Aftësitë e xhinëve dhe cka mund të bëjnë ?

0
571

Ajo çfarë qartë dallon xhinët nga njerëzimi janë fuqitë dhe aftësitë e tyre. Allahu u ka dhënë fuqi për t’i sprovuar. Nëse ata i shkelin të tjerët me të, atëherë do të merren në përgjegjësi për këtë.

Duke njohur fuqitë e tyre, ne shpesh mundemi t’u japim kuptim shumë prej mistereve që ndodhin rreth nesh. Një nga fuqitë e xhinëve është se ata mund të marrin çfarëdo forme fizike që duan. Kështu, ata mund të shfaqen si njerëz, drurë, kafshë, dhe diç tjetër.

Viteve të fundit është shtuar interesimi në temën e jashtëtokësorëve/alienëve dhe objekteve të paidentifikuara fluturuese/UFO-ve. Me mijëra persona kanë parë krijesa me pamje të çuditshme kudo në botë.

Mirëpo, këto pamje ende nuk kanë provuar në thelb që jashtëtokësorët ekzistojnë. Madje ? dhe një gjë e këtillë është më e besueshme ? të gjitha pamjet e të tilla krijesave janë vetëm xhinë që shfaqen në forma të ndryshme.

Aftësia për të pushtuar dhe marrë në kontroll mendjet dhe trupat e krijesave tjera, po ashtu është një fuqi që xhinët e kanë përdorur në masë të madhe gjatë shekujve. Mirëpo, kjo është diçka që u është ndaluar, meqë është një shkelje e madhe të pushtosh një qenie tjetër.

Pushtimi i njerëzve është diçka që gjithmonë shumë ka tërhequr vëmendjen. Megjithëkëtë, dituria e vërtetë mbi këtë temë është shumë e rrallë tek njerëzit. Gjatë tre dekadave të fundit, tema e pushtimit është hedhur në treg së tepërmi.

Gjatë viteve të 70-ta, filmat si “Ekzorcisti” [Yshtësi] qenë përdorur për të edukuar njerëzit rreth pushtimit, por meqë institucionet e tilla [industria e filmit] ishin të ndikuara në masë të madhe nga krishterimi, dituria mbi këtë temë nuk ekzistonte. Madje, në vend që t’i edukonin njerëzit për pushtimet nga xhinët, filmat si “Ekzorcisti” janë menduar të na shastisin.

Këto fenomene mund t’i kuptojmë vetëm nëpërmjet Islamit. Si muslimanë, ne e dimë që xhinët i pushtojnë njerëzit për shumë arsye. Nganjëherë kjo bëhet për shkak se xhini apo familja e tij lëndohen rastësisht. Mund të jetë ngaqë xhini bie në dashuri me një person. Mirëpo, në shumicën e rasteve, pushtimet ndodhin ngaqë xhini thjesht është keqdashës dhe i lig.

Për këtë arsye na është thënë nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, që mos të bredhim në ato vende ku banojnë xhinët, si p.sh. në varreza, gërmadha, shkretëtira, pazare, etj. Po ashtu jemi urdhëruar që vazhdimisht të lexojmë Kuran në shtëpitë tona, siç ka thënë pejgamberi, salallahu alejhi ue selam:”Vërtet, shejtani ikën nga shtëpia në të cilën recitohet kaptina el-Bekare”.

Nëse personi pushtohet, atëherë duhet të përdoret emri i Allahut për të përjashtuar xhinin. Nëse shikojmë në praktikën e pejgamberit dhe shoqëruesve të tij, gjejmë shumë lutje për të përjashtuar xhinin.

Të gjitha këto lutje i bëjnë thirrje Allahut për t’i ndihmuar personit të pushtuar. Shumë ekzorcistë, muslimanë dhe jomuslimanë, shpesh thërrasin të tjerë emra veç Allahut për të përjashtuar xhinin.5 Kur xhini ikën, këta njerëz besojnë që mënyra e tyre ishte e suksesshme.

Mirëpo, ky është një marifet i xhinit, meqë e ai e di që nëse i bindet ekzorcistit, atëherë ka arritur ta bëjë atë të adhurojë të tjerë veç Allahut, dmth të bëjë shirk. Xhini shpesh kthehet pasi të shkojë ekzorcisti, meqë e ai e di se asgjë veç fjalës së Allahut nuk mund ta ndalë që të bëjë shkelje ndaj të tjerëve.

Nuk pushtohen vetëm njerëzit, por edhe kafshët, drunjtë, dhe të tjera objektet. Duke e bërë këtë, xhini djallëzor shpreson t’i bëjë njerëzit që të adhurojnë diç tjetër veç Allahut. Pushtimi i idhujve është një nga mënyrat për ta bërë këtë. Jo shumë më herët, bota u trondit nga fenomeni i idhujve indianë që pinin qumësht.

Nga Bombei deri në Londër, nga Delhi deri te Kalifornia, idhuj të panumërt po lëpinin qumësht. Ganesh, zoti elefant; Hanuman, zoti majmun dhe madje edhe Shiva Lingam, organi gjenital i mashkullit (!), të gjithë dukeshin të përpinin qumësht thuajse nuk do të vijë e nesërmja! Fatkeqësisht njerëzit qenë kapluar nga kjo [përfshirë edhe muslimanët] dhe shumë prej tyre u mblidhen për t’i ushqyer(!) zotat indianë.

Kushdo që di mbi pushtimet e xhinëve, pa dyshim, do ta dijë se kjo është një orvatje klasike për t’i shtyrë njerëzit që të bëjnë shirk. Dhe ia kanë arritur, meqë shumë njerëz nisën të adhurojnë këto copa druri dhe mermeri të pajetë.

Çdonjëri me mendje të shëndoshë do t’i thoshte vetvetes:”Përse ka nevojë të ushqehet një zot?!! Me siguri që nëse Ganesh, Hanuman apo Shiva do të ishin hyjnorë, atëherë s’do të kishin nevojë për t’u ushqyer”. Mirëpo, një gjykim i arsyeshëm dukej se po mungonte ndërsa xhinët po bënin kërdi me këta njerëz të mashtruar.

Një nga aspektet më së pakti të kuptuara të mësimeve të Islamit në botën bashkëkohore ka të bëjë me atë klasë të qenieve të quajtura xhin dhe të cilëve u referohet disa herë në Kur’an.

Arsyeja për moskuptim rrjedh nga koncepti materialist post-kartezian mbi gjithësinë, i cili e përjashton botën e padukshme dhe psikike, së cilës në të vërtetë i përkasin qeniet e quajtura xhin në skemën tradicionale të kozmologjisë.

Për të kuptuar kuptimin e xhinit njeriu duhet, pra, të shkojë përtej konceptit të realitetit i cili përfshin vetëm botën e materies dhe mendjen (ky dualizëm paralizues i cili e bën të pamundshëm të kuptuarit e doktrinave tradicionale) në vetëdije të realitetit hierarkik i përbërë nga tri botëra: nga shpirti, psika dhe materia. Xhinët atëherë mund të identifikohen si qenie që i përkasin botës psikike ose ndërmjetësore, barzakut, të vendosur midis kësaj bote dhe botës së shpirtit të pastër.

Në terminologjinë kuranore dhe në literaturën e hadithit xhinët zakonisht bashkohen me njerëzimin dhe shpesh sintagma al-xhinn va’l-ins (xhinët dhe njerëzit) përdoret për t’iu referuar klasës së krijesave të cilave vetë u drejtohen urdhrat dhe ndalimet e Zotit.

Njeriu u krijua nga argjili të cilit Zoti i fryri (nafaha) Shpirtin e Tij. Xhinët në doktrinën islamike janë ai grup i krijesave i cili u krijua nga zjarri e jo nga dheu, dhe të cilit Zoti po ashtu i fryri Shpirtin e Tij. Kështu, si edhe njerëzit, ata kanë shpirt dhe vetëdije dhe kanë urdhra hyjnore që u janë shpallur.

Në rrafshin e tyre të ekzistencës ata janë krijesa qendrore pikërisht si njerëzit që janë krijesa qendrore në këtë botë. Por për dallim nga njerëzit, ata kanë një formë të jashtme të paqëndrueshme dhe “të pacaktuar” prandaj kështu mund të marrin shumë trajta.

Kjo do të thotë se ata në të vërtetë janë më shumë krijesa të botës psikike sesa të botës fizike dhe se mund t’u paraqiten njerëzve në trajta dhe forma të ndryshme.

Meqenëse u është dhënë shpirti, xhinët, si njerëzit, kanë përgjegjësi para Zotit. Disa janë “religjiozë“ dhe “muslimanë”.

Këta janë engjëj ndërmjetësorë, forca psikike që mund të shpiejnë njeriun nga bota fizike në botën shpirtërore përmes labirintit të botës së ndërmjeme ose barzakut.

Të tjerët janë forca të dëmshme që kanë ngritur krye kundër Zotit, njësoj sikur që disa njerëz ngrenë krye kundër Perëndisë.

Xhinët e tillë identifikohen si “armatë e Dreqit” (xhunud al-Shajtan) dhe janë forca të liga të cilët duke nxitur fuqinë e frikës (vahm) dhe imagjinatën (hajal) në aspektin negativ e mënjanojnë njeriun nga e vërteta të cilën e merr me mend inteligjenca e tij me anë të dritës së brendshme e cila jeton brenda tij.

Në kozmosin fetar të muslimanit tradicional, i cili mbushet me material, psikikë dhe krijesa shpirtërore të Zotit, xhinët luajnë rolin e tyre të posaçëm. Nga elita ata merren për ata që janë, gjegjësisht, forca psikike të botës së ndërmjeme me natyrë të dobishme dhe të ligë.

Në rrafshin e popullarizuar, xhinët paraqiten si krijesa konkrete fizike me trajta dhe forma të ndryshme, nga të cilët njeriu kërkon ndihmën e Shpirtit, shpesh duke kënduar ajete të Kur’anit.

Xhinët dhe gjithë ajo që u takon atyre kështu hyjnë në rrafshin e popullarizuar në domenin e demonologjisë, magjisë, etj. dhe janë realitet i dukshëm për njerëzit mendja e të cilëve është ende e hapur drejt botës së psikikës në aspektin kozmik.

Muslimani me mentalitet të këtij lloji jeton në një botë në të cilën ai është i vetëdijshëm për Zotin dhe po ashtu për forcat engjëllore që paraqesin të mirën dhe për forcat djallëzore që paraqesin të ligën.

Ai e sheh jetën e tij si luftë midis këtyre dy elementeve brenda tij dhe rreth tij. Ndonëse xhinët janë dy llojesh, të mirë dhe të ligj, më së shpeshti në mendim ai i identifikon me forcat djallëzore që e shpien njeriun në rrugë të gabueshme. Ata janë personifikime të forcave psikike që veprojnë në mendjen dhe shpirtin e tij.

Në rrafshin teologjik dhe metafizik të Islamit, rendi i xhinëve kuptohet si element i domosdoshëm i hierarkisë së ekzistencës, një element i cili i lidh botën fizike me rende më të larta të realitetit.

Xhinët, për më tepër, janë sidomos të ngjashëm me njeriun me faktin, se siç u tha më parë, në ta po ashtu u frye Shpirti i Zotit.

Dhe disa profetë të Zotit, si Sulejmani (Solomoni), sundonin mbi njerëzit dhe xhinët, siç vërtetohet nga Kur’ani.

Për studiuesin perëndimor të Islamit, kuptimi i xhinit nuk mund të kapet përveç përmes të të kuptuarit të metafizikës, të kozmologjisë dhe të psikologjisë tradicionale.

Vetëm përmes këtij të kuptuari mund të bëhen kuptimplote këto krijesa dhe funksioni i tyre, të cilat në të vërtetë kanë gjegjësit e tyre në religjione të tjera. Ne nuk mund ta thjeshtojmë besimin në xhin në bestytni, thjesht për arsye se nuk e marrim vesh më se çka shënojnë ata.

Po të kërkohej nga një musliman tradicional të jepte mendimin lidhur me gjithë interesimin e botës bashkëkohore për dukuritë psikike, zbulimin e botës psikike përmes drogës dhe mjeteve të tjera, dhe dukuritë e origjinës psikike që po bëhen madje edhe më kurente sot, ai do të përgjigjej se shumë nga kjo lidhet me atë që ai nënkupton me xhinët.

Ai do të shtonte se shumica e xhinëve që përfshihen në këto raste janë, mos pyet, të llojit të dëmshëm dhe djallëzor para të cilëve nuk ka mjete për për t’u mbrojtur pos hirësisë që rrjedh nga bota e pastër e Shpirtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here