë në gjoksin e saj.
U përgjigj: Kjo është e vështirë, nuk ka mundësi të paramendohet një gjë e tillë që fëmija të thithë, përveçse duke qenë nëna me trup të lakuar, e as ta veshë-mbathë apo ta përqafoj në gjoksin e saj pa u përkulur.
I thash: Paramendo se çdo përkujdesje e nënës për familjarët nuk bëhet përveçse e përkulur.
U përgjigj: A ky është sekreti i krijimit të gruas nga briri?!

I thash: Po!

——————————————
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here