Aborti,krim?

0
492

Aborti

Islami lejon muslimanen të ndërmarrë masa preventive kontraceptive por nuk lejon të kryhet krim mbi shtatzëninë kur të paraqitet realisht.

Fukahatë janë të mendirnit se aborti pas formirnit të fetusit dhe frymëzimit të shpirtit është i ndaluar dhe konsiderohet krim.  Nuk i lejohet muslimanit ngase në këtë rast ai bën krim mbi të gjallin që ka krijim të plotë dhe formë të gjallë.

Nëse bëhet aborti dhe fëmija del i gjallë e pastaj vdes, atëherë duhet të paguhet kompensim (dijeti), ose më së paku të dënohet materialisht nëse del i vdekur. Nëse vërtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fëmijës në bark rrezikon jetën e nënës, atëherë sheriati lejon dënim më të lehtë. Nëse në këtë rast duhet të kryhet aborti atëherë lejohet, ngase nuk duhet që nëna të sakrifikohet sepse ajo është origjina e fetusit. Ajo ka të drejtë në jetë, ka fat të pavarur në jetë si dhe ka të drejta të cilat i takojnë dhe përgjigjet për to. Përveç kësaj, ajo është shtylla e familjes dhe për këtë shkak nuk është e logjikshme që jeta e saj të sakrifikohet për fetusin që nuk ka ende personalitet të vetin, si dhe është pa obligime e përgjegjësi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)

Imam Gazaliu bën dallim midis kontracepcionit dhe abortit dhe thotë: “Kontracepcioni nuk është si aborti, ngase aborti është krim mbi gjallesën e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta:  faza e parë është depërtimi i spermës në mitrën e gruas dhe përzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj përgatitet për pranimin e jetës. Shkatërrimi i këtij proçesi konsiderohet krim. Nëse fetusi arrin një madhësi të konsiderueshme, atëherë aborti konsiderohet edhe më i keq ndërsa krimi shtohet edhe më tepër në qoftë se fetusi frymëzohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjallë (nga nëna).” (El-Ihja’u, libri En-Nikah, f. 47)