Aborti , kontraceptivet dhe mbaresimi artificial

0
242

KONTRACEPCIONI 
S’ka dyshim se mbrojtja e rrjedhës njerëzore është prej qëllimeve parësore të martesës. Mbrojtja e rrjedhës varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtë dhe i bekon fëmijët qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes në qoftë se ekzistojnë shkaqe dhe nevoja të rëndësishme. Mënyra më e njohur në kohën e Pejgamberit a.s. për kontracepcion ishte a’zli ose derdhja e spermës jashtë vaginës (coitus interruptus). Në dy sahihët transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabët e aplikonin mënyrën e tillë në kohën e pejgamberisë dhe të shpalljes:

“Në kohën e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur’ani, ne e aplikonim
largimin (coitus interruptus).”
Në Sahihun e Muslimit thuhet:
“E aplikonim largimin (coitus interruptus) në kohën e Pejgamberit, dhe kur dëgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Një njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit! Kam një robëreshë. Dëshiroj atë që dëshirojnë burrat! Nuk dëshiroj që ajo të mbetet me barrë dhe për këtë shkak e aplikoj coitus interruptus-in me të. Hebrenjtë thonë se në këtë mënyrë varrosen fëmijët të gjallë”. Pejgamberi a.s. i tha: “Hebrenjtë gabojnë! Nëse Zoti dëshiron të krijojë fëmijë, ti nuk mund ta pengosh!”(Transmetimi i autorëve të suneneve)
Qëllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatë aplikimit të largimit mund të ndodhë që ndonjë pikë e spermës së burrit të depërtojë e të bëhet mbarësimi pa dijen e tij.
Në mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe një njeri tha: “Ata mendojnë se kështu varrosen fëmijët të gjallë!” Aliu thotë: “Nuk mund të ketë varrosje të gjallë përderisa fëmija nuk kalon shtatë faza: prej një ajke e një balte në ujë, në copë gjaku, në gjak të ngurtë, në copë mishi, në eshtra e në mish dhe pastaj në krijesë tjetër”.
Në atë rast Umeri i thotë: “Ke të drejtë, Zoti të dhashtë jetë!”

SHKAQET PËR KONTRACEPCION

Shkaku i parë që lejon kontracepcionin është frika për jetën ose shëndetin e nënës nga shtatzënia ose lindja, por me kusht që këtë ta vendosë mjeku specialist dhe besnik. Zoti i Madhëruar thotë:
“Mos u shkatërroni me duart tuaja!”
“Mos e mbytni veten tuaj! Zoti është mëshirues i juaj!
Shkaku tjetër është frika nga vështirësimi i rrethanave me lindjen e fëmijëve saqë mund të obligohet ndokush të bëjë diçka haram me qëllim që t’i plotësojë nevojat familjare. Zoti i Madhëruar thotë:
“All-Ilahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju! ” (El-Bekare, 185).
“All-Ilahu s’dëshiron t’u sjellë ndonjë vështirësi”. (Mâide, 6).
Gjithashtu si shkak mund të jetë edhe frika nga keqësimi i shëndetit
të fëmijëve dhe nga pengesat në rritjen e tyre. Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Usame ibn Zejdi se një njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë:
“O i dërguari i Zotit, unë largohem nga gruaja (aplikoj coitus interruptus)!” Kur e ka pyetur Pejgamberi për shkakun, ai i ka thënë: “Frikohem për fëmijën e saj”, ose “për fëmijët e saj”, pastaj Pejgamberi a.s. i ka thënë: “Sikur të ishte i dëmshëm, do të ishte, i dëmshëm për persianët dhe romakët”. (Transmetim i Muslimit.)
Siç duket, Pejgamberi mendonte se rastet e tilla të rralla nuk ndikojnë në ummetin, ngase në të kundërtën do t’i dëmtonin persianët dhe romakët të cilët atëherë ishin më të fuqishmit mbi sipërfaqen e tokës.
Shkaku tjetër i arsyeshëm është frika se mos vallë ndikon shtatzënia ose lindja e re në shëndetin e fëmijës që thithë. Pejgamberi a.s. e quante “gilë” marrëdhënien seksuale me nënën që i jep gji fëmijës ose thënë më mirë, marrëdhënien që shkakton shtatzëni përderisa nëna ende i jep gji fëmijës. Ai e quan me këtë term ngase shtatzënia e tillë e dobëson qumështin e nënës dhe e dëmton fëmijën që thithë. Pejgamberi a.s. e mbronte interesin e ummetit dhe e ndalonte atë që ishte e dëmshme. Prej përpjekjeve të tij për ummetin e vet, është thënia e tij:
“Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi ngase “gile-ja ” e zë kalorësin dhe e gjuan prej kalit .” (Transmetim i Ebu Davudit) Pejgamberi a.s. nuk e ndaloi këtë formë për ta bërë haram, ngase i shihte popujt e fuqishëm të kohës së tij, të cilët e aplikonin pa pësuar dëme. Ai frikohej se do të jetë shumë vështirë për burrat të abstenojnë nga gratë e tyre gjatë periudhës së gjidhënies e cila mund të zgjasë edhe dy vjet. Ai thotë:
“Mendoja ta ndaloj “gile-në” mirëpo pashë se persianët dhe romakët e aplikonin pa i dëmtuar fëmijët e tyre.” (Transmetim i Muslimit.)
Kur flet Ibn Kajjimi për lidhjen mes këtij hadithi dhe hadithit “Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi”, thotë: “Pejgamberi a.s. ka vërejtur se shtatzënia e dëmton fëmijën që thithë ashtu siç dëmtohet kalorësi nga rrëzimi prej kalit. Kjo mënyrë dëmton por jo deri në mbytjen e fëmijës. Ai i këshillonte burrat të largohen nga marrëdhëniet seksuale që shkaktojnë shtatzëninë me gruan që i jep gji fëmijës, por nuk i ndalonte. Ai dëshironte ta ndalojë me qëllim që ta mbrojë shëndetin e fëmijës që thithë gji, por gjithashtu e dinte se burrat do të përjetojnë vështirësi të mëdha e posaçërisht të rinjtë, dhe kështu më tepër do ta dëmtonte shoqërinë. Pas një harmonizimi të këtyre gjërave, ai vendosi që mos ta ndalojë, ngase gratë e dy popujve më të fuqishëm të kohës së tij u jepnin gji fëmijëve të tyre gjatë shtatëzanisë pa ndikuar fare në fuqinë apo në numrin e tyre.
Pra, për këtë shkak ai nuk e ndaloi “gile-në”. (Miftahu daris-se’ade, f. 620 dhe Zadul-me’ad, vëll, 4. f. 16.)
Në kohën tonë janë zbuluar metoda të reja kontraceptive që realizojnë interesin për të cilin përpiqej Pejgamberi a.s. gjegjësisht mbrojtjen e fëmjës që thithë nga dëmet që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë së nënës së tij në një anë dhe në anën tjetër, mënjanimin e vështirësive për burrat nga abstenimi ndaj grave gjatë shtatzënisë. Nga e tërë kjo konkludojmë se intervali ideal mes dy fëmijëve, sipas Islamit, duhet të jetë 30 ose 33 muaj për atë që dëshiron të plotësojë fazën e periudhës së gjidhënies.
Imam Ahmedi dhe të tjerët lejojnë një gjë të tillë në qoftë se e lejon gruaja, ngase ajo duhet të japë pëlqimin e saj se a do të pranojë të përjetojë kënaqësinë seksuale dhe se a dëshiron fëmijë tjetër apo jo. Umeri r.a. e ka ndaluar largimin (coitus interruptus-in) pa pëlqimin e gruas.
Ky ishte një vendim i rëndësishëm i Islamit për mbrojtjen e të drejtës së gruas në kohën kur nuk respektohej asnjë e drejtë e saj.

ABORTI

Islami lejon muslimanen të ndërmarrë masa preventive kontraceptive por nuk lejon të kryhet krim mbi shtatzëninë kur të paraqitet realisht.
Fukahatë janë të mendirnit se aborti pas formirnit të fetusit dhe frymëzimit të shpirtit është i ndaluar dhe konsiderohet krim. Nuk i lejohet muslimanit ngase në këtë rast ai bën krim mbi të gjallin që ka krijim të plotë dhe formë të gjallë.
Nëse bëhet aborti dhe fëmija del i gjallë e pastaj vdes, atëherë duhet të paguhet kompensim (dijeti), ose më së paku të dënohet materialisht nëse del i vdekur. Nëse vërtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fëmijës në bark rrezikon jetën e nënës, atëherë sheriati lejon dënim më të lehtë. Nëse në këtë rast duhet të kryhet aborti atëherë lejohet, ngase nuk duhet që nëna të sakrifikohet sepse ajo është origjina e fetusit. Ajo ka të drejtë në jetë, ka fat të pavarur në jetë si dhe ka të drejta të cilat i takojnë dhe përgjigjet për to. Përveç kësaj, ajo është shtylla e familjes dhe për këtë shkak nuk është e logjikshme që jeta e saj të sakrifikohet për fetusin që nuk ka ende personalitet të vetin, si dhe është pa obligime e përgjegjësi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)
Imam Gazaliu bën dallim midis kontracepcionit dhe abortit dhe thotë: “Kontracepcioni nuk është si aborti, ngase aborti është krim mbi gjallesën e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta: faza e parë është depërtimi i spermës në mitrën e gruas dhe përzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj përgatitet për pranimin e jetës. Shkatërrimi i këtij proçesi konsiderohet krim. Nëse fetusi arrin një madhësi të konsiderueshme, atëherë aborti konsiderohet edhe më i keq ndërsa krimi shtohet edhe më tepër në qoftë se fetusi frymëzohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjallë (nga nëna).” (El-Ih


MOS I VRITNI FËMIJËT TUAJ

Meqë Islami e mbron në këtë mënyrë rrjedhën, gjithashtu cakton edhe të drejtat prindërore dhe birërore për fëmijën dhe prindin. Fëmija ka të drejtë jete dhe asnjë baba ose nënë nuk ka të drejtë ta vrasë fëmijën ose ta mbysë të gjallë, ashtu siç vepronin arabët në periudhën paraislame, ngase si djal. ashtu edhe vajza kanë trajtim të njëjtë. Zoti i Madhëruar thotë:

“Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin tuaj, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (Isrâ, 31)
“Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati janë mbytur?” (Tekvîr, 8, 9)
Islami e ndalon këtë akt barbar në mënyrë kategrike ngase është krim i qëllimtë dhe armiqësi kundër qenies së dobët pa marrë para sysh faktorin shtytës, qoftë ekonomik si psh. frika nga varfëria e furnzimit, ose joekonomik, si p.sh. vrasja e vajzës prej frikës nga nderi. Kur është pyetur Pejgamberi a.s. se cili mëkat është më i madh, ai është përgjigjur:
“T’i përshkruhet hyjnia ndokujt tjetër përveç All-llahut, i cili të krijoi!” Kur vazhdojnë dhe e pyesin përsëri për mëkatin tjetër më të madh, ai u thotë: “Të vrasësh fëmijën tënd nga frika se do ta ndashë ushqimin tënd me të”. (Transmetim unanim.)
Pejgamberi kërkonte premtimin e grave dhe të burrave se nuk do të bëjnë një krim të tillë:

“Se nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-Ilahut, se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri, se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre.” (Mumtehine, 12)

E drejta e prindit ndaj fëmijës është që ta emërojë me emër të mirë, e jo me ndonjë emër që do ta dëmtojë kur të rritet. I ndalohet ta quaj me ndonjë emër që prezenton robërinë ndaj ndokujt tjetër përveç All-Ilahut, si p.sh. Abdun-nebi (robi i Pejgamberit) ose Abdul-mesih (robi i Isait) etj.
Fëmija gëzon të drejtën e rritjes, zhvillimit, edukirnit dhe fumizimit. Pra, prindërve nuk u lejohet t’i lënë pasdore ose t’i abrogojnë të drejtat e tilla të fëmijëve.
Pejgamberi a.s. thotë: “Të gjithë jeni baritij dhe të gjithë përgjigjeni për kopetë tuaja!”. (Transmetim unanim.)
“Për njeriun është mëkat të humbë kujdesin ndaj atij që varet prej tij.” (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)
“Zoti do ta marrë në përgjegjësi çdo bari për kopenë e tij, të mbrojtur apo të humbur, derisa do ta pyesë edhe njeriun për anëtarët e familjes së tij”. (Transmetim i Muslimit, Ahmedit dhe Ebu Davudit.)

MBARËSIMI ARTIFICIAL
Islami ndalon kurvërinë dhe adoptimin për ta mbrojtur rrjedhën ashtu siç ndalon edhe mbarësim artificial në rast se realizohet me spermën e huaj. Profesori i njohur Shejh Sholtuti thotë: “Në këtë rast bëhet krim i madh dhe mëkat i papërshkruar, si dhe akti i tillë i ngjanë kurvërisë ngase kanë esencë të barabartë dhe rezultat të përbashkët; kryesisht merret sperma e njeriut të huaj dhe futet në trupin e gruas pa patur lidhje ligjore e kurorëzim, që i mbron ligji natyror dhe sheriti qiellor. Sikur të mos ishte shkalla e këtij krimi pak më e ulët do të aplikohej dënimi për kurvërinë, ashtu siç e përshkruan sheriati i inspiruar hyjnor.
Nëse mbarësimi bëhet me spermë të njeriut të huaj, atëherë, pa dyshim ky akt konsiderohet krim më i madh dhe më i keq se adoptimi. Fëmija nga mbarësimi artificial është sikur adoptimi i cili fut element të huaj në rrjedhë. Mbarësimi i tillë gjithashtu barbarëzohet me kurvëri, të cilën e refuzojnë ligjet hyjnore dhe ndërgjegjja e njeriut të virtytshëm, ngase në këtë mënyrë njeriu bie në nivel të shtazëve ku nuk ka ndjenja për lidhje fisnike shoqërore”. (Shiko Fetave, Shejh Sheltut, f. 300.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here